TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Prill 2023, 10:49

Afati 31 mars/ Bajrami, Edi, 83 deputetë, shefat e SPAK dhe 500 zyrtarë të lartë nuk kanë deklaruar pasuritë

Shkruar nga Pamfleti
Afati 31 mars/ Bajrami, Edi, 83 deputetë, shefat e SPAK dhe 500
Betimi i Presidentit në Parlament

Krye kontrollorja e pasurive Evgjeni Bashari, nuk i gjobit dhe nuk i kallëzon penalisht, sepse ata e kanë emëruar në atë post dhe brenda javës e heqin me një SMS të Edi Rarnës, në ujdi me “armiqtë” sheikë Sali Berisha e Ilir Metaj

Në vitin 2022, Inspektorati i Deklarim-Verifikimit të Pasurive, gjobiti 174 funksionarë shteti të nivelit fundor dhe kallëzoi penalisht 46 të tjerë, ngaqë nuk kishin dorëzuar deklaratat e pasurive brenda afatit ligjor, por edhe disa që nuk i kishin dorëzuar pas largimit nga detyra.

Edhe këtë vit, janë afro 900 funksionarë shteti të çdo niveli, të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratat e pasurive brenda datës 31 mars 2023, mes të cilëve 500 janë në funksione zyrtare kryesore, ndërsa 50 janë drejtues të lartë shtetëror.

Sipas informacionit të ardhur në “Pamfleti”, detyrimin e afatit ligjor 31 mars për deklarimin e pasurive, nuk e kanë zbatuar as Presidenti Bajram Begaj, Krye-parlamentarja Lindita Nikolla, Kryeministri Edi Rama, Zv/kryeministrja Belinda Balluku, 12 ministra, 83 deputetë, Agaçi i kryeministrisë, 11 sekretarë të ministrive dhe anëtarët e KQZ.

Nga drejtësia, nuk kanë dorëzuar deklaratat e pasurive në afatin ligjor, anëtarët e Gjykatës së Lartë e të Gjykatës Kushtetuese, të SPAK, të Gjykatës Speciale; komisionerët e vettingut, anëtarët e Këshillit të Prokurorisë, të Këshillit Gjyqësor, të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.

Nuk kanë deklaruar pasuritë brenda 31 marsit e deri tani, as Sali Berisha dhe as Ilir Metaj, që ligji e detyron të deklaronte 15 ditë pas largimit nga president, si dhe pothuajse të gjithë drejtuesit e gjykatave, prokurorive, policisë, rektorët e universiteteve, ambasadorët e konsujt.

Pra, atë që bëjnë vendime dhe hartojnë, dekretojnë e duhet të zbatojnë ligjet, nuk i zbatojnë vetë, sidomos ligjin e deklarimit të pasurive, për të treguar formalisht sa pasuri shtojnë e pakësojnë çdo vit, ndërsa pasuritë e fshehura nëpër botë, po ua gjurmojnë agjencitë speciale të SHBA-BE.

Ndërsa Kryetarja e Kryetarja e Inspektoratit të Verifikimit të Pasurive, Evgjeni Bashari, nuk i gjobit e nuk i kallëzon penalisht krerët e shtetit, sepse ata e kanë emëruar në atë post dhe brenda  ditës e heqin me një SMS të Edi Rarnës, në ujdi me “armiqtë”  sheikë Sali Berisha e Ilir Metaj.

Kështu ndodh, kur vetë krye kontrollorja e pasurive, Evgjeni Bashari, ka 3 vite që nuk i deklaron pasuritë e saj./Pamfleti

Afati 31 mars/ Bajrami, Edi, 83 deputetë, shefat e SPAK dhe 500

 

bajram begaj edi rama deklarimi i pasurive

Lini një Përgjigje