Ekonomi 2 Korrik 2023, 15:31

Aferat me tenderët, 326 ankesa brenda 5 muajve

Shkruar nga Pamfleti

Aferat me tenderët, 326 ankesa brenda 5 muajve

Në pesë muaj, Komisioni i Prokurimit Publik ka administruar 326 ankesa përsa i përket ankesave të prokurimeve. Por në buletinin mujor të muajit maj, ankesat vijojnë të jenë në trend rritës ku janë regjistruar 77 ankesa. E kësisoj, ndahen në 75 ankesa për procedura të prokurimit publik dhe 2 ankesa për procedura ankandi.

Ndërkaq, sipas fazës së procesit për të cilën është paraqitur ankimi, 34 anksesa shkojnë për Dokumentet e Tenderit dhe 43 për vlerësim ofertash.

Duqe qenë se zë peshë të madhe për sa i përket prokurimeve publike, kryeqyteti regjistron dhe numrin më të lartë të ankesave, ku përkatësisht ka 47 të tilla. Ndërsa Shkodra e Vlora kanë nga 6 ankesa përkatësisht, ndërkohë qarku i Elbasanit paraqet 5 ankesa, Durrësi me 4.

Qarqet e tjera si Berati, Dibra, Gjirokastra kanë përkatësisht nga 2 ankesa. Ndërsa ai i Fierit, Korçës dhe Lezhës kanë përkatësisht nga 1 ankesë.

Referuar Buletinit Mujor, ankesat sipas llojit të kontratës ndahen në 4 për punë publike, 47 për mall dhe 26 për shërbime.

Nga të dhënat financiare mbi veprimtarinë e Komisionit të prokurimit publik, tarida të arkëtuara si garanci për procedura prokurimi janë 8.9 milionë lekë, ndërsa tarifa financiare për t’u derdhur në buxhetin e shtetit janë 3.7 milion lekë. /Scan

tender ankesa