TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë18 Nëntor 2023, 10:41

Olsi Rama; nga azilant në Amerikë, në Mbretin e Lojërave të Fatit në Shqipëri!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Olsi Rama; nga azilant në Amerikë, në Mbretin e Lojërave
Olsi Rama dhe Tomë Doshi /

Vendi i varfër i lindjes, u bë pranverë, sa emigrant Olsit, pas fluturimit Michigan-Tiranë, rroga e Presidentit të SHBA-ve i duket qesharake...

Vështirësitë ekonomike dhe mungesa e rrugëve për rrugëtim të emigrantit të pafajshëm Olsi Rama në Michigan për 10 vjet, nuk mund të mos ishin serioze, nëse nuk do bëheshin qesharake, sapo vëlla Edit i qeshi fati të hipte në fronin e kryeministrit, për të mos zbritur pa ja hequr shkallën poshtë këmbëve një nga burrat më të fuqishëm të Amerikës, Charles McGonigal, që bëhej “dallëndyshe” e fluturonte nga Zyrat e FBI-së, në plantacionet e mafies e anasjelltas.

Edhe azilantët tanë, u bëmë “dallëndyshe” që ndërrojnë foletë atje ku ka jetë.  

Ironia nuk qëndron vetëm tek fluturimi, por tek pasurimi.

Vendi i varfër i lindjes, u bë pranverë, sa emigrant Olsit, pas fluturimit Michigan-Tiranë, rroga e Presidentit të SHBA-ve i duket qesharake.

200 milion dollarë, i ka investuar në Parajsat Fiskale që vitin e parë të pushtetit të vëlla Edit.

Epilogu i fajësisë, nuk lidhet me prologun e pafajësisë.

Surprizat zhvillimore, nuk mbërthehen në faktin se Presidenti i SHBA-ve, nëse është nikoqir, mund të kursejë deri në 200 mijë dollarë në vit, as në fajin se 200 milionët e parë i korrespondojnë me të ardhurat e dhjetë shekujve të një Presidenti të Amerikës ish emigrantit Olsi Rama, pasi paraja është aftësi, por me pa aftësinë për t’i justifikuar nga pozita e një ish varfanjaku të zakonshëm, që pasurohet në thyerje të zakoneve që njeh kjo Botë deri sot.

Fokusin e kemi tek pasuritë famoze të atij që e kërkonte fatin në emigracion, e sot fluturon si Mbret i Lojërave të Fatit hapësirave të korrupsionit, ku ndërveprimet e paligjshme e armatosën me ekskluzivitetin për të përcaktuar edhe maternitetin e dramave, damave dhe kavalierëve.

Kjo dramë ende nuk po shfaqet, edhe pse aktorët paguhen dhe janë në skenë.  

Shpërfillja nga opinioni i çdo skenari, pa Peshq të mëdhenj në zjarrin e zgafellës së shfaqjes, i ka ngritur tensionin edhe vëllait të kryeministrit, që kur t’i bjerë radha për transparencë pasurie, Globi do vishet me vello habie, se si ka ngjarë që  Olsi Rama nga azilant në Michigan, sot fiton disa fish nga Presidenti Amerikan!/Pamfleti

olsi rama azilant në amerikë mbreti i lojërave të fatit

Lini një Përgjigje