TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2024-11-11 10:26:00

SPAK merr në dorë hetimet për masakrën e Dobraçit, dyshohet se u krye nga një grup kriminal 

Shkruar nga Pamfleti

SPAK merr në dorë hetimet për masakrën e Dobraçit,

Masakra e Dobraçit ka kaluar për hetim në SPAK.

Dosja e “masakrës së Dobraçit” në Shkodër, ku humbën jetën Arlind Bushati, Hamza Lici dhe çifti i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup kriminal, vepër që është kompetencë e SPAK-ut.

Si ndodhi ngjarja?

Basha ishte duke lëvizur me motor bashkë me gruan e tij, Flutura Basha që vdiq atë ditë nga plagët e marra, kur u gjendën mes të një atentati me armë zjarri.

Objektiv i atentatit duket se ishin dy viktimat e tjerë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si dhe një tjetër që po lëvizte me ta në makinë, por që nuk është identifikuar ende nga autoritetet.

Nga atentati, 23-vjeçari Hamza Lici që ishte në drejtimin e makinës tip “Benz” humbi kontrollin e saj dhe përplasi çiftin e bashkëshortëve.

Deri më tani, policia ka përcaktuar dhe ka arritur të zbuloj se makina tip “Range Rover”, e përdorur në atentat është vjedhur në Durrës disa kohë më parë.

 

dosja e “masakrës së dobraçit”

Lini një Përgjigje