Dosja e zezë 6 Tetor 2023, 10:58

Pse IIir Meta po e bind Saliun, të mos krijojë parti para zgjedhjeve 2025?

Shkruar nga Pamfleti

 

Pse IIir Meta po e bind Saliun, të mos krijojë parti para zgjedhjeve
Ilir Meta dhe Sali Berisha

Lufta e heshtur dhe djallëzore, mes dy “monstrave” të futur në “rreth të kuq” nga SHBA e SPAK; të cilat e dinë që për ta nuk ka më pushtet, por po bëjnë çdo përpjekje të ekzistojnë në parlament, si e vetmja mundësi për vetëmbrojte e shpëtim të pasurive...

Po prej 2 vitesh, Berisha ka krijuar grupin “Foltore”, si lëvizje kundër SHBA, por me objektiv për të marrë PD-në, të cilën nuk arriti ta merrte dot, as gjatë 1 viti që Lulzim Basha dha dorëheqje e ia la fushën bosh, megjithëse ka shumicën e anëtarësisë dhe gjysmën e deputetëve.

Plaku “non grata” e ka humbur përgjithnjë fronin e PD dhe nuk ka fuqi ta marrë përsëri, gjë që e tregoi dështimi i tij financiar, për të penguar rikthimin e Lulzim Bashës në krye të partisë, paçka se Basha ka çerekun e deputetëve e shumë pak anëtarë.

Përballë këtij dështimi, Sali Berisha ka zgjedhur të jetë nën hijen e partisë së Ilir Metës, i cili e pranon të jenë bashkë në zgjedhje, por me një interes ekzistencial: Saliu synon të qëndrojë në politikë pa parti, ndërsa Ilir Meta me parti pa anëtarë, përfiton mandate nga votat e Foltores.

Po përse nuk po krijon parti të re Sali Berisha?

Ka zëra se mos krijimi i një partie është ide e Ilir Metës, i cili po e bind Sali Berishën, me broçkullat se nëpërmjet miqve e klaneve të Ilirit, do ta marrë shumë shpejt vulën e PD-zë zyrtare ligjërisht e nuk ka nevojë të krijojë parti të re.

Për ta mbajtur nën hijen e tij, Ilir Meta po shfrytëzon të vërtetën ligjore, që Sali Berisha e di, se krijimi i partisë së re, është humbje e shpresës për të marrë vulën e PD-së dhe asetet e saj.

Ndërkohë që po afrojnë zgjedhjet e 2025, Sali Berisha dhe grupimi i tij Foltore janë lëvizje rruge, por nuk janë forcë politike e nuk ka asnjë te drejtë të përfaqësohen të vetëm në zgjedhje.

Pozicionin e Foltores pa mandat ligjor e jo forcë politike, po e mban varur Ilir Meta, me qëllim që deri në zgjedhjet 2025, Sali Berisha të mos krijojë parti të re politike, por ta ketë nën vartësinë e tij te koalicioni “Bashkë Fitojmë”, vartësi të cilës Saliu po i nënshtrohet pa kushte.

Sepse sipas bilancit më 14 maj, kur PL mori 220 këshilltarë nga votat e Foltores dhe me partinë pothuajse të shkrirë, Ilir Meta e di që nuk merr asnjë mandat deputeti, ndaj ka interes e po punon si urith, që Foltorja të mos bëhet parti, dhe të jetë nën ombrellën e tij në zgjedhjet 2025.

Mbasi nëpërmjet grupimit Foltorja, që tashmë ka 500 mijë votues, do fitojnë mandate deputeti, duke i ndarë në mënyrë të barabartë si aleatë, numër që Ilir Metës e partisë së tij i garanton ekzistencën në parlament.

Madje me miliardat e aftësitë korruptuese që ka Ilir Meta, mund të rekrutojë deputetët e grupit “Bashkë Fitojmë” që do dalin në zgjedhjet 2025, duke shfrytëzuar faktin që Saliu në atë vit do jetë 82 vjeç, ndërsa Foltorja nuk do jetë strukturë parlamentare, mbasi nuk do jetë parti politike.

Kjo është luftë e heshtur dhe djallëzore, mes dy “monstrave” të futur në “rreth të kuq” nga SHBA e SPAK; të cilat e dinë që për ta nuk ka më pushtet, por po bëjnë çdo përpjekje të ekzistojnë në parlament, si e vetmja mundësi për vetëmbrojte e shpëtim të pasurive./Pamfleti     

ilir meta sali berisha parti të re para zgjedhjeve të 2025