
Meqenëse Sali Berisha nuk ka vulë, nuk ka mbështetje nga SHBA-BE, dhe as argument bindës për të gënjyer e mbajtur lidhur militantët; edhe më naivët që i shkojnë prapa, kanë kuptuar se tani që është 80-vjeç, ai mund të ketë “inat e energji pilulash”, por nuk ka rrugë të hapur e kohë biologjike për t’u bëhet kryetar i PD e kryeministër...
Me vendim të Gjykatës së Apelit, që shfuqizoi vendimin “Zhukri” të datës 25 mars 2022, vula dhe selia e PD-së i është lënë strukturës që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj me kryetar të regjistruar Lulzim Bashën, ndërsa Sali Berisha ngelet vetëm deputet i përjashtuar nga PD.
Gjersa çështja u dërgua për rigjykim në Shkallën e Parë, Sali Berisha nuk ka mandat ligjor të përdor vulën dhe logon PD e as të qëndrojë në zyrat e kësaj partie, por duhet të qëndrojë jashtë kangjellave të SHQUP, në pritje të gjykimit e vendimit të ri.
Duke ditur afatet e gjykimit, realitetin e ngarkesës së dosjeve në gjykata dhe procedurat e kalimit në të gjitha shkallët e gjyqësorit, ëndrra e Sali Berishës për vulën, do stërzgjatet si te shprehja: “Prit gomar, të dali bar”.
Nëse PD, duke përjashtuar Sali Berishën më 9 shtator 2021, shpëtoi nga “bari” politik e diplomatik amerikan, plaku “non grata” ka filluar të “hajë bar”, gjë që e tregoi pjesëmarrja e pakët në protestë, dhe sidomos braktisja te selia e PD pas dhënies së vendimit të Apelit
Përveç militantëve, do shikojmë që edhe deputetë e ish-deputetë, ministra e drejtorë të Foltores, do rikthehen te PD “Basha-Alibeaj” që ka vulën, zyrat, llogaritë bankare, komisionet parlamentare, përfaqësimin në delegacionet ndërkombëtare, strukturat në zona dhe të drejtën e listës së të deputetëve, kryetarëve e këshillave bashkiak.
Ndërsa Sali Berisha, përveçse nuk ka vulë e post kryetari, nuk ka mbështetje ndërkombëtare nga SHBA-BE, nuk ka shpresë për heqjen e damkës “non grata”, dhe as argument joshës e bindës për të gënjyer e mbajtur lidhur militantët.
Madje edhe më naivët që i shkojnë prapa, kanë kuptuar se tani që është afro 80-vjeç, plaku non grata mund të ketë “ego, smirë, inat e energji pilulash”, por nuk ka rrugë të hapur e moshë biologjike, për të arritur të bëhet përsëri kryetar i PD e kryeministër
Sepse gjykimi i çështjes së vulës, duke qenë se nuk është problem emergjent, do gjykohet kur t’i vijë radha e shortit; që do të thotë se mund të zgjasë deri kur Saliu të jetë 90-vjeç, prandaj militantët dhe ata 15 deputetë që i shkojnë prej 1 viti prapa, kanë kuptuar se ëndrra e plakut “non grata” është “Prit gomar, të dali bar”./Pamfleti