TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 5 Tetor 2023, 10:49

Mesazhi i Monikës i kalon hapësirat e një palestre

Shkruar nga Sokol Pepushaj

  

Mesazhi i Monikës i kalon hapësirat e një palestre
Monika Kryemadhi në palestër /

 Bukurinë nuk e ka inat askush, por pasuritë e pajustifikuara, shëmtojnë edhe akrobacirat e kësaj vjeshte plot me surpriza...

Monika Kryemadhi bën kollotumba, demonstron muskujt para SPAK-ut që po i heton pasuritë dhe operacionet plastike në vlerën 50 mijë euro.

Në vend të rrotullojë pasuritë rreth një rroge qesharake e të kthejë gjënë e vjedhur, rrokulliset me kokën poshtë e këmbët përpjetë në një palestër.

Mesazhi i Monikës i kalon hapësirat e një palestre.

Koka poshtë, ose shtypja e kokës drejtësisë, është çështje e mbyllur për performancën e një sistemi, që krimi ekonomik nuk mbulohet me silikon.

Po tjetër silikoni, tjetër kirurgjia plastike e tjetër gjë pasuria prej sheikësh.

Edhe Ilir Meta përdori ca flori për të operuar stomakun, që të ngjante i bukur, por hetimi i SPAK-ut shkon deri tek floriri i Thesarit të Shtetit.

Bukurinë nuk e ka inat askush, por pasuritë e pajustifikuara, shëmtojnë edhe akrobacirat e kësaj vjeshte plot me surpriza.

Edhe prangat po vijnë si sport ekstrem.

Muzikë e tmerrshme për veshët e zyrtarëve, presion amerikan mbi pasuritë, flluskat e shpuara në kamerat e mediave guacka, rrjedhja e informacionit dhe kthjellimi i qiellit mbi Ballkan, lajmërojnë fillimin e një romani të bukur me temë luftën kundër krimit të organizuar shtetëror.

Monika është e vetëdijshme për burgun që e pret.

Radikalizmi i saj me inceneratorët, ka kaluar në një konfuzion emocional, sa stacioni mes palestrës dhe burgut, nuk ka ndalesë tjetër.

Qëkur për inat të Edi Ramës, i shpoi biçikletën ish ministrit Lefter Koka, me sekuestrimin e pak gjëje nga gjithë ajo e vjedhura, partia e saj nuk është mirë nga koka.

Ka nisur hetimi pasuror për të gjithë, ndaj Monika s’ka ç’bën tjetër, përveçse kollotumba para arrestimit./Pamfleti

monika palestra

Lini një Përgjigje