
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është pyetur lidhur me refuzimin e bërë nga partitë e reja si “Mundësia”, “Shqipëria Bëhet” dhe “Lëvizja Bashkë”, për kërkesën për t’u ulur në një tryezë bashkëpunimi kundër qeverisë.
Ai u shpreh se nuk mund të paragjykojë pa u mbledhur tryeza e nesërme, ndërsa la të hapur mundësinë se ata mund të ndryshojnë mendim.
Berisha theksoi se dera është e hapur për të gjithë ata që e ndjejnë veten opozitarë, ndërsa qëllimi sipas tij është një front sa më i gjerë kundër qeverisë.
Kujtojmë se Berisha thirrur një tryezë të hapur me partitë opozitare, shoqërinë civile dhe sindikatat me synimin për të ndërtuar një front të përbashkët kundër qeverisë Rama.
Tryeza, e titulluar “Zgjidhja për Shqipërinë”, do të mbahet më 9 janar, ora 11:00 dhe është njoftuar zyrtarisht nga PD si një tentativë për bashkërendimin e aksionit opozitar.
Lini një Përgjigje