Editorial26 Prill 2023, 19:12

Pas Tony Blair, a do punësohet edhe Yuri Kim këshilltare e Bablokut?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Pas Tony Blair, a do punësohet edhe Yuri Kim këshilltare e Bablokut?!
Edi Rama dhe Tony Blair

Ata që sot shpërblehen me “tre gomarë misër”, pse nesër të mos kenë “13 gomarë grurë”?

Kur Tony Blair-it i përfundoi mandati 10 vjeçar si kryeministër i Anglisë, Edi Rama dilte herë me çizme peshkatarësh në Lanë e herë me sëpatë në dorë rrugëve të Tiranës duke prerë pemë. I pari emër i madh, njihej gjithandej, i dyti aq i vogël, kërriç.

Ata që lodronin me të, sekserët e vegjël të fshatit, pasi aso kohe ishte epoka e vrasjeve, kishin hapur namin se kishte ca cilësi të veçanta si gomar për “shtëpi”. Këndonte keq, duronte shumë, nuk shpërblehej, vetëm puno e ha.

Edhe në dokumentet e kohës shkruhej se nuk kishte kasolle të fuste kokën e me zor mbushte me ushqim zorrën.

Kërriçi u rrit shpejt, humbi bukurinë, zëri dhe mendja ju trash dhe rastisi ta shohë diku në një lëndinë një zonjë evropiane.

-Dua ta blej atë gomar, i tha të shoqit Cherie Blair, bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik.   

Pyet andej pyet këtej. I thanë se gomari jo vetëm ka zot, por është bërë zot shtëpie në fshatin Albanistan, komshi me Greqinë dhe Italinë.

U kapërcye pa besueshmëria dhe u bë ç’u bë, për hatër të gruas, Tony Blair erdhi në Tiranë. U mbush fshati me thashetheme, se ai është i dashuruar pas kafshëve dhe Shqipëria vetëm përfiton që një margaritar anglez vjen familjarisht e kënaqet këtej.

Po kot nuk e kemi atë shprehjen mendje-gomar. 

Megjithëse ata të Sorosit dhe FBI-së e kishin veshur si kalë, por për tru ato kishte, të gomarit. Doli u kapardis se Tony Blair, ishte këshilltar pa pagesë.

Ndoshta edhe nuk e dinte, se nga kafshata e fshatarëve të varfër, zotëria dhe zonja britanike merrnin 4 milionë euro çdo vit.

Vit për vit e skandal për skandal, këtyre fushave bulëzojnë perla tregimesh për përralla.

Në fshat flitet se është edhe një zonjushë tjetër që mban në dorë dëshirat për punë vullnetare afër Bablokut. Ambasadoren Yuri Kim, dita që i mbaron  mandati, nuk e tremb fare.

Trembja e pasiguria gjithmonë lidhen me të nesërmen.

Për të nesërmen mendojnë të tërë. Ata që sot shpërblehen me “tre gomarë misër”, pse nesër të mos kenë “13 gomarë grurë”?

Por, që të jemi të matur e të ndjekim zhvillimet, seriozë që të mos trembim financat e pasuritë tona, për sot mjafton pyetja; Pas Tony Blair, a do punësohet edhe Yuri Kim këshilltare e Bablokut?!/Pamfleti

tony blair yuri kim babloku këshilltarë