Sot nuk ka njeri që nuk e sheh se Dumani-Dac, ka humbur tërësisht besimin e shqiptarëve. Konsiderohet ngordhalaq, kufomë në gjumin letargjik, që ushqehet me “biberon”, nuk e them me bindje nga kush, nga e zonja, ambasadorja, nga “armiku” i tij Babloku, apo nga mafia...
Altin Dumani drej “vdekjes”!. Ky tip lajmi, do duhej “varur” tek këndi i kronikës së zezë, edhe pse e di se është më i madh se “këndi i emulacionit”. Se nuk janë të gjitha “vdekjet” njëlloj, apo jo?!
A nuk themi shpesh, X-si vdiq me nder apo Y-oni ja pati mërzitur edhe Tokës e gjithfarë epitetesh që vegjetojnë shumë kohë si epitafe në memorien e bashkëfshatarëve?
Ja, kur kryeprokurorin tonë, na e solli ambasadorja amerikane Yuri Kim, na tha: “Ky tipi është i mirë, sojnik, është i përzgjedhur i Amerikës dhe do arrestojë “Peshqit e Mëdhenj, 4 Klanet Mafioze që drejtojnë 20 familjet kriminale dhe asnjë hajdut nuk do e bëjë gjumin të qetë”
I besoi gjithë fshati ambasadores.
Secili u kënaq se korrupsioni shtetëror do tronditej, do kalonin në sitën e transparencës pasuritë dhe krimet.
Po çfarë ndodhi?!
Kryeprokurori nuk doli si mostra: Na qëlloi si të tjerët, një tip “maçoku” kinez që nuk gjuan minj. Sot nuk ka njeri që nuk e sheh se Dumani-Dac, ka humbur tërësisht besimin e shqiptarëve. Konsiderohet ngordhalaq, kufomë në gjumin letargjik, që ushqehet me “biberon”, nuk e them me bindje nga kush, nga e zonja, ambasadorja, nga “armiku” i tij Babloku, apo nga mafia.
Nuk mund të mos themi ato që duhen thënë.
Zhvillimet së prapthi, arrijnë të aktivizojnë faktorin imagjinatë, për punë hiç fare dhe për suport ballafaqe nga mafies ekonomike dhe ingranazhet e makinerisë shtypëse të pritshmërive.
Me sy mbyllur, shtrirë mbi “dyshekët” e butë të dosjeve të trasha dhe kokën në “jastekët” me dollarë, u fluturoi shpirti për në Ferr edhe Adriatik Llallës Bashkim Dedjas, Gjin Gjonit, Xhezair Zaganjorit e qindra të tjerëve të kësaj rrace.
Po pse nuk “vdiqën” të gjithë njëherësh aman, e t’na linin rehat?
Perëndi Babloku, që edhe ai është anti-amerikan azmatik, pasi e “varrosi” në Holandë Lulzim Bashën që për nëntë vjet nuk çeli asnjë lule në kopshtin e opozitës, e zgjoi nga gjumi dhe vari në kurriz të gomarëve të vet njoftimin që bëri lajm deri tek delet e Saliut, McGonigal dhe Yuri Kim, se kështu janë të gjithë maçokët tanë, me tipare kineze. Edhe tre ambasadorët e fundit, nëse nuk do vëndosnin matrikullën e identitetit, nga aparenca, për kinezë puro i merrte i gjithë fshati.
Ndoshta s’mund të ndodhte ndryshe.
Me kaq shumë hajdutë e prostituta, duhen edhe ca prokurorë të gjallë e ca e bordello të ligjshme. Nuk prish asnjë punë, pse prokurorët nuk ndjekin asnjë hajdut, as se bordello nuk paguajnë taksa, as se kriminelët nuk e prishin fare terezinë në punët e veta e ne në tonat. Tek e fundit, shkruajmë historitë tona dhe të mafiozëve perëndimorë që vijnë stucikadenti këtej e largohen ‘marshallah’.
Krejt qartë, në këtë pol të estravagancës së autoritarizmit, nuk është as faji i Bablokut, as i ambasadores amerikane që vete shpesh zyrë më zyrë, as i drejtësisë, as i anarshisë, as i yni që kemi vendosur të fokusojmë e ekzaminojmë gjithë rracën e ‘maçokëve’ që nuk gjuajnë minj, por duan jetë luksi, dollar me thasë dhe ‘bibwron’ në gojë.
Gjithë kjo monstër, është në zanatin e vet.
Pa e kuptuar as vetë ata, kanë pasuri, biznese e deri vila në Gji të Lalzit, Kodrën e Diellit, Mullet, Surrel, gjithandej edhe përtej Atlantikut.
Ti qe ke kaluar atyre anëve me vemëndje të mprehtë dhe e di të vërtetën, shtrëngon gishtat kur thua se këta kanë krijuar dinasti, kanë investuar shuma të çmendura në kondicionin e një klime dhe orientimi refleksesh anti-amerikane.
Nëse ti je aq kokëfortë sa ata, duhet të ruash kokën, se jo vetëm Saliu dhe Iliri, por e gjithë kurba e krimit, kanë rreth vetes budallenj që zënë një qoshe e të thonë: Na thuaj ç’ke ti i çmendur, në do vilë, eja merre si shokët, në do sherr, mirë është të mbyllësh spepin, prapë si shokët.
Ata kanë karrocat me dollarë, vizat amerikane e pasuri të fshehura, ti ke lopatën me dyshime, kodin e profesionit dhe idealet që as hahen as pihen.
E tund dhe e shkund metalin me shkop druri, i bie faqebardhë fshatit tënd e në kokë të vjen artikulimi fin që nuk fyen asnjërin; mirë e kanë këta, edhe gomari kur e ha ujku, i mbush mëndjen vetes se është në ëndërr.
Po lëri ëndrrat, kush është e vërteta?!
Lajmin e vërtetë nuk e zë korniza e një shkrimi të lexueshëm për miopët dhe dembelët. Pra duhet të shkruajmë pak, një model epitafi të dukshëm, si me thënë, Altim Dumanin na e solli Yuri Kim për sojni, na doli “Dac” kinez që nuk gjuan minj!/Pamfleti
Lini një Përgjigje