Para Olta Xhaçkës Republika uli kokën
Ditën që Olta Xhaçka u zu “flok për flok” e ‘fjalë për fjalë’ me ambasadoren Yuri Kim, gjithë hajdutët e kriminelët e fshatit tonë e gdhendën në zemrat e veta si Zhan D’arkën që mbron Edi Ramën nga dominimi amerikan.
Olimpia, gruaja e Filipit të dytë, Artan Gaçi, Mbretit të investimeve strategjike të gadishullit Gjilek në Dhërmi, motër e Sulltanit të Surrelit dhe kushërirë e dy Aleksandrave të Mëdhenj Soros dhe Vuçiç, humbi ca territore në Jug të Shqipërisë, por forcoi kontrollin e pasioneve kundër prirjeve amerikane për të vënë drejtësi në Ballkan.
Që atë kohë, Olta Xhaçka, u bë “lulja mos prek” në saksi të Gjykatës Kushtetuese, aty ku nuk e “qëllojnë” as amerikanët, as spartanët e qytetit anti-mafie.
Një vendim i turpshëm i kushtetueses, që hajdutëve të Parlamentit u hapi hapësira për të votuar vendimet gjyqësore, regjistroi të parin skandal të këtyre përmasave, ku para Oltës edhe Republika uli kokën.
Nga zhargoni i leksikut të fshatit, mundemi të shpjegojmë se Olta Xhaçka, është fenomeni atmosferik që ka ngrirë besimin edhe mes shqiptarëve dhe SHBA-ve.
Po a do bjerë Troja për “Helenën” e Sulltanit të Surrelit, se këtej këta kanë disa identitete?!
Kuaj e gomarë kemi mjaft, por kjo nuk është temë për kohët moderne.
As lulja plot aromë qe mbushte “mushkëritë” e Mamuthēve te epokës së akujve mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, nuk na ngjan të jetë Olta.
Këta ballkanikët, kanë dalë në ballkon e po vajtojnë avaritë e grupeve terroriste sa herë marrin në shenjë Presidentin Donald Trump, një ekzemplar i rrezikshëm dhe emisar i epokës së re të një rendi që nuk e durojnë supet e seperatistëve që kërkojnë shkëputjen e pasurive të tyre nga transparenca para drejtësisë.
Në çdo cep të logjikës ka rënë heshtje prej varrit.
Gjitarët gjithfarësh të Sali Berishës, u zhdukën nga jeta tokësore e qeverisjes, sapo Yuri Kim lexoi pjesë nga “Non- Gratat e Çharles McGonigal”.
Kjo ngjarje ndodhi në fshatin tonë, pasi FBI nuk merret me lule, por me krijesa legjendare.
McGonigal, 5 milion vjet pasi u zhdukën, u dha jetë Mamuthëve të Edi Ramës.
Brezat pas nesh, do të shkruajnë novela të bukura për kohët e këqija të Shqipërisë.
Stalagmidet e epokave antiamerikane, sot kanë mbushur me ujë vazon e “luleve”, ku Gjykata Kushtetuese dhe Edi Rama ushqejnë Mamuthët e krijuar të llojit Engjëll Agaçi, Olsi Rama, Ilir Meta apo Shkëlzen Berisha.
Nëse nuk i shtyjmë në greminë 4 Klanet Mafioze, Republika do të turpërohet para të gjitha këtyre specieve, edhe pse të fundit në Botën demokratike./Pamfleti
Lini një Përgjigje