
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zbatimi i ‘Paqes Fiskale’ do të nisë në fillim të 2026-ës.
“Paqja Fiskale” synon të vendosë një marrëdhënie të re të Qeverisë me bizneset, ndërsa Kreu i Qeverisë tha se nuk do të ketë më biznese që do të shohin inspektorët në dyert e tyre, por kjo do të bëhet me inteligjencë artificiale.
Paqja fiskale ka të bëjë me një marrëveshje që bizneset do të nënshkruajnë me qeverinë dhe që do të bazohet në 3 pika:
-Tatim i dakordësuar mbi fitimin
-Rishikim i pasqyrave financiare
-Falja e detyrimeve tatimore dhe kamatëvonesave
Rama u shpreh gjithashtu se ky plan mund të rrisë të ardhurat për arkën e buxhetit të shtetit, ndersa synim është ulja e informalitetit në ekonomi.
“Është shumë e rëndësishme që “Paqja Fiskale” të hartohet dhe të përmbyllet me sukses në aspektin konceptual deri në fund të këtij viti në mënyrë që vitin e ardhshëm të fillojmë me zbatimin e saj. Unë kam shumë besim që nëse “Paqja Fiskale” konceptohet dhe planifikohet ashtu siç duhet, do të jetë një mesazh shumë pozitiv për sipërmarrjen, por besoj do të mund të rrisë edhe të ardhurat për arkën e buxhetit të shtetit, ndërkohë që pika kyçe mbetet rritja e performancës në tërësi dhe ulja e informalitetit“, tha Rama.
Nga ana tjetër, Malaj u shpreh se kjo “Paqe Fiskale” do të sigurojë një zhvillim të qendrueshëm ekonomik.
“Qëllimi ynë është i qartë dhe ambicioz. Përmes kombinimit të politikave të shëndosha fiskale dhe monetare, reformave strukturore të thella dhe investimeve strategjike, ekonomia shqiptare do të garantojë një trajektore të re zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik“, tha Malaj.
“Paqja Fiskale” u premtua nga Kryeministri Edi Rama gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit, si një përpjekje për të ndryshuar nivelin e administratës shtetërore.
Rama tha e kjo “Paqe Fiskale” do të sjellë avantazhe të shumta për subjektet, por dhe qeverinë. Ndaj, kreu i qeverisë theksoi në atë kohë se nuk do të ketë rritje të presionit përmes inspektorëve, por sipërmarrësit mund të bëjnë një vetë-deklarimi përpara, 60% në përiudhën e pikut dhe 30% në periudhat e tjera.
Lini një Përgjigje