
Kompania “Tete Albania”, duke mos i pranuar pazarin e fshehtë financiar krye-zuzarit Kol Nikollaj, i dha një “shuplakë” të fortë publike, si shitës i interesave të punëtorëve, por të njëjtën “thyerje turinjsh”, Kolës duhet t’i bëjnë edhe pronarët e kompanive të tjera ku ai shkon e bën presion për të zhvatur miliona…
Minatorët e Spaçit ndërprenë protestën, pas 40 ditësh të përdorur nga krye-xhambazi i Konfederatës Sindikale, Kol Nikollaj, për qëllimet e tij kundër kompanisë koncesionare turke “Tete Albania”, e cila i refuzoi pazaret në këmbim të mos fillimit të grevës.
Pasi kuptuan, që protesta e tyre ishte skenar i Kol Nikollës për përfitime personale, minatorët vendosën të tërhiqen dhe kërkuan dialog e partneritet social me drejtuesit e kompanisë, për trajtimin e detyrimeve dypalëshe.
Këtë partneritet social, Kol Nikollaj e shkatërroi, duke sajuar dhe nxitur protestën në Spaç, pasi drejtuesit e kompanisë turke “Tete Albania”, i “thyen turinjtë” dhe e përzunë në sy të minatorëve, për shkak se ai nuk kishte përfaqësim ligjor si drejtues sindikate dhe kërkoi financim të fshehtë, që të mos nxiste protestë.
Protesta u bë, ata punonjës që bllokuan punën me mashtrimet dhe joshjet e xhambazit Kol Nikollaj, logjikisht u vetë-larguan nga puna me braktisje të saj, ndërsa Kol Nikollaj shijon luksin e orgjitë, me milionat që ka zhvatur nga kompanitë e tjera dhe nga pronat e sindikatës.
Drejtori i kompanisë turke “Tete Albania”, Cem Koray Vagci, që në fillim të protestës, u deklaroi publikisht minatorëve e institucioneve shtetërore, se nuk është kundër protestës, as kundër sindikatave.
Por sipas ligjit, për dialog duhet një përfaqësim sindikal partnerial, të cilin Konfederata e Kol Nikollës dhe vetë ai nuk e ka, sepse po sipas ligjit shqiptar për sindikatat, partneriteti me punëdhenësin, është vetëm parfaqësimi me strukturë sindikale të ligjshme në kompaninë ku janë punonjësit.
Por jo me halabakë si Kol Nikollaj, që me vulë në xhep si kryetar i përjetshëm konfederate, shkon u kërkon pronarëve të kompanive financime ilegale, ose do t’u ngrejë punëtorët në protesta e do t’u bllokojë punët.
Këtë ndyrësi, Kol Nikollaj e bëri kundër kompanisë turke “Tete Albania” në Spaç, duke u kërkuar financime ilagale, ndërsa kur ata e refuzuan, Kola nxiti protestën e minatorëve, me qëllim për të bllokuar prodhimin.
Por minatorët e Spaçit, ndërprenë protestën dhe kërkuan dialog e partneritet ligjor me punëdhenësin, duke braktisur xhambazin e mashtruesin Kol Nikollaj, i cili u zbyth turpshëm.
Ndërsa kompania turke “Tete Albania”, duke mos i pranuar pazarin e fshehtë financiar krye-zuzarit Kol Nikollaj, i dha “shuplakën” e fortë publike, si shitës i interesave të punëtorëve, por të njëjtën “thyerje turinjsh”, Kolës duhet t’i bëjnë edhe pronarët e kompanive të tjera ku ai shkon bënë presion për të zhvatur miliona./Pamfleti
Lini një Përgjigje