TAGS-AT E JAVËS

Editorial26 Janar 2024, 18:35

Operacion ‘fshesa’ në ministrinë e Belinda Ballukut

Shkruar nga Pamfleti

 

Operacion ‘fshesa’ në ministrinë e Belinda Ballukut
Edi Rama dhe Belinda Balluku /

A po përgatitet SPAK për një lëvizje të madhe...

Pak ditë pasi Belinda Balluku ka ndryshuar krerët e drejtorisë së Blendi Gonxhes, ka reaguar fort Edi Rama. I cili në mënyrë të papritur ka vendosur të largojë të gjithë njerëzit më të rëndësishëm të superministrisë që kontrollon “shtriga e tij”.

Sot, mediat pranë Ramës kanë bërë të ditur se Drejtori i Përgjithshëm i KESH, ndërmarrjes më të rëndësishme të ministrisë së Energjisë është larguar papritur.

Sipas të dhënave të para Ergys Verdho ka dhënë dorëheqjen nga drejtori i KESH, 3 vjet pasi ka zëvendësuar Benet Becin, i cili u zgjodh deputet i PS-së në qarkun Shkodër.

Verdho ishte një nga njerëzit më të afërt të Belinda Ballukut, e që përfaqësonte një pjesë të rëndësishme të pushtetit të saj në dikaster, pasi Ardian Çelën nuk mund ta lëvizte nga OSHE.

Kur arriti të largojë Çelën, pikërisht pas skandalit të Safet Gjicit, që u pa si një përplasje e grupeve kriminale në PS, Balluku e konsideroi veten realisht njeriu më i fuqishëm pas Edi Ramës në qeveri. Por, me largimin e Verdhos, janë bërë gati një sërë ndryshimesh të rëndësishme të drejtorive që janë nomenkaturë e kryeministrit, të cilat nuk vijnë nga propozimet e “shtrigës”.

Një shenjë e fortë se diçka e madhe po ndodh jo vetëm brenda qeverisë, por edhe brenda mazhorancës.

Emërimi i Blendi Gonxhes, siç edhe e kemi paralajmëruar, nuk është një lëvizje e thjeshtë kuadri, por një zhvillim i rëndësishëm që pritet të fshijë një pjësë të madhe të pushtetit të akumuluar. I pari që reagoi në panik ishte Erion Veliaj, i cili nisi një fushatë pa lidhje, për të treguar se është ende kreu politik i qarkut të Tiranës.

Me një qarkore të Blendi Klosit, Edi Rama e ndaloi Lalin në cirkun e tij politik. Por menjëherë pas përpasjes me kryebashkiakun e Tiranës, tashmë ka nisur “analiza” me Belinda Ballukun, ku zhvillimet kanë qenë edhe më të forta.

Në ditët në vijim pritet të largohen edhe krerët e rrugëve, Albpetrolit dhe OSHE. Çfarë tregon se “shtrigës” do t’i presin krahët. Dicka e madhe po ndodh, për të cilën duhet pritur pak fare për të parë se ku ‘flë lepuri’.

Por nisur nga zhvillimet e shkuara, Edi Rama ka bërë ndryshime vetëm kur SPAK ka përgatitur ndonjë goditje të madhe./Pamfleti

operacioni fshesa belinda balluku

Lini një Përgjigje