TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 2 Dhjetor 2023, 11:18

Miratohet bonusi i fundvitit për pensionistët, data kur nis shpërndarja

Shkruar nga Pamfleti
Miratohet bonusi i fundvitit për pensionistët, data kur nis
Edi Rama

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiare me bonusin e fundvitit, në masën 5 mijë lekë, me një fond total prej 3.5 miliardë lekësh.

Ministria e Financave konfirmoi sot se bonusi i fundvitit do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Shpërblimi mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit.

Në tre vitet e fundit, për indeksimin e pensioneve janë alokuar 25 miliardë lekë, të cilat me buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm arrijnë në afro 30 miliardë lekë dhe me efekt të përhershëm në buxhetin e shtetit.



edi rama pensionet

Lini një Përgjigje