Përmbytjet janë auditueset natyrore të qeverisjes së tij...
Nuk është shiu problemi. As reshjet, as retë, as ciklonet mesdhetare. Ato kanë rënë këtu edhe para Edi Ramës, edhe para PowerPoint-eve qeveritare. Problemi është se sot, në Shqipërinë e qeverisur prej tij, shiu bie mbi një rrëmujë të ndërtuar me vendime politike, me korrupsion, me klientelizëm dhe me përbuzje ndaj ligjit.
Kur kryeministri tallet dhe thotë “mos më fajësoni mua për reshjet”, ai teknikisht ka të drejtë. Askush nuk e akuzon për retë. Por ai mban përgjegjësi për çdo kanalizim të keqndërtuar, për çdo kolektor të zënë, për çdo lumë të ngushtuar nga lavatriçet e miqve të tij, për çdo rrugë të shtruar pa standarde, që kthehet në përrua pas 20 minutash shi. Dhe mbi të gjitha, mban përgjegjësi për faktin se këto probleme nuk janë aksident, por model qeverisjeje.
Miliona euro janë shpenzuar për kanalizime që nuk funksionojnë. Tenderë janë dhënë, kontrata janë firmosur, shirita janë prerë, dronë janë ngritur, por uji vazhdon të hyjë në shtëpi, dyqane, spitale dhe shkolla. Ku kanë shkuar paratë? Në letra. Në bilance. Në xhepa. Kanalizimet janë ndërtuar për të kaluar fondet, jo ujin.
Ndërkohë, ndërtimet pa kriter buzë lumenjve janë kthyer në normë. Çdo shtrat lumi është parë si truall ndërtimi, çdo përmbytje si “fatkeqësi natyrore”, çdo leje si shpërblim politik. Lumenjtë janë ngushtuar, devijuar, betonuar dhe përdorur si kartë biznesi për klientët e qeverisë. Pastaj, kur lumi del nga shtrati, fajin e ka natyra.
Shfrytëzimi babëzitës i inerteve ka shkatërruar ekuilibrat natyrorë. Male të gërryera, shtrate lumenjsh të zhveshura, brigje të dobësuara, të gjitha me leje, me firma, me heshtje zyrtare. Kjo nuk është mungesë kontrolli, por politikë e qëllimshme: klientët fitojnë, territori humbet, qytetari mbytet.
Kolektorët janë zënë me ndërtime pa leje ose me leje të posaçme. Askush nuk sheh, askush nuk dëgjon, askush nuk mban përgjegjësi. Kur bie shi, uji nuk ka ku të shkojë, sepse rrugën ia kanë zënë pallatet, depot, lokalet dhe parkingjet e ndërtuara mbi infrastrukturë publike. Dhe sërish, përgjigjja është tallëse.
Rrugët janë ndërtuar pa cilësi, pa drenazh, pa logjikë teknike. Janë bërë për t’u inauguruar, jo për të funksionuar. Mjafton një shi mesatar që asfaltin ta shndërrojë në kanal. Por faturat janë paguar, kontratat janë mbyllur, përgjegjësit janë promovuar.
Kjo është arsyeja pse çdo stuhi kthehet në krizë. Jo sepse natyra është armiqësore, por sepse shteti është ndërtuar mbi mashtrimin. Dhe kur kryeministri bën humor, nuk po tallet me shiun, por me qytetarët. Po u thotë: kjo është ajo që keni, dhe mos kërkoni llogari.
Shqipëria nuk po mbytet nga uji. Po mbytet nga një model qeverisjeje që i trajton institucionet si plaçkë, territorin si treg, ligjin si pengesë dhe qytetarin si statistikë. Dhe për këtë, përgjegjësia nuk bie nga qielli. Ka emër, ka firmë dhe ka histori. Dhe kjo histori nuk fillon me reshjet. Fillon me pushtetin që nuk njeh faj, vetëm justifikohet./Pamfleti
Akoma e nxirrni shokun e Gysit!!!!!
Nëse qeveriu jep qoftë edhe një lekë për përmbytjet,duhet të ngrihen ata që nuk janë përmbytë,sepse ska arsye të përdor taksat tona për të mbuluar keqëqeverisjen 35 vjeçare. Nëse nuk i demshpërblen,duhet të ngrihen ata që janë përmbytë sepse po i përmbytë keqqeverisja.Ketyre të fundit duhet tu bashkangjitemi eshe ne.
