TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-02-21 09:46:00

Dëmtimi i aksit Librazhd-Pogradec, ARRSH: Ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

Shkruar nga Pamfleti

Dëmtimi i aksit Librazhd-Pogradec, ARRSH: Ndalohet kalimi i autobusëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se situata në vendin e rrëshqitjes së dherave në segmentin Arrat e Gurrës, në aksin Librazhd–Pogradec, është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit.

Pas një vlerësimi në terren dhe në koordinim me Policinë e Shtetit, ARRSH ka vendosur ndalimin e qarkullimit për mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët në këtë segment, deri në një njoftim të dytë, për arsye sigurie.

“Në vijim të njoftimit të mëparshëm për aksin Librazhd-Pogradec, vendi i quajtur Arrat e Gurrës, ju informojmë se situata në vendin e rrëshqitjes është agravuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit. Pas vlerësimit në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policinë e Shtetit, njofton se do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autobusëve në këtë segment, deri në një njoftim të dytë, për arsye sigurie”, thuhet në njoftim.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve dhe operatorëve të transportit të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative deri në stabilizimin e plotë të situatës.

ARRSH thekson se masat e marra synojnë garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe parandalimin e incidenteve të mundshme, duke kërkuar mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës.

Lini një Përgjigje