Ekonomi26 Prill 2023, 18:30

“Kokëderri” në gjunjë para ndërkombëtarëve, anulon në heshtje Amnistinë Fiskale pas ultimatumit të DASH

Shkruar nga Pamfleti
“Kokëderri” në gjunjë para
Kryeministri Rama

Me gjithë presionin dhe ultimatumet nga mafia shqiptare, turke, kineze, ruse, serbe, kosovare, malazeze, bullgare e azere, që pastrojnë miliardat e botës së krimit e korrupsionit nëpërmjet Shqipërisë, Babloku i Surrelit nuk guxoi të çonte deri në fund betimin e tij: - “Unë them atë që bëj dhe bëj atë që them e nuk tërhiqem para askujt”

Ditën e hënë, me urdhër të kryeministrit Edi Rama, Ministria e Financa-Ekonomisë i ka dhënë fund skenarit mafioz për pastrimin e miliardave të krimit e korrupsionit, me projektin e Amnistisë Fiskale deri  2 milionë Euro, që ishte nismë personale e Edi Ramës.

Pas 1 viti marifete e propagandë mediatike intensive me gjoja ekspertë shqiptarë e të huaj, biznesmenë, ndërtues, bankierë, mafiozë e kriminelë të prezantuar si “emigrantë të ndershëm” dhe me konsultime publike farsë, qeveria ka hequr dorë përfundimisht nga amnistia.

Në fakt, është dorëzuar kryeministri Edi Rama, duke u ulur në gjunjë para ultimatumit të SHBA-BE, për të mos e vazhduar skemën mafioze të Amnistisë Fiskale, të maskuar pas fasadës se është ligj për legalizimin e kursimeve të pastra të emigrantëve shqiptarë.

Nëse BE ka reaguar 6 herë në adresë të qeverisë kundër Amnistisë Fiskale, SHBA ka reaguar vetëm 1 herë para 3 muajsh, me adresim direkt te Edi Rama, duke i lënë të kuptojë se “koka” e këtij projekti mafioz është ai, ndërsa lobuesit janë miliarderët e aktiviteteve kriminale.

Sipas informacionit konfidencial nga Ministria e Financa-Ekonomisë, DASH i ka kërkuar Edi Ramës, anulimin urgjent të skemës për Amnistinë Fiskale, si të papranueshme në programin Euro-Atlantik të luftës kundër aseteve të botës së krimit.

Sepse “de facto” kjo amnisti nuk legalizon “stoqet” e parave të pastra jashtë bankave, por është skemë lavatriçe për pastrimin e miliardave të krimit e korrupsionit në Shqipëri, Rajon, Ballkan, Azi, vendet arabe e Afrikë që e shohin si shteg të hapur këtë amnisti.

Në mbledhjen që u bë në Ministrinë e Financave, për anulimin e projektit të Amnistisë Fiskale, asistoi 1 përfaqësues i Thesarit Amerikan të Shtetit, i cili e cilësoi amnistinë, një akt kundër Urdhrit Ekzekutiv Nr. 14033 të Presidentit Amerikan,  Joe Biden, për zbulimin dhe sekuestrimin e pasurive kriminale.

Sepse amnistia “Rama”, fsheh dhe legalizon miliardat që nuk i kanë emigrantët, por politikanë, shtetarë të lartë, ministra, deputetë, drejtorë qendrorë, krye bashkiakë dhe individë e grupe që janë marrë  me korrupsion, trafiqe, prostitucion, grabitje bankash, kontrabandë e çdo lloji krimi.

Me gjithë presionin dhe ultimatumet nga mafia shqiptare, turke, kineze, ruse, serbe, kosovare, malazeze, bullgare e azere, që pastrojnë miliardat e botës së krimit e korrupsionit nëpërmjet Shqipërisë, Babloku i Surrelit u gjunjëzua dhe u tërhoq pas ultimatumit të SHBA.

Ai nuk guxoi të çonte deri në fund betimin e tij: - “Unë them atë që bëj, dhe bëj atë që them e nuk tërhiqem para askujt”./Pamfleti

amnistia fiskale ultimatumi i dash kokëderri edi rama