Dosja e zezë23 Maj 2024, 17:48

Olsi Rama po përpëlitet në rrjetën e FBI dhe DEA-s, prangat janë afër

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Olsi Rama po përpëlitet në rrjetën e FBI dhe DEA-s, prangat

Në këto kohë plot bubullima për mafien, ajo që duam të përcjellim tek shqiptarët që presin drejtësi dhe besojnë tek investimi i miqve tanë amerikanë, është lajmi, se sado të përdridhet, Olsi Rama do të arrestohet, e çdo cent i vjedhur do i rikthehet buxhetit të shtetit...

Olsi Rama, edhe po të ishte vëlla i Presidentit Donald Trump, më i pasuri në historinë e presidentëve amerikanë, as nuk mund të ishte kaq i pasur sa akuzohet, as do ta sfidonte përballjen me transparencën dhe llogaridhënien.

Më gjeni vetëm një pjesëtar të cilësdo familjeje presidenciale, nga Presidenti i parë George Uashinton që u betua më 30 prill 1789, e deri tek i sotmi, i 46-ti, Joe Biden me kaq shumë pasuri e pushtet?

Po ku i ka pasuritë thoni ju?

Në raportin e OSBE-së, pak ditë pasi erdhi si refugjat nga Amerika në vitin 2013, u deklarua se Olsi Rama ka investuar në llogari ofshore 200 milion euro.

Ky publikim, as është përgënjeshtruar, as mund të mendojë ndonjë budalla, se nuk është hetuar edhe nga FBI dhe DEA, pasi Olsi Rama, në shumë hetime të shërbimeve partnere, dhe kohët e fundit nga RAI 3, akuzohet si bosi i drogës ndërkombëtare.

Pastaj, në rrugën dhe punën e refugjatit, pasi azilant ishte edhe nga viti 2004 e deri sa vëllai iu bë kryeministër, ku i mori paratë për vilën disa milion dollarëshe në Gjirin e Lalzit, komshi me Ilir Metën dhe shumë gazetarucë që na dalin në televizionet e krimit e na bëjnë moral neve që në këtë profesion prej dyzet e kusur vitesh, thjeshtë jetojmë normalisht, por jo të bëjmë vila milionëshe e jetë luksoze.

Se tek pasuritë e dyshimta fillon drejtësia, apo jo?

Bandat e familjes kryeministrore, paskan deri në një milion euro për të vrarë një bashkëpunëtor të tyre, sa u prishen interesat në pazare, dhe forcë të drejtojnë politikën dhe pushtetin.

Dhe vrasjet janë me qindra, e secilën e kanë blerë më lehtë se një qytetar i zakonshëm të blejë një kilogram djathë.

Të analizojmë përmes analogjisë.

Presidenti George Uashinton, para se të zgjidhej në krye të Shtëpisë së Bardhë, ishte fermer, ushtarak dhe sipërmarrës i një biznesi familjar, me një pasuri të barazvlefshme prej 525 milion dollarësh të sotëm.

E pra, më gjeni sot pas 235 viteve, vetëm një pasardhës të tij me vila, qindra milion euro e dollarë në Ofshore, apo të ardhurat si vëllai i kryeministrit tonë, që në 2004 kur iku refugjat, e pas afro dhjetë vitesh që u rikthye po si refugjat këtej, e për ca ditë bën qindra milion dollarë, për të ardhur sot e për të thënë, si ishte ritmi i fitimit e sa është shifra e sotme?

Nëse Edi Rama nuk pranon transparencë as për vëllain, as për akuzat e transfertave të parave të drogës përmes ABI Bank, deri ditën që gruaja e tretë, e martuar edhe ajo me burrin e tretë, dyshohet se shiti tek një mik amerikan 68 për qind të aksioneve, nëse ne nuk mund të fotografojmë shifra, se normalisht janë jashtë logjikës së shëndetit mendor të njeriut normal, nuk mund të dyshojmë, se familja e kryeministrit nuk është hetuar nga FBI dhe DEA amerikane.

Nëpër kurbën e gjatë të skandaleve të familjes kryeministrore, mund të flisnim edhe për dy banka greke, një austriake, plus të tjerat sa janë, por fshatarët tanë, nuk lexojnë gjatë dhe i presin drutë shkurt.

Duan hetim dhe transparencë për taksat dhe nuk janë dakord që mafia të blejë e të përdorë deri agjentë të FBI-së e të vjedhë e abuzojë publikisht nën ombrellën e tyre, tashmë të shpuar nga breshëri i medias që as shitet as blihet.

Pra, në këto kohë plot bubullima për mafien, ajo që duam të përcjellim tek shqiptarët që presin drejtësi dhe besojnë tek investimi i miqve tanë amerikanë, është lajmi, se sado të përdridhet, Olsi Rama do të arrestohet, e çdo cent i vjedhur do i rikthehet buxhetit të shtetit.

E pra, në kohën që edhe malet e bjeshkët janë plot me drogë, e ne nuk gjejmë as luleshtrydhe për të futur në varg, duhet të varim në njërin vathë të veshit lëngimin që po ndjen familja kryeministrore, e në tjetrin temën e hartimit të ditës, ku shqiptarët kënaqen me bindjen se Olsi Rama po përpëlitet në rrjetën e FBI dhe DEA-s amerikane, e fundi i mafies nuk është larg. /Pamfleti