TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë22 Shkurt 2025, 17:17

Zbërthimi i telefonave, kush janë izraelitët dhe kroatët që kanë tmerruar politikën shqiptare?

Shkruar nga Pamfleti

Zbërthimi i telefonave, kush janë izraelitët dhe kroatët

Ja dy kompanitë që ndihmojnë SPAK për të zbërthyer pajisjet elektronike...

Prokuroria e Posaçme ka vënë në alarm nivelet më të larta të politikës. Përveç përgjimeve, ajo që ka frikësuar pushtetarët është zbërthimi i telefonave. Madje dhe vetë Edi Rama i kërcënoi që të mos guxojnë ta mendojnë se mund t’i marrin atij telefonin.

Por pse gjithë ky shqetësim? Pse shumë ministra e deputetë i ndërrojnë shpesh celularët? SPAK ka krijuar një prej laboratorëve më modernë të zbërthimit të pajisjeve elektronike. Mos harrojmë se Ilir Meta sot është në burg vetëm nga zbërthimi i telefonit të Kryemadhit.

Nëse shohim statistikat për vitin 2023, u ekzaminuan afro 407 telefona celularë, 76 kompjuterë, 19 DVR dhe 121 pajisje të tjera digjitale (hard disqe, USB, video-regjistrues, tableta, karta memorie, CD/DVD, etj.).

Por meritën për gjithë këtë punë e kanë dy kompani të kontraktura nga SPAK. Këto kompani kanë sjellë pajisje, programe dhe ekspertë shumë të zotë. Bëhet fjalë për kompaninë izraelite “Cellebrite DI Ltd”  dhe atë kroate “INsig2 d.o.o”.

“Cellebrite DI Ltd” është një kompani me 3 pronarë e themeluar në vitin 1999 në Izrael. Ata kanë degë në 14 shtete të ndryshme, duke lidhur qindra kontrata me agjencitë e sigurisë dhe zbatimit të ligjit, dhe dhënë eksperiencën e tyre në fushën e sigurisë kibernetike. Ata kanë krijuar programe shumë moderne, ku falë tyre mund të zbërthehet çdo pajisje elektronike e cilësuar si e "paprekshme" . Mjafton të futesh te faqja e tyre online për të kuptuar se sa e fuqishme është kjo kompani.

Zbërthimi i telefonave, kush janë izraelitët dhe kroatët
Tenderët e SPAK

Nga ana tjetër, SPAK me procedurë sekrete ka kontraktuar dhe kompaninë Kroate me qendër në Zagreb, “INsig2 d.o.o” që drejtohet nga Goran Oparnica.

Kjo kompani është lider në Ballkan për pajisjet ekzaminuese për telefona celularë, kompjuterë dhe të tjera, duke lidhur kontrata jo vetëm me SPAK, por edhe me policinë e Kroacisë, Malit të Zi etj.

Të dyja kompanitë kanë marrë miliona nga SPAK vetëm për licencat dhe programet që ofrojnë, pa përfshirë ekspertë dhe asistencat e tjera. Pothuajse të gjithë tenderët janë bërë me negocim. Pra SPAK i ka zgjedhur vetë dhe kjo me ndihmën e SHBA dhe BE. Nëse shohim se sa të forta janë këto kompani, kuptojmë dhe pse është mërzitur Rama apo dhe shumë të tjerë. /Pamfleti

Lini një Përgjigje