Monika Kryemadhi sot shkundet si pula mes gjelave të çmendur që akoma as u ka ikur zëri, e as janë tredhur...
Ilir Meta, ishte njëri nga 4 gjelat e fshatit që e njihte mirë orën biologjike të ditë-natës.
Me këngën e tij “vidh me të majtën e vidh me të djathtën”, fshati ishte mësuar, por pasi kërceu e këndoi mbi tankun rus, “ja thyej hundët edhe Amerikës”, ambasadorja Yuri Kim u fut në kotec të pulave dhe e tredhi.
Që atë ditë fshati ynë njeh dy heroina.
Yurin që tredhi në kotec të florinjtë Ilir Metën dhe Norën e Këlmendit që hyri në çadrën e Vuçi Pashës në Zall të Bruzit të fshatin Selcë, e me kurqelin e saj theri pashain turk, i zgjodhëm sot si portare që hapën portat e novelës sonë endacake nëpër oazet e hajdutëve.
Po po, ende fshatarët tanë u këndojnë luftërave.
Monika Kryemadhi sot shkundet si pula mes gjelave të çmendur që akoma as u ka ikur zëri, e as janë tredhur. Është në hall!
Përfytyroni një pulë mes gjelave, prandaj mirë ja bën që shkon kokoritet në oborr të Altin Dumanit, ose tredh Edi Ramën, ose do bëjë vezën e madhe që do të qelbë gjithë perandorinë, duke përfshirë edhe prokurorë të SPAK-ut.
Nga pas kotecit disa pyesin.
Po pse heroina me origjinë koreane nuk tredhi apo theri edhe Haxhiun që ka hipur në kat të tetë e këndon psalmet e reja të djajve të vjetër, apo sulltanin e Surrelit, të parit në llojin e vet që rri dehur nga “rakia” e kazanit të pushtetit?
Kërkesat nuk janë më të forta se rëndesat, këto ditë që priten arrestime të shumë politikanëve dhe krye bashkiakëve.
E meqë do të ndjekim spektakël skandalesh lart e më lart, atje në bashkësinë e elementeve të vëlla Olsit, le ta përkufizojmë me elegancë përrallën, Monika shkundet si pula mes gjelave, pritet të bëjë vezën e madhe!/Pamfleti
Lini një Përgjigje