Ndërsa protesta ka dalë prej kohësh nga kufijtë e Zvërnecit dhe është kthyer në një revoltë kundër pushtetit, kryeministri po kërkon mbrojtje në Uashington, ndërsa presioni politik po rritet nga Berlini, Parisi dhe vetë radhët e mazhorancës...
Tashmë është bërë e qartë se lëvizja e fuqishme qytetare që po proteston prej një jave është një valë reale kundër qeverisë së Edi Ramës.
Ajo u nxit ose përdori si shkëndijë çështjen e Zvërnecit, ku dhuna dhe arroganca e pushtetit arritën kulmin. Por me kalimin e ditëve është shndërruar në një protestë të vërtetë kundër pushtetit dhe kastës aktuale politike.
Një protestë që duket hapur se gëzon mbështetje të konsiderueshme nga Perëndimi, veçanërisht nga vendet më të fuqishme të Europës, duke nisur nga Gjermania dhe Franca.
Ndërkohë, Edi Rama, duke e kuptuar qartë se kush është kundërshtari i tij real, po përpiqet të fshihet dhe të krijojë përshtypje në Shtëpinë e Bardhë, për ta përdorur atë si mburojë ndaj presionit që po i vjen nga bota perëndimore dhe nga vetë qytetarët e tij.
Nxjerrja e kartës iraniane është pikërisht një lojë e menduar për të tërhequr vëmendjen dhe sensibilitetin e Presidentit të SHBA-së, duke krijuar idenë se ndodhen në të njëjtën llogore përballë të njëjtit armik.
Në realitet, Irani po e përdor çështjen e Zvërnecit për propagandën e vet, por objektivi i tij nuk është Shqipëria. Objektivi është Donald Trump, të cilin Teherani e konsideron kundërshtar në konfliktin e tij me Perëndimin.
Përtej propagandës iraniane, protesta dhe lëvizja që ka lindur prej saj nuk kanë asgjë anti-amerikane dhe as antiperëndimore.
Pavarësisht se mund të ekzistojnë segmente apo grupe që përpiqen të përfitojnë prej saj.
Edi Rama, si kryeministër dhe drejtues i një mazhorance që pretendon se ka 83 mandate, mund ta mbronte investimin në Zvërnec përmes mjeteve kushtetuese dhe ligjore, pa e kthyer atë në instrument propagande.
Madje mund të kërkonte edhe referendum për çështjen, ose të hapte transparencë të plotë për të bindur qytetarët.
Por me mënyrën se si po e përdor politikisht projektin e Zvërnecit, ai po e dëmton vetë investimin dhe aktorët që janë përfshirë në të, vetëm për të fituar kohë ose për të shpëtuar politikisht.
E vërteta është se Rama ndodhet në një situatë shahu politik.
I rrethuar nga kundërshtarët, nga një pjesë e të vetëve, nga qytetarët dhe nga Perëndimi.
Dhe çdo lëvizje për të dalë nga ky rrethim rrezikon ta dëmtojë edhe më shumë.
Siç po shihet qartë, edhe brenda mazhorancës po dalin gjithnjë e më shumë zëra kritikë ndaj Edi Ramës.
Pamfleti i Elisa Spiropalit ishte një qëndrim i fortë politik, i cili sipas të gjitha gjasave nuk qëndron vetëm mbi vullnetin personal të saj, por ka mbështetje edhe brenda mazhorancës, edhe në qarqe diplomatike e politike ndërkombëtare.
Edi Rama po përpiqet të nxisë Donald Trumpin që ta mbrojë nga rrethimi që po i bëhet.
Por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Ndërkohë, biseda e shkurtër me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Tivat ishte e vakët, po aq sa edhe fotografia që ai publikoi më pas në rrjetet sociale.
Mjafton të ndjekësh mediat gjermane, duke nisur nga Deutsche Welle në shqip dhe të tjerat, për të kuptuar forcën e sinjalit që po vjen nga Europa.
