TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Qershor 2026, 09:26

Odiseu i lidhur pas direkut: mesazhi i koduar i Edi Ramës për ata që duan ta rrëzojnë

Shkruar nga Pamfleti
Odiseu i lidhur pas direkut: mesazhi i koduar i Edi Ramës për ata
Karikatura Pamfleti /

Me metaforën e Odiseut, Rama nuk po fliste me socialistët, por me kundërshtarët e tij të vërtetë. Mes karrotës për Spiropalin dhe lobimit ndaj Berlinit, kryeministri po sinjalizon se nuk ka ndërmend të lërë anijen pa u fundosur bashkë me të.

Përdorja e fabulës së Odiseut tek Iliada, që lidhet me litar në direkun e anijes për të mos dëgjuar sirenat, ndërsa shokëve u mbyllen veshët që të mos dëgjojnë asgjë, ishte një gjetje interesante.

Sepse, në të vërtetë, në Partinë Socialiste nuk ka njeri që dëgjon apo flet pa një plan ose urdhër nga shefi i madh.

Madje kush guxon të dalë jashtë korit shpallet menjëherë armik.

Këtë e bëri të qartë edhe në fjalimin e gjatë dhe të sikletshëm që zgjati më shumë se një orë.

Nëse e sheh me vëmendje atë fjalim, përveç kujdesit për stilin, gjuhën, metaforat dhe simbolikën, Edi Rama ka rimarrë politikisht një figurë të vjetër, të përdorur vite më parë nga Ilir Meta.

Meta, në kohën kur ishte President i Republikës, u tha amerikanëve se do të sakrifikohej si Salvador Allende në Kili nëse do të tentonin ta largonin nga Presidenca.

Kjo nuk ndodhi.

Por të gjithë e mbajnë mend se si përfundoi aventura e tij politike pas largimit nga Presidenca.

Edi Rama, me metaforën e Odiseut të lidhur pas direkut deri në mbërritjen në destinacionin final, Italinë, nuk po fliste me socialistët.

Ai po komunikonte me ata që i konsideron si organizatorët e vërtetë të lëvizjes që kërkon largimin e tij nga pushteti.

Përkatësisht me peshqit e mëdhenj të Bashkimit Europian dhe veçanërisht me gjermanët, që sipas tij ndodhen në qendër të kësaj beteje politike.

Duke folur me ata që ai beson se mbështesin protestat kundër tij, Rama ka dërguar një mesazh të qartë:

Nuk do ta lërë anijen.

Përveçse nëse ajo mbytet bashkë me të.

Me fjalë të tjera, ai po përsërit një nga veset më të njohura të liderëve autokratë, të cilët besojnë se largimi i tyre sjell katastrofë.

Është e njëjta logjikë që përmblidhet në frazën e famshme që i atribuohet Luigjit XV:

“Après moi, le déluge” — pas meje, qameti.

Të njëjtën filozofi përdori edhe Sali Berisha kur i tha gazetarit të Boston Globe, Peter Lukas, se largimi i tij do të sillte destabilizim.

Në një formë më të rafinuar dhe më letrare, Edi Rama po thotë sot të njëjtën gjë.

Nëse duan ta largojnë, duhet të fundosin anijen.

Pra ai po u përgjigjet përpjekjeve për të përçarë Partinë Socialiste, përmes kritikëve të brendshëm dhe kërkesave për largimin e tij.

Siç ndodhi së fundmi me Fatos Tarifën.

Ndërkaq, pasi sulmoi një pjesë të kritikëve të tij, Rama i bëri edhe një ofertë të drejtpërdrejtë Elisa Spiropalit.

Kur përmendi “Marrëveshjen për Shqipërinë”, që ajo kishte hedhur si ide në rrjetet sociale, ai sinjalizoi se është i gatshëm të negociojë.

Ai tha se deri tani nuk e ka parë një dokument të tillë.

Që në përkthim politik do të thotë se dera mbetet e hapur.

Pra po përdor karrotën.

Ndërsa me europianët, dhe veçanërisht me gjermanët, të cilët sipas tij qëndrojnë pas kësaj beteje politike, Rama ka hyrë në një fazë lobimi intensiv.

Intervista për Zvërnecin në Frankfurter Allgemeine Zeitung nuk ishte thjesht një intervistë.

Ajo ishte një lëvizje lobuese me peshë.

Sepse për të arritur deri aty duhen ndërmjetës me ndikim në qarqet financiare dhe politike gjermane.

Dhe sipas shumë gjasave, në këtë lojë po përdoren edhe kontaktet e tij në Izrael.

Nga ana tjetër, amerikanët e Trump ende nuk kanë lëvizur.

Presidenti amerikan ka problemet e veta në SHBA.

Vetëm pak ditë më parë, në ceremoninë e inaugurimit të Obama Presidential Center në Çikago, u panë bashkë figura si Bush, Clinton dhe Biden, por edhe Angela Merkel e Matteo Renzi nga Europa.

Një kombinim që tregon ekzistencën e një fronti të gjerë politik kundër Trumpit.

Prandaj gjasat që Edi Rama të marrë ndonjë ndihmë vendimtare nga kampi trumpist duken të vogla.

Ndërkohë, faktorët europianë duken gjithnjë e më të bashkuar në mbështetjen e çdo faktori që mund ta dobësojë ose ta rrëzojë politikisht në Shqipëri.

Por loja ende nuk ka hyrë në fazën e saj vendimtare.

Përkundrazi.

