Dosja e zezë15 Nëntor 2023, 10:23

Pse Edi Rama është një anti amerikan më i rrezikshëm se Sali Berisha dhe Ilir Meta

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Pse Edi Rama është një anti amerikan më i rrezikshëm se
Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta /

Cinizmi i Bablokut, se për reformën në drejtësi, nuk ka merita Amerika, por Partia socialiste, i tejkalon çmenduritë e Sali Berishës dhe Ilir Metës…

Edi Rama, si antiamerikan, shkëlqen më shumë se Sali Berisha, jo për gjë, por se është më i drejtpërdrejtë dhe ka sasi më të madhe maskash e maskarenjsh, ndjenjash e ndjekësish.

Ndjekësit përfitues nga djersa e të tjerëve, ata që kishin duartrokitur Fredi Belerin se nuk ishte dakord që Shqipëria të ecte në krah me Maqedoninë e Veriut në rrugën e integrimit europian, por Greqia e shtyu poshtë rrugës me refuzim, i drejtuan sytë e interesit drejt shpërthimit të nervave të Bablokut, në tentativën e dytë publike kundër Amerikës.

Cinizmi i Bablokut, se për reformën në drejtësi, nuk ka merita Amerika, por Partia socialiste, jo vetëm tejkalon çmenduritë e Sali Berishës dhe Ilir Metës, por edhe “kryengritjen” e parë antiamerikane, kur në tavolinë me shokët hajdutë, shtynte me pëllëmbë e shfrynte me gurmaz kundër flamurit amerikan.

Krijon legjenda urbane në kënd të ngushticës ku është zënë.

Përballja me detyrimin, për të dorëzuar në SPAK Sali Berishën, Ilir Metën, ministra, deputetë, kryebashkiakë e më shumë zyrtarë se ka zyra shteti, ja ka humbur ‘çokun’ Bablokut, sa edhe pse momenti e bën monument, akrepave të orës së sundimit, u ndjen ndalesën e punimit.

I gjymtuar në gjymtyrët e sfidave, Babloku rrezikon përplasje jo vetëm me ata që janë nisur për në burg, por edhe me Amerikën që ka hapur gropa poshtë këmbëve të çdo hajduti.

Përplasjet në rrugën ende të ngushtë që ka çelur SPAK-u, ambasadorët Donald Lu dhe Yuri Kim, kanë bërë të pa mundur dallimin se cili është cili.

Po, çdonjëri është si çdonjëri, hajdut, kriminel, antiamerikan, antiligj.

Rreziku që e kanë në xhep, ju ka errësuar sytë, sa për sy e faqe, përqafohen me secilin që e merr Altin Dumani për në burg e ngatërrohen me cilindo që kanë përbri, duke shfaqur një komedi me doza të forta idiotësie.

Ekipi epik i epshit për pasurim pa punë, ka hyrë në rrugë pa rrugë.

Hartimet nëpër fletët e harresës kolektive, gjithherë i kanë shkruar këta analfabetë që ende nuk kanë mësuar alfën e shtetit ligjor dhe demokracisë.

Ka filluar të dalë nëpër ekrane, vetën t’i bëjë presion SPAK-ut dhe Amerikës, sikur ende është ky Perendia që pa lejen e tij, asnjë rrufe nuk bie mbi hajdutët dhe kriminelët, ka ofruar rreth vetes ca megafonë të çjerrur të medias, që e përdorin ekranin si metafora e Ilir Metës me tanke ruse në Malin me Gropa.

Sot, gjëndja më e vështirë e tyre, nuk janë shkarravinat nëpër çdo centimetër të vendit, por qëndresa në këmbë përpara momentit, ku veza u ka ardhur dhe furrik kanë vetëm SPAK-un.

Në këtë cep fundor të shkrimit për sot, nuk është jashtë mode ta vlerësojmë se Rama është antiamerikan më i rrezikshëm se Berisha, pasi ka ndjekës më shumë./Pamfleti

edi rama antiamerikan i rrezikshëm meta berisha