Në fund, Edi Rama duket se ka vetëm një rrugëdalje.
Zgjidhjen politike.
Një zgjidhje që lidhet drejtpërdrejt me fatin e tij politik.
Dhe sa më pak traumatike të jetë ajo, aq më mirë do të jetë për vendin, për rrugën europiane të Shqipërisë, por edhe për vetë projektin e Zvërnecit./Pamfleti
Projekti i Zvërnecit vdiq! Sepse ata që e kanë përfituar po diskreditohen si persona që po hedhin 4 miliard euro në një aferë pa projekt,pa siguri ligjore mbi pronësinë e tokës dhe bazuar në më shumë sesa dhjetë gënjeshtra nga pala shqiptare. Kështu rezultojnë pastrues parash të zeza jo investitorë seriozë. Ata ndryshe nga Rama emrin e tyre e kanë më të rëndësishëm sesa paratë
Sazani eshte historia e gjakut të shqiptareve perzier me beton. Kush dhe sa jete e lek kushtoi ajo baze ushtarake?! Si mund te luash ruletë. Po na ban Open albania, open vlora, do dali ne bursë për të pronontuar nje shezllong në vlore spo për të ngrenë një sheleg. Krejt bsnale historite që tregon Km. Vlora thahet e mbytet. Qelbet e dergjet, dergjet nga betoni e nga buzet e kuqe që i ka vu Km. Rrofsh.
O njerez po a dini arithmetike te thjeshte ? Kater miliarde thote zoteria do bejne mrekulline ne Shqiperi. Po mire po Kontrolli i Larte i Shtetit qe deklaron se ne Shqiperi cdo vit shperdorohen nje miliarde euro????? Atehere ca jane keto kater miliarde para atyre qe humbasim cdo vit? Pa le pastaj qe keta investitore jane dhe te perjashtuar nga taksat. Pa le qe aty nuk do shkele me kembe shqiptari. Pa le qe prishet nje ekosistem i rralle natyre. Mor po ky kaq budallej na di? Flet vetem me patronazhistet e thote rrofshin patronazhistet, popullit merri pronen,lere pa arsim, lere pa shendetesim , vidhi buxhetin e shtetit , bej per vehte kopshtin e Edenit ne kryeministri, bridh me carter, bej ekspozite zhgaravinash e i quan piktura. O pika qe ste bie a derezi. Ne djall do vesh.
Protestat e qytetarëve nuk janë vetëm për Zvërnecin. Është një revoltë kundër përjashtimit dhe kapjes së shtetit Ato janë shpërthimi i një pakënaqësie të akumuluar prej vitesh. Janë zëri i një shoqërie që ndihet e përjashtuar, e shpërfillur dhe e tradhtuar nga një pushtet që gjithnjë e më shumë vendos pa pyetur qytetarët dhe qeveris për një pakicë të privilegjuar. Zvërneci është vetëm pika që mbushi kupën. Në thelb të protestës është pyetja: kujt i përket Shqipëria? A u përket qytetarëve të saj, apo një grushti oligarkësh, klientësh dhe miqsh të pushtetit që përfitojnë vazhdimisht nga pasuritë publike? Kur vendime për bregdetin, ishujt, zonat e mbrojtura dhe territorin kombëtar merren pa konsultim me qytetarët, atëherë nuk kemi më demokraci pjesëmarrëse, por një qeverisje ku populli shihet vetëm si spektator. Qytetarët po protestojnë sepse janë lodhur nga korrupsioni që ka depërtuar në çdo nivel të administrimit publik. Ata shohin se si kontratat apo lejet më të rëndësishme dhe projektet më të mëdha përfundojnë pothuajse gjithmonë në duart e të njëjtëve njerëz. Ata shohin se si pasuria publike privatizohet për interesat e një pakice, ndërsa shumica përballet me paga të ulëta, çmime të larta dhe mungesë shprese, faktorë këto që çojnë në shpopullim. Kjo protestë është