
Kreu i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli është thirrur sërish në SPAK ditën e sotme.
Teksa hynte në ambientet e SPAK, Suli tha për gazetarët se sot është paraqitur për dorëzuar disa dokumente.
"Erdha për të dorëzuar dokumentat”, tha ai për gazetarët.
Prokuroria e Posaçme pritet t’i kërkojë Rakip Sulit sqarime lidhur me hetimet që po kryhen për fondet e tërmetit të vitit 2019-të dhe një tender për pastrimin e qytetit.
Më kontretisht, Prokuroria po kryen hetimet ndaj Suli dhe zyrtarëve të tjerë për disa vepra penale, siç janë “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.
Në kudër të këtyre hetimeve agjentë të byrose kombëtare të hetimit kanë sekuestruar disa dokumente në bashkinë Kamëz, por edhe procedura të tenderit për pastrimin e qytetit.
Kujtojmë se dy ditë më parë, Rakip Suli është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në lidhje me akuzën e korrupsionit dhe shkeljes së barazisë në tendera.
Pas daljes nga SPAK, Suli është ndalur në një prononcim për mediat. Ai tha se duhet ta lëmë drejtësinë që të bëjë punën e vetë se po jep shpresë të shqiptarët. Suli shtoi se do të shkonte në SPAK sa herë të thërritej.
“Ditë e bukur sot. Të lëmë drejtësinë që të bëjë punën e vetë se po jep shpresë të shqiptarët. Fati që kjo drejtësi do të japë llogari për qytetarët. Më lini të bëj detyrën time, në respekt të qytetarëve”, tha Suli.
Lini një Përgjigje