Amerika, një anije me vrima për Sali Berishën: Robesperi i Foltores së Jakobinëve, ka ca plagë në ca monopole e ca monopate...
Sali Berisha, nën akuza të forta për korrupsion, ku i biri, Shkëlzeni, shkëlqen ndër sheikët e shekullit, ka hapur fjalë, se shkon në SPAK me anijen amerikane që sipas tij, do të ankorohet më 20 janar, në Shtëpinë e Bardhë.
Shtëpinë e vet e ka vjedhur, para se Amerika ta përjashtonte nga flota për pirateri në perandorinë e detrave diplomatike.
Jo larg në kohë, Poseidoni i rrugës së Elbasanit, e fundosi në thellësi të Oqeanit me peshkaqenët që kanë filluar të hanë njëri-tjetrin.
Ambasadorja Yuri Kim i piskati Edi Ramën për ta kafshuar.
Robesperi i Foltores së Jakobinëve, ka ca plagë në ca monopole e ca monopate.
Nuk e përdor fare hartën orientuese, pasi yjet i flasin vetëm atij që di çdo skutë të fshehtë të monarkisë kushtetuese në fshatin fukara, dhe nuk e beson se tashmë është viktimë e mafies që ka krijuar vetë, këtu e 34 vite më parë.
Ka thirrur në banket të gjithë peshqit e mëdhenj që shtiren si bekim hyjnor, në përpjekjet për të bindur miletin, se rënia e tij në fund të detit është stili i ri i notit, se Edi Rama është i mbyturi që po i mbyt të gjithë miqtë e vet hajdutë.
Flamur Nokën, Tritan Shehun, Monika Kryemadhin, Gjin Gjonin, Fatmir Mediun dhe gjithë dallgët e duartrokitjeve të pasanikëve antiamerikanë, po i përdor si re mbi pasuritë e prokurorëve të SPAK-ut dhe zyrtarëve të shtetit të hajdutëve, edhe pse anija e tij fantazëm, është vrima-vrima.
Pasi është bërë qullë, korrieri i korridoreve të errëta të 4 Klaneve Mafioze, ka humbur edhe adresën.
Nuk ua dërgon dot letrën e dashurisë as Amerikës, as Anglisë, as mirazhit mashtrues që thyen shtresat e ajrit të fshatit sy kuq, plot terr e varfëri.
Në sytë e gjithsecilit, Non- Grata vlerësohet si baba i Shkëlzenit që vrapon për të mbuluar atë që është një fund i pashmangshëm, përballjen me transparencën pasurore dhe zbritjen nga mali i Olimpit për në birucat e burgut.
Nuk na ngjan të ketë fshati ynë budallenj që nuk e shohin se Amerika është anije me vrima për Sali Berishën, dhe propaganda vegël e ndryshur politike, për ata që shkruajnë dhe lexojnë novelat e veta artistiko-mafioze.
Në shumës, shumica nuk i do as Non- Gratën që hardalliset, as Bablokun që kënaqet kur Saliu mban fjalime antiamerikane nga kuverta e anijes amerikane./Pamfleti
Lini një Përgjigje