
Bledar Çuçi zëvëndëson Ermal Dredhën, interviston kandidatët për drejtorë që duhet të firmosin për Kaninën, Pyllin e Sodës dhe Pashalimanin...
Pas demonstrimeve dhe fshesës së drejtorëve në Bashkinë e Vlorës duket se fshihen interesat e radhës grabiqare të të njëjtëve oligarkë, për të futur në dorë dhe kthyer në biznese pasuritë e fundit publike, disa nga të cilat lidhen drejtëpërdrejtë me sigurinë kombëtare siç është Baza e Pashalimanit.
Pas pazarit me Ramën, një oligark mediatik ka shprehur interesin për të ndërtuar një central të madh diellor në Kaninë në një sipërfaqe 830 hektarë duke përlarë të gjithë faqen e Malit të Kaninës.
Disa mashtrues të huaj, pas të cilëve qëndron një tjetër oligark dhe sekser i Tiranës që ndajnë pasuritë publike te Rogneri, pas pazarit me Ramën, kanë shprehur interesin për të 'zhvilluar' Bazën e Pashalimanit, pra për t'a kthyer në resort, hotel dhe mejhane, pikën më strategjike të Shqipërisë nga pikëpamja e mbrojtes ushtarake.
Një tjetër oligark, i cili del në dosjet kryesore të SPAK për korrupsionin dhe pastrimin e parave të politikanëve, pas pazarit me Ramën, ka avancuar në synimet e tij grabiqare për të kapur Pyllin e Sodës dhe zonën përreth aeroportit.
Oligarku ka kaluar me dokumente false mijëra hektarë tokë publike në emrin e kompanive të kontrolluara prej tij dhe punonjësve të tij, ndërsa tashmë pret rrafshimin e Pyllit të Sodës, për të ndërtuar kulla.
Një oligark tjetër i ka vënë syrin Shkollës së Marinës, për të ndërtuar një hotel. E gjithë Vlora është ndarë me copa në sofrën e oligarkëve me në krye Bablokun. Grabitja më e madhe në histori, që nga koha e ilirëve, duhet të kalojë nga Bashkia e Vlorës, që administron pronat. Edi Rama ka thirrur fillimisht Ermal Dredhën për të kopsitur letrat.
Ermal Dredha nuk e ka marrë përsipër. Nën presionin e Ramës, Dredha ka bërë përpjekje disa muaj me drejtorët përkatës, por asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të bëhet pjesë e këtij operacioni. Dredha është justifikuar tek Rama se nuk pranojnë drejtorët dhe se nuk i kontrollon dot, ndërsa i ka ofruar Ramës dorëheqjen.
Ky është momenti që Edi Rama ka vendosur t'a marrë vetë situatën në dorë. Disa ditë më parë, ndërsa temperaturat shkonin deri në 40 gradë, Rama zbriti në Vlorë me një bllok në dorë, duke shkarkuar drejtorët që bënë rezistencë për projektin e grabitjes përfundimtare të Vlorës. Shkarkimet u kamufluan me gjoja me përgjegjësitë e përfaqësimit.
Ishte hera e parë në historinë e shtetit shqiptar, kur kryeministri, jashtë çdo kompetence, shkarkonte të gjithë ekipin drejtues të një bashkie. Për të kamufluar largimin e të pabindurve, u shkarkuan edhe disa drejtorë të tjerë, ndërsa aksioni u shtri edhe në disa bashki të tjera, për t'i dhënë gjoja një karakter kombëtar.
Çfarë ndodhi më tej?
Edi Rama ka shkarkuar praktikisht, por jo formalisht dhe zyrtarisht, Ermal Dredhën si kryebashkiak i Vlorës. Sapo Dredha është larguar, në zyrën e tij në Bashkinë e Vlorës është shfaqur Bledi Çuçi me një ndrikull të qeverisë.
Duke kryer një akt të paprecedentë, Çuçi ka marrë funksionet e kryebashkiakut të Vlorës me urdhër të Ramës, dhe ka nisur të intervistojë kandidatët për drejtorë të rinj, që duhet të firmosin letrat për Kaninën, Pyllin e Sodës dhe Pashalimanin. Drejtorët e rinj në fakt janë caktuar nga Rama dhe oligarkët në hotelet me pesë yje, por Çuçi është aty për të kryer një proces formal, gjoja rekrutimin përmes një konkursi. Ky grusht shteti konsumohet nën hundën e SPAK./Pamfleti
Lini një Përgjigje