
Çmimet e karburanteve janë rritur sërish, duke reflektuar një trend të vazhdueshëm shtrenjtimi në tregun vendas.
Çmimet e karburanteve kanë pësuar një tjetër rritje, pas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës më 2 maj 2026.
Në vendimin paraardhës, çmimi maksimal i gazoilit (standardi SSH EN 590) ishte 203 lekë për litër në shitje me pakicë dhe 191 lekë për litër në shumicë. Ndërsa benzina shitej me një tavan prej 175 lekë për litër në pakicë dhe 163 lekë për litër në shumicë.
Sipas vendimit të ri, çmimi i gazoilit në pakicë nuk duhet të kalojë 206 lekë për litër, ndërsa në shumicë 194 lekë për litër. Për benzinën, çmimi maksimal në pakicë është përcaktuar në 184 lekë për litër dhe 172 lekë për litër në shumicë.
Këto çmime hynë në fuqi sot, në orën 16:00, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të reflektohen ndryshimet e tregut.
Autoritetet u kërkojnë operatorëve të tregut të zbatojnë vendimin, duke paralajmëruar masa deri në pezullim aktiviteti në rast shkeljesh.
Njoftimi i plotë:
Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 184 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 ora 16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.
SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.
Bordi leshit, bord shkerdhate Mos tall popullin e ngrate E dime qe pas ketij Bord mavria Per cdo gje vendos qeveria Loje te ndyre qe ben ky bordi Eshte me i zi se korbi Situata tregon vete E ul 10 e ngre 50...