TAGS-AT E JAVËS

Editorial 7 Korrik 2023, 15:15

Rrajat, fytyra e shtetit të Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Rrajat, fytyra e shtetit të Edi Ramës
Ramazan Rraja dhe Edi Rama

Shqipëria digjet nga kriminelët, Babloku krihet nëpër Ballkan

Skandaloze dhe tronditëse ishin pamjet që qarkulluan sot, të regjistruara dhe shpërndara nga vetë autorët e një krimi të paralajmëruar këtu e 9 vjet të shkuara, kur Edi Rama vuri përpara tepsinë e pushtetit absolut. Tronditëse, por aspak surprizuese për ata që janë të vetëdijshëm për vendin ku jetojmë. Skandaloze, njësoj si shteti që kryekrimineli Kryeministër ka ndërtuar i mbështetur nga të njëjtët kriminelë që sot shokuan Shqipërinë.

Sot, në telefonin e çdo shqiptari e më pas në çdo portal, u shpërndanë pamje të denja për një film thriller me banda e krim. Më shume se 10 meshkuj (se burra nuk e meritojnë tu thuhet) ndjekin dhe rrahin me shkopa bejsbolli e kërcënojnë me armë dy burra të paarmatosur. Ditën për diell, në një lokal ku ka edhe njerëz të tjerë. Ose thënë ndryshe ku mund të ishte duke pirë një kafe e shishe ujë çdonjëri prej nesh.


Dhe të mendosh që nuk bëhet fjalë as për konflikt mes bandash e as për kriminelë që ndiqen nga policia. Sherri është tipik për një shtet mafioz: Dy anëtarë të fisit Maja shkuan e bënë denoncim në komisariatin e Krujës për shkak se banesat e tyre ishin dëmtuar nga punimet që kryente një subjekt privat, biznes guroreje në pronësi të familjarëve të deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Vini Re, po flasim për familjen e një deputeti. Njëri nga ata që nuk e ka as për herë të parë e as për të fundit demonstrimin sheshit të lidhjes së tij me politikën dhe krimin njëkohësisht.

Majat kërkuan drejtësi. Por çfarë morën në këmbim?
Për tu treguar trimërinë e për tu dhënë mesazhin se shteti janë ata, Rrajat famëkeq sulmuan barbarisht dy burrat që bënë denoncimin dhe sulmin e filmuan nga momenti kur u nisen me automjete e derisa hynë brenda lokalit e nisën të qëllonin. Videot rrodhën më pas në grupet në Whatsapp derisa përfunduan në duart e medias.
Kur pamjet u publikuan dhe dhuna barbare doli sheshit, ra në sy kërcënimi me armë direkt nga vëllezërit deputetit të PS, Flamur e Xhelal Rraja. Një prej tyre dëgjohet në video teksa thotë “vrite vrite…” për anëtarin e fisit Maja që po e dhunonte. I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. Mes dhunuesve me shkopa bejsbolli ishte edhe Rexhepi, djali i deputetit të PS-së, i dënuar më parë për historinë e dhunës ndaj Xhisiela Malokut. Vajza në fjalë qe rrahur barbarisht e djegur me cigare në gjithë trupin, pak vite më parë. Edhe ajo provoi ti drejtohej policisë, por "trimoshi" i Rrajave ia mbylli gojën dhe çështja e mbyll.

Ky është shteti i Edi Ramës!

Pas publikimit të pamjeve, Policia e Shtetit u sigurua të bënte një deklaratë ku theksonte se sebep ishte një gurore që "shfrytëzohej nga familja Rraja me licence". Asnjë fjalë për dëmin dhe hallin e Majave që mund të jetë edhe i banorëve të tjerë në zonë, por që nuk ua mban të flasin.

Ky është shteti i Edi Ramës!

Pasi opinioni publik reagoi për pamjet e tmerrshme, ku njëri prej viktimave vazhdon të goditet pa mëshirë me shkop bejsbolli, edhe pasi mbetet pa ndjenja në vend, Policia e Shtetit bëri një njoftim të dytë ku thoshte se kishte shoqëruar 8 persona dhe arrestuar 4 të tjerë. Por çuditërisht vëllezërit e deputetit të PS-së nuk janë arrestuar ende. Madje as përmenden fare.

Ky pra është shteti i Edi Ramës!

Famëkeqi Rraja ka bandën e tij dhe mbrojtjen e shtetit. Ai është fuqizuar me bekimin e mikut të tij të zemrës, kryeministrit. Ai ka blerë vota e pushtet për të, prandaj Rrajat të rrahin, të vrasin e të djegin ditën për diell dhe askush nuk bëzan. Dy pjesëtarë të një familje që kërkuan ndihmën e shtetit, e pësuan, siç u pa në video. Rrajat përfshihen në konflikte të tilla dhe ngjarje kriminale në zonë, por policia nuk i prek. Xhisiela Maloku hëngri dru, por e tërhoqi denoncimin ndërsa për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj, familja Rraja luajti gurë e gurore për ta mbyllur çështjen edhe pse Rramazan Rrahja u arrestua si pjesëtar në atentat.

Çfarë duhet të bënin më shumë këta kriminelë që të përfundonin të gjithë në burg?!

Ky pra është shteti i Edi Ramës!

Fisi Rraja jeton si bandë e paprekshme në zonën e Krujës e Fushë Krujës dhe fuqinë e ka nga politika dhe shteti i Bablokut që Rrahman Rrajan e ka pasur deputet të PS-së. Falë këtyre dy bashkëpunëtorëve në këtë politikë kriminale, pinjollët e Rrajave sillen si padronë të zonës duke mos pyetur për ligjin. Përballë tyre Policia e Shteti është thjeshtë e tredhur.

Ky është shteti i Edi Ramës, i këtij krykrimineli që për të mbledhur vota e mbajtur pushtetin ka ushqyer me gji sojin e Rrajave e shumë të tjerëve në gjithë Shqipërinë. Dhe paturpësisht, ndërkohë që Shqipërinë e ka marrë lumi dhe krimi e ka vënë përfund, kryekrimineli bredh me kollare nëpër Ballkan e ia thotë mendja se do të bëjë politikë ballkanike.

Bridh Bablok bridh. Një ditë krimi që ke mbjellë në këtë vend do të hajë edhe kokën tënde./Pamfleti

edi rama rrajat

Lini një Përgjigje