Duket se jemi ende në aktin e parë./Pamfleti 

odiseu i lidhur pas direkut edi rama

6 Komente

  1. B
    Babloku

    Po ky eshte me te vertet sharlatan ku Mendon se mund te beje nje gage te tille si hashim thaci. Edhe Thaci mendoj se ishte nje politikan ne detyre si kryeminister I nje vendi te “pamvarur” dhe kishte te drejten e zotit te vendoste te kapercente ylberin politik nga e majta ne ekstremin tjeter te djathtes te kryesuar nga Trampi nr.1 athere ne presidency me pare te trampit dhe. E futen ne burg. Sic duket te njejten gje Kane reservuar edhe per Ramen meqe doli nga radhet politike majtiste ne te djathten ekstreme jo se perqafon idete e djathta po se do te mbrojt byqen e vet. Tani sapuni eshte hedhur ne toke dhe Rames I thone perkulu dhe merre sapunin, ky thote jo se marre une po ta marrin ata qe Ju kam dorezuar si lali eri me shoke,,,, por sic duket ata nuk i kenaqin europianet e acaruar por duan b…n e vogel te shtypit te bablokut

    1. F
      Fgjt

      Nuk eshte loja kaq e madhe, perkundrazi!

      1. s
        studio

        tani nuk thua dot me une nuk jam si SALIU je fiks si ai.....i semur pushteti ca funderina qe nuk i besojne syve se e kan mbushur kupen....ne fakt i ka detyruar rugen vetes...MAFIA DHE LOJA E PISET NUK KA KTHIM PAS....ESHTE RUGE ME NJE DREJTIM ...PERFUNDON NE BURG OSE I VDEKUR.....NGJAJNE aq shume kta idiote sa kujtojn se jetohet vetem politikisht,,,,dhe JETOJNE jashte realitetit....askush nga kjo race e ndyre qe shkon ne pozicion dhe i duket vetja zot...nuk kupton me se ne ate post te kane zgjedhur nuk ke lindur ...po historikisht verdalle botes KJO LLOJ KERME EGZISTON...e njejta histori.....kaq perfekt kriminal e kan shpikur sistemin qe i ka dale boja qe sa eshte krijuar...,,se nuk fuksionon dhe ka te meta serioze shpikur kastile te funsionoje ne kte degjenerim...sa prodhon monstra te tille qe se kuptojne se jane per te sherbyer ne ate post jo per te perfituar kriminalisht dhe padrejtesisht.....patjeter ska pik ndryshimi nga binjaku SALI qe e hoqen me dru....ceshte ky lloj sistemi qe i semur idiotet deri ne kte pike degjenerimi.....te sillen si te pazevendesushem...i besojne perralles se sistemit qe POPULLI eshte idiot ....dhe kta jane te pazevedesushem....ky eshte kanceri i vertete i sistemit....te perfundosh ne piken qe po vdiqa une le te pebyset bota....eshte me e tjeshte se kaq po perbyset bota yte personale per fajet e tua.....dhe bota nuk eshte vetem ajo qe iluzionon nje i kapur ne faje kriminale

        1. E
          Edmut Ramshkerdhata

          Or qelbanik kryemut,ti krahason veten me Odisean?! Hahaha… Or DELIRANT,zoterues perfect I ARROGANCES DHE PERDHOSJES,ti nuk je as MUTI i Odiseas. Ti je Eurimaku qe me gjuhen e sperdredhur dhe mashtrimin po tenton me rreshqite si ngjala para Popullit Shqiptar. Kush e han me “Ate koqe te ulirit “. Shko LEGEN ne shtepi dhe beji filozofi sa te duash Lindes e Zahos.JO ME NEVE!!! L E G E N

          1. T
            Tony

            I duket vehtja si Bekim Femiu gomarit, kujton se luan Odisene. Nuk eshte film o budalla, eshte pe verteti. Mjer ajo bythe cdo heqe kur te hyje ai direku i shpetimit. Pa le kur te te vijne nimfat siper kokes e te te qajne me ate kengen: 'O Ceco vdiqe rehat koken poshte e bythen lart." Pastaj nimfat do merren edhe me doktorevicin. Po lundertaret besnike te anijeve PS PD mos kujtojne se do shpetojne. Pas 1990es populli ju besoi me verberi, por kesaj radhe e keni punen keq ju politiqenet bashke me mediaqenet gam gam gam. Kam pershtypjen se do te jete shume me e madhe turma qe do te aplikojne per roje burgu, t'i perkedhelin e sherbejne ketyre maskarenjve. Merruni pasaportat e ruajini mos ikin palacot kriminele.

            1. K
              Keli

              Ndonëse më vjen keq për vendin ,unë do të doja që Rama të rezistonte... Sepse dua që të thyejë kokën e tij,aq keq,sa pas tij të mos guxojë asnjë udhëheqës politik të sillet në atë mënyrë me pasuritë e vendit. Meqë ka thënë " nuk keni parë asgjë akoma", le t'a ndëshkojnë siç nuk e ka parë askush më parë! Jo,jo me vdekje jo! Ai duhet të vuajë deri në pleqërinë e thellë Bashkë me të duhet të largohen ,por jo vetëm kaq,pasi të jenë zhveshur deri me brekë politikanë,opozitarë,zyrtarë,policë,gjyqtarë,analistë,pronarë mediash,oligarkët në rradhë të parë. Rrugaçët ,trafikantët,vrasësit, kontrabandistët,eskortat e tyre... Pra duhen hequr shumë! Kam frikë se do kërkojë shumë viktima kjo punë

              Lini një Përgjigje