Ekonomi 5 Dhjetor 2023, 22:26

Pse po bie Euro? Paralajmëron gazetari: Po ndikon pastrimi i parave

Shkruar nga Pamfleti

Pse po bie Euro? Paralajmëron gazetari: Po ndikon pastrimi i parave

Gazetari i ekonomisë, Bardh Sejdarasi, tha se çdo transaksion që bëhet në bankat e nivelit të dytë raportohet në Drejtorinë për Parandalimin e Pastrimit të Parave. Sipas tij janë bërë të paktën 765 denoncime në Prokurori për dyshime për pastrim parash.

Sejadrasi shprehet se aktiviteti i pastrimit të parave sjell shumë prurje të euros dhe bën që fuqia e monedhës të bjerë përball lekut.

“Në bankë çdo transaksion që bëhet raportohet në drejtorinë e parandalimit të pastrimit të parve, e cila ka më shumë se 765 denoncime në Prokurori për dyshim për pastrim parashë.

Ka një njësi në Bankën e Shqipërisë që monitorin të gjitha pikat e exchanges në vend. I gjithë ky system dhe ai bankave të nivelit të dytë janë nën monitorim të agjencisë së pastrimit të parve. Pastrimi i parave sjell më shumë prurje të kësa paraje dhe çon në uljen e fuqisë së lekut”, është shprehur Sejdarasi në “Euronews”.

rënia euros pastrimi parash