Me ankesa, kërcënime dhe përçmim ndaj Evropës, Presidenti amerikan e shndërroi Davosin nga forum dialogu në skenë presioni. Grenlanda ishte vetëm preteksti...
Fjalimi i Donald Trump në Davos nuk ishte një shpërthim spontan nervash, as thjesht stil personal i pakontrolluar. Ai ishte një mesazh i kalkuluar politik, i ndërtuar për të prodhuar tronditje, frikë dhe nënshtrim diplomatik. Nën retorikën përçmuese ndaj Evropës dhe aleatëve, fshihet një strategji e qartë: rishkrimi i marrëdhënies transatlantike mbi bazën e forcës, jo të partneritetit.
Së pari, fjalimi synonte ta delegjitimonte Evropën si aktor autonom. Kur Trump thotë se Evropa “nuk funksionon pa SHBA-në”, ai nuk po bën analizë historike, por po përgatit terrenin për presion politik dhe ekonomik. Është narrativë e qëllimshme inferiorizimi: një Evropë e dobët, e varur dhe moralisht e dështuar, përballë një Amerike që “paguan, mbron dhe vendos”. Ky diskurs i shërben drejtpërdrejt justifikimit të tarifave, kërcënimeve dhe shantazhit diplomatik.
Së dyti, fjalimi ishte një sulm frontal ndaj multilaterializmit. Duke vënë në dyshim vlerën dhe besueshmërinë e NATO, Trump synon ta kthejë aleancën nga një strukturë kolektive sigurie në një marrëdhënie transaksionale: kush bindet, mbrohet; kush kundërshton, penalizohet. Kjo shpjegon pse ai shmangu qëllimisht faktin se NATO ka vepruar realisht për herë të vetme për të mbrojtur SHBA-në pas 11 shtatorit. Historia, për Trumpin, është thjesht mjet.
Së treti, Grenlanda në fjalim nuk ishte çështje gjeografike, por simbol force. Duke insistuar në idenë e “pronësisë” dhe duke kërcënuar ata që thonë “jo”, Trump po teston kufijtë: sa larg mund të shkojë pa u përballur me rezistencë serioze. Mesazhi i fshehur ishte ky: sovraniteti i aleatëve është i negociueshëm, nëse Amerika e kërkon. Kjo është një logjikë që e çon Perëndimin nga rend i bazuar në rregulla, në rend të bazuar në vullnetin e më të fortit.
Së katërti, fjalimi i Davosit ishte politikë e brendshme e eksportuar. Trump nuk po fliste realisht me Evropën; ai po fliste me elektoratin e tij. Retorika për emigracionin, “kulturën perëndimore”, Evropën “e humbur” dhe elitat globale, është ushqim i drejtpërdrejtë për bazën trumpiste. Davosi u përdor si skenë globale për të transmetuar mesazhin: unë jam i vetmi që nuk përkulet para askujt.
Më në fund, ajo që fshihet pas këtij fjalimi është një Amerikë që nuk kërkon më aleatë, por vartës. Një Amerikë që nuk ndërton konsensus, por kërkon bindje. Heshtja e auditorit në Davos nuk ishte miratim; ishte alarm. Sepse për herë të parë kaq hapur, udhëheqësi i fuqisë kryesore perëndimore foli për Evropën jo si partner strategjik, por si barrë dhe pengesë.
Fjalimi i Trump në Davos nuk ishte incident. Ishte paralajmërim. Dhe pyetja reale për Evropën nuk është çfarë tha Trump, por sa e gatshme është ajo ta kundërshtojë këtë logjikë force, përpara se ajo të kthehet në normë./Pamfleti
Asigjo nuk fshihet. Portokallia ka pjerdh..
Po qe Trump po sillet sic duhet me kurv... plake Europe. Kush na ndau ne si komb,,,,kush e cliroi Kosoven,,,kush po tall b....qe jemi larg standarteve te tyre kemi qe ne 92 qe zvarritemi. Kush na futi ne NATo? Ideja e Trump eshte te krijohet nje bllok i ri me ne krye USA qe do jete nje model krejt tjeter nga modelet e soteme. Kush e kupton i bashkohet, europa e nuhat kete gje dhe nuk di nga tja mbaje. As ska b... te perballet, as ska b... te bashkohet. As nuk te q... as nuk te leshon....
Ekselent, Tramp/2.
Fillimisht tha se Grenlanda na intereson si vend strategjik per mbrojtjen kunder Rusise dhe Kines. Ndersa zevendesi i tij tha se meqe na keni lene ne Grenlande na lind e drejta edhe te shfrytezojme burimet natyrore. Ky Trump po sillet si hajdud dhe i pa bese, jo si partner idesh. Europa ka qene qithmone e kujdesshme dhe kontradiktore ne vendimarrje, por varesia nga Shba po tregon se nje dite te bukur si me kete president te Shba mallon veten pse jane treguar kaq naive...por Europa ka gjithmone kapacitetet te jete konkuruese me çdo diktator,thjesht ta injorojne.