KU KANE PERFUNDUAR e VAZHDOJNE TE PERFUNDOJNE ¨INVESTIMET¨/PARATE ME FISHA QINDRAMILIONA EUROSH, SI TE JENE KARAMELE ...., AQ SA E BENE ERGYS AGASIN TE BINDET QE FITOHET ME SHUME E ME SHPEJT DUKE GRABITUR KETO ¨PROJEKTE¨, SE SA ME DROGE?! ------------ A kane ndodhur keto situata keshtu katastrofike e a ekzistojne pamje e dokumnte ne vitet 1955, ne 1965, ne 1975, ne 1985, 1995 ? ——- Sezon shirash, te vazhdueshem, aspak te rrembyeshem, shume graduale, ore pas ore…. e dite pas dite, pra situate e administrueshme nqs vertet PUNOHET e NUK SHKATERROHET, e/o VETESHKATERROHET …..! ------------ Si shpjegohet qe: ---------- 1. - permbytemi dhe per me teper ne menyre te perseritur, gati cdo 3-4 muaj? -------- 2. - dy muajt e zjarreve pa kontroll, cdo vit, me deme kolosale, shpeshhere ne zonat me interes per ¨investitoret strategjike¨…..?, ---------- 3. - ujerat e zeza mbeten gjithnje te keqadministruara e burim semundjesh deri ne epidemi (VIROZA?!) edhe ne mes te sezonit turistik …..? ----------- 4. - plehrat vershojne nga te gjitha anet edhe pse paguajme tarifat me te larta ne mesataren europiane per grumbullimin, inkapsulimin dhe incenerimin e tyre ….? ----------- 5. – = GJITHE VITIN KALENDARIK, JETOHET (sidomos ne zonat e perfshira me shume….), E …. PERJETOHET gjithsesi ne gjithe vendin, SITUATA PERMANENTE E EMERGJENCAVE(?!) = me shume e shume KOSTO PER ARKEN E SHTETIT …., POR EDHE ME SHUME PER XHEPAT E QYTETAREVE E ARKAT E BUSSINES-eve, pra per TE GJITHE EKONOMINE E VENDIT ? ---------- 6. - KEMI prej datës 20.11.2019, me Vendim të Këshillit të Ministrave, Nr. 741, Drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, detyrë të cilën kryen edhe aktualisht, z. Haki Çako, I CILI NUK ESHTE AS INXHIER URBAN, AS INXHINIER NDERTIMI, AS INXHINIER HIDROTEKNIK, AS INXHINIER ELEKTRIK, AS INXHINIER MEKANIK, AS INXHINIER PYJOR, AS INXHINIER GJEOFIZIK, pra, AS ESHTE HIC INXHINIER e/o SPECIALIST PER KURRFARE 'EMERGJENCE CIVILE'...., sepse NUK ESHTE AS MJEK URGJENCE e/o SPECIALITETESH...., eshte NJE ISH-KRYEPOLIC KARRIERE. ---- eshte alucinativ, qe ne hyrje, JETESHKRIMI I TIJ ZYRTAR, NE FAQEN ZYRTARE TE 'DREJTORISE SE EMERGJENCAVE CIVILE' = https://akmc.gov.al/wp-content/uploads/2024/03/CV-Haki-Cako.pdf ...., --------- 7. - JETOJME SI NE NJE 'SPITAL FUSHOR GJIGAND' = si te gjendemi pas nje LUFTE TE PASHPALLUR e TE PALUFTUAR SI TE TILLE....., KU PER CDO KM KATROR LULEZOJNE NUMERIKISHT E FINANCIARISHT ME SHUME FARMACI SE SA DYQANE USHQIMORE?! ---------- 8. - AS NE DYQANET 'USHQIMORE' e/o MARKETE/SUPERMARKETE, e AS NE FARMACI NUK SHERBEHEN/SHITEN PRODUKTE TE KONTROLLUARA e/o TE GARANTUARA?! ----------- 9. - nderkohe KEMI INSPEKTORATE QEVERITARE, deri edhe NJE KRYEINSPEKTOR (ish-KRYEPROKUROR, z. SHKELQIM HAJDARI) me zyre prane KRYEMINISTRIT EDVIN RAMA, e AGJENSI ¨KONTROLLI¨ PAFUND, me PAGA E SHPENZIME TE PAJUSTIFIKUARA ....?! ----------- 10. - per cdo gje Qeveria/Mazhoranca ¨socialiste¨ si dhe 'gjoja-gogol-OPOZITA' e vene gishtin teatralisht vetem te SPAK-GJKKO ....., e ne asnje nga keto hallka qe do duhej te funksiononin?!
Nje permbytje katastrofike pritet dhe ne zonen e thesarit ne Tiranë, ku perroi gjerozes eshte futur shkel e shko ne tuba te ngushte dhe te pa lidhur mire. Kjo pune u be per te bere parkim dhe pervetesuar pronen publike. Jetojme ne kohen e zaptimit dhe papergjegjshmerisë.
Ky eshte shteti qe kerkojne shqipetaret (dhe pamflet) autoritar, pa rregulla e kritere teknike