Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, është dëshmitari i radhës në procesin gjyqësor për dosjen “Partizani”. Topi pritet të paraqitet në gjykatë në orën 11:00, ku do të japë dëshminë e tij në seancën ku vijon shqyrtimi në themel i çështjes.
Paraqitja e ish-presidentit vjen në një fazë të rëndësishme të procesit, ku trupi gjykues po vijon marrjen në pyetje të dëshmitarëve për të sqaruar rrethanat e çështjes.
Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Ky i fundit akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin, privatizuan kompleksin partizani.
Cfare presiident zeza, ky as president pe lecke nuk ka qene.