TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-07-03 11:10:00

Kreu i SPAK pyetet për dosjen e

Shkruar nga Pamfleti

Kreu i SPAK pyetet për dosjen e

Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, ka refuzuar të komentojë ecurinë e hetimeve për çështjen e "21 Janarit", duke theksuar se dosja është ende nën hetim.

I pyetur nga deputeti socialist Ermal Pacaj gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Civile, Braho tha se nuk mund të japë detaje të mëtejshme për një procedim që vijon të hetohet.

"Është një çështje konkrete dhe e ndjeshme. Është një çështje nën hetim dhe hetimet vazhdojnë. Nuk kam koment tjetër për këtë çështje. Unë e kuptoj edhe pjesën e përfaqësuesve ligjorë apo trashëgimtarëve. E kuptoj ndjeshmërinë e rastit. Nuk e zgjidhim dot këtu këtë çështje. Nëse palët kanë pretendime, duhet t'i drejtohen Prokurorisë së Posaçme dhe të marrin përgjigje, siç e parashikon Kodi i Procedurës Penale", u shpreh Braho.

Lini një Përgjigje