TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-02-21 20:54:00

Nga Dibra, në Tepelenë e Gramsh, ARRSH tregon 3 akset alternative pas bllokimit të rrugës në Librazhd

Shkruar nga Pamfleti
Nga Dibra, në Tepelenë e Gramsh, ARRSH tregon 3 akset alternative pas
Aksi Librazhd-Prrenjas i dëmtuar

Pas bllokimit të aksit nacional Librazhd–Prrenjas, në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka publikuar tre akse alternative për të menaxhuar situatën e rënduar të trafikut dhe për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve.

Sipas njoftimit zyrtar, për autoveturat sugjerohen dy itinerare alternative: aksi Maliq–Lozhan–Strelcë–Gramsh–Elbasan, si dhe aksi Qafë Thanë–Pogradec–Korçë–Leskovik–Përmet–Tepelenë. Këto rrugë pritet të përballojnë fluksin e mjeteve të lehta që lëvizin nga juglindja drejt qendrës së vendit dhe anasjelltas.

Ndërsa për mjetet e tonazhit të rëndë është përcaktuar një itinerar i veçantë, që kalon përmes Pikës Doganore të Qafë Thanës, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, për të vijuar më pas nga Pika Doganore e Bllatës dhe Rruga e Arbërit.

Njoftimi i plotë

Duke marrë shkas nga situata e rënduar e trafikut, si pasojë e bllokimit të aksit nacional Librazhd–Prrenjas (në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”), ARRSH, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve, sugjeron përdorimin e akseve alternative si më poshtë:

Për autoveturat:

Maliq – Lozhan – Strelcë – Gramsh – Elbasan

Qafë Thanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë

Për mjetet e tonazhit të rëndë:

Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit

Duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe të gjithë banorëve të zonës, ju lutemi të ndiqni me kujdes sinjalistikën rrugore si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

 

Lini një Përgjigje