
Komediani Rama dhe shakatë pa kripë që mund t'i kushtojnë shumë!
Kur vjen puna te tallja me Donald Trump-in, kryeministri shqiptar është më gaztor se “komedianët” Jimmy Kimmel, Steve Colbert dhe Jimmy Fallon të gjitha së bashku.
Por mbetet për t’u parë nëse Trump-i e ka marrë si shaka fyerjen që Rama i bëri. Trump-i, siç dihet në mbarë botën, është shumë më i mirë në lëshimin e fyerjeve sesa në përballimin e tyre.
Rama, 61 vjeç, udhëheqës i njohur socialist i këtij vendi të vogël ballkanik, i bëri liderët politikë të shkriheshin gazit në një samit evropian në Kopenhagen një javë më parë, kur bëri shaka për ngatërresat që Trump u bënte vendeve.
Nga ana e tij, Trump-i ishte në Shtëpinë e Bardhë duke tentuar të përfundojë luftërat në Gaza dhe Ukrainë.
Duke folur për disa konflikte që ai pretendon se i ka përfunduar nëpër botë, si lufta midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, Trump në disa raste e ka ngatërruar Armeninë me Shqipërinë.
Armenia është një shtet pa dalje në det në rajonin e Kaukazit të Jugut në Eurasia. Ajo kufizohet me Azerbajxhanin dhe Turqinë. Shqipëria është në Ballkan, kufizon me Greqinë dhe Malin e Zi.
Jared Kushner, dhëndri i Trump-it, së bashku me investitorë arabë, po planifikon një investim luksoz prej miliarda dollarësh në një ishull të papopulluar shqiptar. Banorët e quajnë “Trump Island”. Do të jetë vepër fitimprurëse për politikanët.
Trump-i foli për përfundimin e një lufte që nuk ka ekzistuar midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, teksa e kishte fjalën për konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Kur njoftoi një marrëveshje paqeje midis dy vendeve në konflikt, Trump pozoi në Shtëpinë e Bardhë duke shtrënguar duart me dy liderët – Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe Kryeministrin armen Nikol Pashinyan.
“E pamë Azerbajxhanin. Ishte një luftë e madhe që zgjati tridhjetë, tridhjetë e pesë vjet me, uh, Shqipërinë. Mendoni budallallëkun”, tha ai.
Në samitin e komunitetit politik evropian në Danimarkë, një nga ata “djem” (Presidenti Aliyev) ishte bashkë me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe disa personalitete të tjerë, kur Rama nisi shfaqjen e tij komike duke qeshur me Trump-in.
Historia e tre liderëve që talleshin me Trump-in mori dhenë në të gjithë Evropën dhe një video e shakasë u bë virale.
Në videon, Rama, duke u kthyer ndaj Macron-it, me shaka e qortoi liderin francez që nuk e kishte uruar atë dhe Aliyev për “paqen” që Trump-i kishte arritur midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit:
“Duhet të kërkosh falje ndaj nesh, sepse nuk na urove për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit,” tha Rama.
Ndërsa grupi qeshte, Macron buzëqeshi dhe me fytyrë serioze tha: “Më vjen keq për këtë.”
“Ai punoi shumë,” tha Rama duke fyer më tej Trump-in.
Sa u përhap menjëherë komenti i Ramës në lajme ndërkombëtare, ai u detyrua të tërhiqej.
Në një falje që tingëllonte kryesisht si gjunjëzim, Rama i hodhi faj medies që “shndërroi fjalët në helm politik.”
“E vërteta është që Presidenti Trump ka treguar veten si një lider që ka sjellë fjalën paqe prapë në vokabularin perëndimor”, tha ai.
Por është tepër pak, ndoshta tepër vonë. Nuk mund ti tundësh mantelin Superman-it, sidomos kur i kërkon të të ndërtojë një ishull luksoz. /Përshtatur nga “Bolton Herald”
Ka kry pune miku. Do ja haj koken plaku, e ka si fare luledielli ne goje. U mundua i gjati te bente humor, po do rezultoj gabimi jetes.
Pallaveshin e gjate nuk e gjen gje se i ka bankat më para plot por si tia beje pallaveshi popull?
Ky mer Ton nuk ka me shume lek se Gedafi apo Asadi. Eshte i krimbur pasuri sheikesh kane bere, besoj politikani me i pasur ne europe por mbetet i vockel.
Gezim i madh ne Albanistan.
Dmth jemi si gjithmone popull i lodhur. Presim qe Rama te bjere nga pushteti sepse ka fyer Trump. He mo se me shaka e kishte. Edhe Trump mund t’a rrezoje nga pushteti. He mo se edhe Trump me shaka e ka. Po mire o njerez, e zeme se ra Rama. Ne prap jemi ne gjendje te bejme nje Rame tjeter se nuk nxjerrim mesime. Ndoshta me keq ndoshta me mire por prap nuk jemi te afte te krijojme parti apo leader qe japin llogari per punet e tyre. Jemi te pa shprese. Komplet.
Ky popull ka shprese ka njerez te rinj te shkolluar ne universitetet me te mira brenda e sidomos jashte vendit. Ca eshte kjo mani te ngrejme mitin e te pazevendesueshmit. Vidhemi per dite , dhunohemi grabitemi, tallemi, neperkembemi, genjehemi si shoqeri, dhe prape i thurim lavde liderit. Mjaft o njerez tregohuni dinjitoze do rrisni dhe femije ne kete vend. Dhe nese do jeni duke lepire ndonje kocke, neser do ju ngec ne gryke. Se eshte turp e faqezeze per kedo qe akoma ka shprese te ky individ i paafte i korruptuar psikopat. Se po duket Saimir Tahiri si lejuesi i kanabizimit, veliaj si lejuesi i betonizimit dhe Rama si shpetimrari qe lufton me keta, i ka fut ne burg pas 12 e kusur vjetesh. Zgjohuni o njerez.
Po hë o Besa, thuaj ndonjë emër nga ata të rinjtë e shkolluar...
Zeqineja psh
O njerez ky eshte arogant dhe talles, karakteristika qe nuk kane asgje te nje populli fukara. Puna eshte se nuk dime te ngreme koke e te bejme gjene e duhur kur vjen puna ne votime. Kemi mbetur mbas PD e PS. Ta mbajme se e kemi hak.
Nuk e kemi hak, na ka rene per hise.
Askush nuk e uron qe marredheniet me Ameriken te kene krisje. Por mreti leshon gojen. Nen efektin e mallit dhe qindra milion eu mbi shpine i shkau goja. Fatmiresisht per kete vend e ka personale.
Nuk i kam qef politikanet, por Edi e ne bashke me ty, mos e rruajme fare se ne Shqiptaret cope cope kemi qene gjithe jeten e vetem ne u bofte ma mire.
Ky zotni e thotë vetë se është kaqol