Ekonomi 3 Maj 2023, 16:19

Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e karburanteve në vend, ulen sërish nafta dhe benzina

Shkruar nga Pamfleti

Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e karburanteve në vend,

Bordi i Transparencës është mbledhur ditën e sotme dhe ka vendosur të ndryshojë sërish çmimin e karburanteve në tregun tonë.

Në përfundim të mbledhjes, Bordi vendosi që nafta të shitet me 172 lekë/litri nga 174 që ishte. Benzina do të shitet me 175 lekë/litri nga 177 lekë/litri që ishte. Ndërsa gazi ka mbetur i pandryshuar dhe do të shitet me 66 lekë/litri.

Lista e çmimeve:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 172 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 66 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 54 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 78 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 3 Maj ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

bordi cmimet naftës