edhe kundër arrogancës së pushtetit. Kundër mentalitetit që e trajton kundërshtimin dhe kritikën si pengesë dhe jo si pjesë normale të demokracisë. Kundër një qeverisjeje që shpesh komunikon me qytetarët jo për t’i dëgjuar, por për t’u imponuar vendime të marra paraprakisht. Kur institucionet nuk dëgjojnë, qytetarët dalin në rrugë. Kur dialogu zëvendësohet nga propaganda, protesta bëhet forma më e direkte e demokracisë. Po protestojnë të rinjtë, sepse nuk shohin perspektivë. Universitetet kanë probleme të shumta, tregu i punës nuk ofron mundësi të mjaftueshme dhe meritokracia zëvendësohet nga lidhjet politike apo klienteliste. Për shumë të rinj, emigrimi shihet si alternativa e vetme për të pasur një jetë dinjitoze. Kur rinia humbet besimin tek e ardhmja e vendit të saj, atëherë ka dështuar një model i tërë zhvillimi. Por mbi të gjitha, këto protesta janë kundër përjashtimit. Shqiptarët ndihen gjithnjë e më shumë të përjashtuar nga vendimmarrja dhe nga përfitimet e zhvillimit ekonomik. U thuhet se po ndërtohen projekte luksoze, resorte elitare dhe investime strategjike, por ata pyesin me të drejtë: çfarë fitojmë ne prej tyre? Edhe sikur në Sazan apo Zvërnec të ndërtohej resorti më luksoz në Mesdhe, sa familje shqiptare do të kishin mundësi të kalonin pushimet aty? Sa mësues, infermierë, pensionistë apo punëtorë, etj, do të përballonin çmimet e një kompleksi të tillë? Me shumë gjasë, shumë pak ose aspak. Kjo do të thotë se pasuria publike do të vihej në shërbim të një elite ekonomike dhe të turistëve të pasur, ndërsa qytetarët e zakonshëm do të mbeteshin jashtë saj, si vizitorë në vendin e tyre. Prandaj protesta nuk është thjesht për një copë tokë apo për një projekt të vetëm. Ajo është një kërkesë për dinjitet. Një kërkesë për transparencë. Një kërkesë që qytetarët të pyeten për fatin e pasurive kombëtare. Një kërkesë për një shtet që u shërben të gjithëve dhe jo vetëm atyre që janë afër pushtetit. Kur një popull nuk dëgjohet, ai proteston. Kur sheh se pasuritë e përbashkëta po largohen nga kontrolli i tij, ai ngrihet proteston. Dhe kur ndjen se e ardhmja po ndërtohet pa të, ai kërkon të rimarrë fatin e vet në dorë. Kjo është arsyeja pse mijëra qytetarë po protestojnë sot: jo vetëm për Zvërnecin, por për Shqipërinë që duan të kenë nesër. Kjo është protesta e një populli që nuk pranon të jetë spektator në vendin e vet.
Ore do merret njeri me plerat ne Tirane. Qytet me te papaster nuk kam pare. Temperaturat po rriten. Qyteti nuk pastrohet. O kryeminister turist,fol me dike ne telefon te patrojne Tiranen, se ne taksat i kemi paguar.
Kjo është një revoltë popullore që ka në bazë të saj Pakënaqësinë e kësaj klase politike të qelbur , të koruptuar , që punojnë vetëm për interesat e tyre dhe të Oligarkëve ,, Kjo klasë politike gjatë këtyre 36 viteve ka prodhuar ,,, Emigrim masiv , varfëri , korupsion galopant , pasiguri , Administratë,, arogante , super të paaftë , e mbushur vetëm me patronazhiztë , kurva , prosituta,,Këta imoralitetin e kanë në genin e tyre. Nuk mbaron dot punë në asnjë institucion , Vdekshin të gjithë klasa politike e këtij 36 vjeçari . Burg për të gjithë pa dallim politik.