Dosja e zezë 9 Tetor 2023, 14:27

Prova për SPAK/ Ilir Meta i ka shitur Tomë Doshit “Profarmën” me 48% të vlerës dhe fabrikën “Qumështi Ajka” me 22%

Shkruar nga Pamfleti
Prova për SPAK/ Ilir Meta i ka shitur Tomë Doshit
Tomë Doshi dhe Ilir Meta

SPAK të fillojë hetimin ndaj Ilir Metës dhe mikut të tij “non grata” Tomë Doshi, për grabitjen e këtyre dy pasurive të mëdha publike, madje dhe për shitjen e BKT te mafia turke po në vitin 2000, me çmim 1 (një) USD, kur vlera e kapitaleve të saj godina, pajisje, troje e depozitë financiare shtetërore ishte 57 milionë USD...

Me hetimin e Arben Ahmetajt për privatizimin e Fabrikës së Bukës në Tiranë, thuhet se SPAK ka nisur zbardhjen e shitjes së pasurive shtetërore te mafiozët, pasuri të cilat realisht janë shumë, ndërsa ata që i kanë shitur e blerë janë pak individë kryeministra, ministra e klientë të tyre.

Nëse SPAK ka ndërmend të hetojë e t’i marrë të pandehur, të gjithë qeveritarët e privatët që kanë grabitur pasuritë e shtetit me preventivë fals e çmime qesharake, po i kujtojmë Altin Dumanit, privatizimin e 2 ndërmarrjeve shtetërore në Tiranë, shitur nga ish-kryeministri Ilir Meta në 1 ditë.

Me VKM nr. 489, datë 19.9.2000, Ilir Meta ka firmosur shitjen e 88% pronësi të ndërmarrjes shtetërore “Profarma”, dhënë fimës “ALDOCH” të Tomë Doshit pa garë e pa njoftim publik.

Prova për SPAK/ Ilir Meta i ka shitur Tomë Doshit

Në ankandin e datës 21.08.2000, vlera 88% e pronësisë së “Profarma” ishte vlerësuar 5 miliardë e 344 milionë lekë, por firmës “ALDOCH” të Tomë Doshit iu shit me vlerën 2 miliardë e 636 milionë lekë të vjetra, ose sa 48% e kostos reale shtetërore, kur dihet që në ankand ngrihen çmimet e shitjes në favor të shtetit e nuk ulen në favor të privatit.

Por pazari i Ilir Metës me Tomë Doshin, u bë që ky ta blinte me 2.6 miliardë lekë më pak, ose sa 48% e çmimit të ankandit, gjë që vërtetohet dhe nga dokumenti zyrtar i vlerës reale, vlerës së blerjes dhe pagesës që thuhet se ka bërë.

Por në Ministrinë e Ekonomi Financave, te dosja “Privatizimi i Profarmës”, nuk ka asnjë pagesë arke apo bankare nga Tomë Doshi, megjithëse në deklarimet te QKB, thuhet se më 9 tetor 2000, Toma ka arkëtuar te Llogaria nr. 4302 e Agjencisë së Privatizimit, 2 miliardë e 636 milionë lekë të vjetra të vlerës së plotë të blerjes së “Profarma”.

Prova për SPAK/ Ilir Meta i ka shitur Tomë Doshit

Po në datën 19.9.2000, me VKM nr. 489, ish kryeministri Ilir Meta ka firmosur shitjen e 90% pronësi të ndërmarrjes shtetërore “Fabrika e Qumështit AJKA” në Tiranë, në favor të firmës “ALDOCH” të Tomë Doshit pa garë e pa njoftim publik.

Fabrikën e qumështit me 90% pronësi shteti dhe vlerë 4 miliardë e 880 milionë lekë të vjetra, Ilir Meta ia shiti Tomë Doshit me 1.1 miliardë lekë të vjetra, ose sa 22% e vlerës saj zyrtare, të përcaktuar nga komisioni i vlerësimit, gjë e cila vërtetohet nga Kontrata Nr. 3561/1465, datë 17.11.2000, por as për këtë nuk ka dokument pagese arke apo bankare nga Tomë Doshi.

Për të mundësuar blerjen ndërmarrjes “Profarma” dhe të Fabrikës së qumështit “Ajka” në Tiranë nga Tomë Doshi e me çmime 48% dhe 22% të vlerave reale të tyre, ish-kryeministri Ilir Meta ndryshoi 3 herë formulën dhe procedurën e privatizimit me VKM nr. 122, datë 18.3.2000, me VKM nr.179, datë 13.4.2000 dhe me VKM nr.456, datë 17.8.2000.

Prova për SPAK/ Ilir Meta i ka shitur Tomë Doshit

Kaq prova zyrtare, mjaftojnë si indicie që SPAK të fillojë hetimin ndaj Ilir Metës dhe mikut të tij “non grata” Tomë Doshi, për grabitjen e këtyre dy pasurive të mëdha publike, madje dhe për shitjen e BKT te mafia turke po në vitin 2000, me çmim 1 (Një) USD, kur vlera e kapitaleve të saj godina, pajisje, troje e depozitë financiare shtetërore ishte 57 milionë USD./Pamfleti

 

tomë doshi ilir meta profarma fabrika e qumshtit ajka