TAGS-AT E JAVËS

Editorial22 Qershor 2023, 10:01

Mesazhet e Yuri Kim ua ngrinë buzëqeshjen në buzë

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Mesazhet e Yuri Kim ua ngrinë buzëqeshjen në buzë
Yuri Kim

Shtiza në trupin e çdo ‘peshku’ nuk është ai korrupsioni i hackerave iranin të Saliut, por një tip “down payment”, paradhënie, ose kapar për rregullat e truallit, një post në DASH për ambasadoren Yuri Kim, pasi ka shkatërruar ekosistemin e mafies...

E pa parashikueshme edhe në largim ambasadorja Yuri Kim. Ata me gojë hapur, gati për të shpërthyer në gaz, u nxinë. Muskujt e fytyrës ju ngrinë, thuajse u iku goja.

Në këtë gëzim më duhet të jap edhe një lajm të keq, në detyrën e re do të merrem me gjithë të korruptuarit, vazhdoi ajo.

Bisedës i dha edhe më shumë buzëqeshje, me fjalët e mira për gazetarët e guximshëm që i kanë ndjekur “Peshqit” në çdo skutë.

Pra, hajdutëve u iku edhe truri.

Brenda historisë me “Peshq”, por jashtë zakonit që secili mban një hu për shokun përbri sa herë nuk merr racionin e vet, që të jemi afër në kohë, edhe kur ambasadori Donald Lu, rrihte në hu mbi ujërat plot peshk, këtyre tru peshqve, u ngjante ose me një budalla, ose me një hero të Mitologjisë greke, që beson në gjithçka mendon se është e drejtë.

E drejta gjithmonë ka qenë e përdredhur dhe e bardha me njolla.

Ai që kishte marrë me qitap vetëm një hu, na premtonte “Peshq” të mëdhenj dhe kokën në tepsi të 4 Klaneve mafioze.

Nëse dikush qeshet, se në mijëra shkrime kundër mafies, paskemi bërë ndonjë gabim ortografik, si fjala vjen, kur Peshku Bablok lëshonte hije sporteleve të ambasadës amerikane, nuk na e ndjen fare, pasi vetë SPAK-u, hajdutët, politikanët, mafiozët dhe zyrtarët, nuk dinë as të lexojnë, as të shkruajnë, paçka se janë me tituj shkencorë. Këtë pikë e qartësoi ambasadorja, me shprehjen, respekt për gazetarët që kanë bërë pyetje të vështira rreth Peshqve.

Lu ka ikur e peshqit janë rritur...

Gjithkush e gjithçka tjetër është zvogëluar. Edhe ai huri që trembte peshqit, nisi të përqeshej si një lodër kineze, deri sa erdhi sakrifikimi ekzistencial i durimit për apelin, “Edhe atje ku do të shkoj, do merrem me mafien”

Emër për emër, edhe ata që janë me disa emra e mbiemra, sot janë “peshq” nën mbikqyrje. Instinktet e lirisë i kanë humbur në rrjetën ku janë, pra, edhe të skllavëruar, edhe të dhunshëm.   

Çdo detyrim kushtetues duhet të mësojë ta lexojë prokurori, çdo metaforë me krimba, peshq apo gomarë, do duhet të programohet jo si shpatull fati, por si fat në kurrizin e çdo “Peshku”.

Shtiza në trupin e çdo ‘peshku’ nuk është ai korrupsioni i hackerave iranin të Saliut, por një tip “down payment”, paradhënie, ose kapar për rregullat e truallit, një post në DASH për ambasadoren Yuri Kim, pasi ka shkatërruar ekosistemin e mafies.

Për këtë lojë, shikuesit e jashtëm vështirë të kuptojnë ç’po ndodh brenda mureve të diplomacisë. Muret janë të mbuluar me “perde”, ku ende besohet se peshqit lëvizin në liri dhe paprekshmëri. Mbyllja në botën e tyre të thellë, ku nuk ka hapësirë për ndershmëri dhe drejtësi, i ka rrethuar me mjerim e dyshim, a thua na mban mend emër për emër ambasadorja?!

Prandaj hesht Saliu dhe ison e heshtjes ja mbajnë të gjithë, të majtë e të djathtë.

Brenda historisë sonë të mjerimit social dhe jashtë besimit tuaj çatall, ka ndodhur ajo që pritej, ndaj s’keni ç’bëni, duhet të ktheni çfarë keni vjedhur.

Kështu e kanë këto punë; O Peshq pa tru; atë hu që mbante Lu, Yuri ua nguli!/Pamfleti

buzëqeshja në buzë mesazhet e yuri kim

Lini një Përgjigje

Editorial