Editorial17 Shkurt 2024, 12:18

Edhe Charles McGonigal ka ‘ngrënë dardha’ pas kurrizit të Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Edhe Charles McGonigal ka ‘ngrënë dardha’ pas kurrizit
Edi Rama /

Për të qarë hallin ky Kryeministri ynë!

Edi Rama duhet të kërkojë ndihmë psiko-terapeutike sepse me gjithë këto që po ndodhin, nuk dimë si e përballon. Me gjithë këto pemë frutore që masakrohen "pas kurrizit" të tij, Zoti e di sa keq që ndjehet.

I fundit dardhë-ngrënës u shpall dje fajtor. Dhe nuk është një personazh dosido.

Gjykata federale e Uashingtonit dënoi dje me 28 muaj burg, ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Nezaj dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë me kryeministrin Edi Rama.

Kjo pjesë e tepsisë së pushtetit të Edi Ramës është ende e nxehtë. Këshilltari i tij, Duçka, dhe biznesmeni Nezaj, nën dirigjimin e Kryeministrit kanë paguar para për të stisur një histori të gënjeshtërt që çoi në shkatërrimin e opozitës shqiptare, duke i hapur rrugë Edi Ramës të udhëheqë krejt i vetëm, si Diktatori vaftit, Shqipërinë.

Për këdo që ka ende dyshime për përfshirjen e Edi Ramës mund t'u hedhë një sy fakteve. Për këdo që ka ende dyshime për pasojat e këtyre veprimeve, le ti hedhë një sy Shqipërisë, një vend autokrat (për të mos thënë diktaturë), tashmë.

McGonigal u dënua! Edi Rama nuk dha llogari për këtë. E madje s'ka nevojë as të flasë sepse teoria e tij mbi krimin dhe korrupsionin dihet: ku e di unë kush ha dardha pas kurrizit tim! Ose "ata që hanë dardha, do të dënohen".

Pra, edhe McGonigal qenka shkepur duke ngrënë dardha pas kurrizit të Edi Ramës.

E ky i mjeri,  as di gjë, as vë re gjë, as kupton gjë.

Dardha kanë ngrënë ata që ngritën institucionin e koncesioneve, PPP, që u vodhën shqiptarëve të ardhmen; dardha hanë ministra e ish-ministra qe janë vërtetuar si hajdutë; dardha ha edhe krimi i organizuar që merr toka shtetërore si "investitor strategjik" e ndërton ku i do qejfi; dardha hanë hajdutët e  pronave në Kadastër, shëndetësi, rrugë e arsim.

Dardha fryti shumë i dashur i kësaj qeverisje. E hanë të gjithë! E paskan të preferuar madje!

Vetëm Edi Rama, ai që u firmos çdo vendim e letër këtyre halabakëve, nuk di gjë!

Të ish koha e  perëndive, Olimpi do ishte shembur tashmë! Por është koha e Edi Ramës, këtij kryeministri fatkeq, pas kurrizit të të cilit hëngri dardha edhe një zyrtar i lartë amerikan, e ky nuk kuptoi asgjë.

Po ironinë e këtij artikulli, a thua e kupon ky njeri që quhet Edi Rama?!/Pamfleti

charles mcgonical dardha edi rama