Dosja e zezë28 Shkurt 2023, 15:28

Të dy të zhytur në korrupsion, si Berisha ndihmoi Metën të vidhte miliona nga afera CEZ-DIA

Shkruar nga Pamfleti

Të dy të zhytur në korrupsion, si Berisha ndihmoi Metën

Në dokumentacionet e OSHEE-së, ekzistojnë tre fatura të paguara lidhur me procesin fals të identifikimit të debitorëve. Faturat mbajnë datat: dy më 25 Nëntor 2010 dhe me një datë 3 Dhjetor 2010. Pra faturat mbajnë një datë shumë më të përparshme së data e presupozuar e dorëzimit të punës...

Afera CEZ-DIA duket se nuk prek vetëm Ilir Metën. Ky i fundit ishte i pari që ngjiti shkallët e SPAK, por i zhytur është edhe Sali Berisha. SPAK i ka nisur hetimet mbi bazë të një padie të juristit Romeo Kara, i cili ka paditur si Metën ashtu dhe Berishën.

“Pamfleti” ka siguruar padinë e plotë të tij dhe duket se skandali ka përmasa madhore. Sipas dosjes, qeveria e Berishës favorizoi çekët, të cilët lidhën marrëveshje me 8 kompani të tjera për të mbledhur detyrimet e prapambetura.

Në periudhën prill-maj 2011, CEZ-i lidhi tetë kontrata të tjera debt collection, të ngjashme me atë të DIA-s. Kompanitë me të cilat u lidhën këto kontrata përfituan rreth 19 mln dollarë, edhe pse dyshohet se nuk kanë punuar realisht për t’i merituar ato para. Farë pak kohë pasi u lidhen këto tetë kontrata debt collection, ERE nxori vendimin 87 dt. 29 Qershor 2012, i cili e ulte përsëri çmimin e blerjes së energjisë nga KESH-i tek CEZ-i, duke favorizuar përsëri CEZ-in dhe disfavorizuar shtetin shqiptar”, thuhet ndër të tjera në dosje. Sipas juristit Kara, Berisha e Meta janë përgjegjës që shteti shqiptar ka humbur rreth 40 milionë euro.

Në padinë e tij juristi Romeo Kara tregon se si u favorizua DIA dhe u shpërblye për punë të pakryera. Ai përdor në padinë e tij një dëshmi të drejtuesve të CEZ. “Në pikën 31 të dëshmisë së tij, Hejsek pohon se: Raporti i Identifikimit të Debitorëve u dorëzua në fund të Marsit 2011, në kundërshtim me marrëveshjen DIA-CEZ. Marrëveshja në fjalë parashikonte sipas tij se: raporti duhej të dorëzohej 3 muaj pas firmosjes së marrëveshjes, pra me 1 dhjetor 2010. Në pikën 32 të dëshmisë së tij Hejsek pohon se: vetë DIA kishte pranuar se ky raport nuk ishte realisht një identifikim i debitorëve, por një punë e thjeshtë kompjuterike, pra ishte në kundërshtim me marrëveshjen. Ky fakt tashmë është provuar gjithashtu edhe nga prokuroria dhe gjykata”, thuhet në padi.

Sipas juristit, në dokumentacionet e OSHEE-së, ekzistojnë tre fatura të paguara lidhur me procesin fals të identifikimit të debitorëve. Faturat mbajnë datat: dy më 25 Nëntor 2010 dhe me një datë 3 Dhjetor 2010. Pra faturat mbajnë një datë shumë më të përparshme së data e presupozuar e dorëzimit të punës në Mars 2011 dhe për më tepër që puna nuk u krye asnjëherë. Shuma totale e këtyre faturave është 1,485,000 Euro. Në OSHEE kemi dokumentacion që provojnë një nxitim për tu kryer patjetër kjo pagesë me urgjence pikërisht në datën 26 Nëntor 2010. “Ky nxitim për të paguar DIA-n për një punë të pakryer asnjëherë korrespondon me: Vizitën e përbashkët Ismailaj-Meta në Prage, më 29 nëntor 2910; Vizitën e dyshuar të përbashkët Ismailaj me Shkëlzen Berishën në Prage dhe të pasqyruar në Raportin Përfundimtar të Komisionit Hetimor të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet më tej.

Pra duket se Berisha i ka shkuar pas valles Ilir Metës dhe qeveria ka bërë çfarë ka dashur ish-kreu i LSI në atë kohë. Berisha nëse do zbatonte ligji, do kishte marrë masa me kohë. /Pamfleti

cez dia meta berisha korrupsion