Ministria e Arsimit rrëzon akuzat e fabrikuara kundër rektorit Tonin Gjuraj. “Klani Kokaj”, i lidhur me interesa kriminale dhe politike në Shkodër, tentoi të uzurponte Universitetin përmes presionit ndaj institucioneve shtetërore.
Një tentativë e organizuar për të përmbysur drejtimin e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër është neutralizuar nga autoritetet. Burime nga Ministria e Arsimit konfirmojnë se “raporti” që klani i Gaspër Kokës tentoi të impononte kundër rektorit Tonin Gjuraj, është rrëzuar si i pabazë dhe politikisht i motivuar.
Raporti final i inspektorëve shtetërorë konfirmon se rektorati ka vepruar ligjërisht, ndërsa klani “Kokaj” është ekspozuar për përpjekjen e tij për të kapur universitetin për interesa personale dhe biznesi.
Tentativa për të përmbysur drejtimin e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës ka dështuar.
Sipas burimeve të sigurta të “Pamfletit”, pas një hetimi administrativ të thelluar, Ministria e Arsimit ka rrëzuar përfundimisht akuzat e sajuara nga Gaspër Koka dhe grupi i tij, që prej muajsh kanë orkestruar një puç të dështuar ndaj rektorit Tonin Gjuraj.
Përmes kanalit të ashtuquajtur të bashkëqeverisjes, njerëzit e Kokës i kanë ushtruar presion punonjësve të Ministrisë së Arsimit për të përgatitur një raport fals mbi procesin e zgjedhjes së krerëve të departamenteve në universitet, me qëllim që të delegjitimohej puna e rektorit.
Por, zyrtarët që janë marrë me rastin nuk i janë nënshtruar presioneve dhe kanë ndjekur procedurat ligjore, duke raportuar se rektorati ka vepruar në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe me autonominë e arsimit të lartë.
Raporti final, i dorëzuar në Ministrinë e Arsimit dhe në Zyrën e Bashkëqeverisjes, konfirmon se:
• Universiteti ka ndjekur rregulloret për zgjedhjet akademike;
• Asnjë procedurë nuk është shkelur nga rektori apo senati;
• Akuza e ngritur nga klani i Gaspër Kokës është e pabazë dhe e motivuar politikisht.
Koka, një person me ndikim të hershëm në qarqe politike dhe mediatike në Shkodër, zotëron një televizion lokal që ka shërbyer si megafon i propagandës së tij, duke përhapur lajme të rreme për “hetim të Prokurorisë”.
Në realitet, asnjë organ i drejtësisë nuk është përfshirë në një çështje thjesht administrative, ndërsa prokuroria nuk ka asnjë kompetencë ligjore mbi proceset e zgjedhjeve universitare.
Tentativa e Kokës për ta kthyer universitetin në një çiflik të interesave të tij personale është një shembull i qartë i ndërhyrjes së strukturave politike dhe ekonomike në institucionet e dijes.
Sipas burimeve të “Pamfletit”, Koka ka përdorur lidhjet e tij me ish-zyrtarë të korruptuar të ministrisë dhe me grupe të lidhura me biznesin dhe krimin për të vënë nën kontroll Universitetin “Luigj Gurakuqi”, një nga institucionet më të rëndësishme publike në veri të vendit.
Inspektorët e arsimit të lartë, që morën përsipër verifikimin, i kanë dërguar një raport të plotë Ministrisë së Arsimit, e cila ka refuzuar të marrë pjesë në këtë puç të orkestruar.
Në vend të akuzave, raporti i ministrisë e mbështet plotësisht rektorin Tonin Gjuraj, duke e cilësuar atë si garanci për procesin e rinovimit të departamenteve shkencore dhe për ecurinë e reformës akademike në universitet.
Pasi plani i tij dështoi, Gaspër Koka ka nisur të përdorë televizionin e tij për të shtrembëruar të vërtetën dhe për të përhapur frikë mes stafit akademik.
Ai ka pretenduar publikisht se “çështja po i kalon Prokurorisë”, një gënjeshtër e pastër që synon të destabilizojë universitetin dhe të shantazhojë pedagogët që nuk i binden.
Në fakt, drejtësia nuk ka asnjë lidhje me proceset e brendshme akademike, por duhet të veprojë kundër shantazheve, presioneve dhe manipulimeve që po ushtron Gaspër Koka ndaj institucioneve publike dhe universitare në Shkodër.
Sipas burimeve, stafi akademik dhe administrativ i Universitetit “Luigj Gurakuqi” pritet të depozitojë një kallëzim penal kundër tij për shpifje, ndërhyrje në funksionimin e institucioneve publike dhe shantazh ndaj punonjësve të arsimit.
Tentativa për puç ndaj Universitetit të Shkodrës është rrëzuar.
Klanet e vjetra që për dekada kanë sunduar qytetin me ndërthurje politike, mediatike dhe kriminale, po humbin terren përballë institucioneve që ende mbrojnë ligjin dhe autonominë akademike.
Rektori Tonin Gjuraj mbetet në detyrë, me mbështetjen e plotë të qeverisë dhe të trupës universitare, ndërsa klani i Gaspër Kokës duhet të përgjigjet para drejtësisë për tentativën kriminale për kapjen e universitetit./Pamfleti
ky maskara ne 2011 me mori 12.000 euro, e u zhduk, me kerkoi 20.000 euro per nje diplome,
Gacin e njoh që student,kur kishte çelësin e dusheve të godinës në qytet studenti. Ishte tip I shkathët...