Dosja e zezë24 Shkurt 2023, 12:57

Saliu po i ‘bie fyellit në një vrimë’: Do bashkoj PD-në dhe do rrëzoj Edi Ramën; por...

Shkruar nga Pamfleti
Saliu po i ‘bie fyellit në një vrimë’: Do bashkoj
Sali Berisha

Prej 2 vitesh pas shpalljes ‘non- grata’, po i bie fyellit në një vrimë: Për bashkimin e PD-së, thotë se do ta realizojë duke mos njohur Lulzim Bashën e Enkeljed Alibeajn, ndërsa për rrëzimin e Edi Ramës, njëherë thotë se do ta shporrë me votë, dhe një herë tjetër me revolucion...

Deri më 19 maj 2021 kur u shpall “non ngrata”, Sali Berisha nuk kishte nisur asnjë aksion për rrëzimin e Edi Ramës, madje më 17 maj 2017 e futi PD-në në qeverisje me PS, ndërsa në shkurt e qershor 2019 i dha pushtet absolut duke dorëzuar mandatet e braktisur zgjedhjet.

Pas shpalljes “non grata” dhe pas përjashtimit që i bëri Lulzim Basha nga PD, Sali Berisha filloi lëvizjen “Foltore” me objekt të hapur sulmet kundër DASH, Sekretarit Anthony Blinken dhe Ambasadores Yuri Kim, ndaj së cilës vazhdon 3 herë në ditë.

E tmerruar prej sanksioneve ekonomike e penale, familja “Berisha” nisi kundër- sulmin, duke kërcënuar me gjyq francez, foltore e revolucion militantësh, me shpresë se Departamenti Amerikan i Shtetit do anulonte vendimin “non grata”.

Për të fshehur qëllimin e vërtetë të luftës për hallin personal, dhe për t’u bërë bindës te militantët, Sali Berisha e serviri foltoren si “zgjim e çlirim” të opozitës nga peng marrja; ndërsa në foltoren e parë më 14 shtator 2021, bëri publike dy objektivat e lëvizjes së tij me këtë betim: Brenda dhjetorit 2021 do bashkonte PD-në dhe do rrëzonte Edi Ramën.

Kanë kaluar 18 muaj nga ato betime, por PD është akoma e përçarë, madje nga 2 grupe është ndarë në 4-5 grupe dhe është braktisur nga afro 40% e anëtarëve e mbështetësve që kishte deri në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Ndërsa Sali Berisha, vazhdon i bie “fyellit në të njëjtën vrimë”, duke u betuar se do bashkojë PD dhe do rrëzojë Edi Ramën e do marrë pushtetin.

Për bashkimin e PD, Saliu thotë se do ta bëjë duke mos njohur Bashën e Alibeajn, ndërsa për rrëzimin e Edi Ramës, njëherë thotë se do ta shporrë me votë, e një herë tjetër me revolucion, me protesta në Surrel, para kryeministrisë e me bllokim parlamenti, për ta detyruar të largohet vetë.

Mirëpo Edi Rama nuk largohet vetë, sidomos tani që ka llogari të hapura personale, zyrtare, politike, diplomatike e penale me DASH e drejtësinë amerikane për skandalin “McGongal”.

E vërteta që Saliu nuk e thotë, por e maskon pas gjoja bashkimit të PD dhe rrëzimit të Edi Ramës, është lufta për të marrë vulën e PD-së, sepse vetëm ajo i jep mundësi për të mbajtur lidhur militantet e për t’u mbrojtur nga drejtësia, ndërsa pushtetin ta shikojë në ëndërr. /Pamfleti

berisha fyell bashkimi i pd