TAGS-AT E JAVËS

Kulture2026-07-26 11:11:00

'Kur arrita te ajo skenë u përlota'/ Christopher Nolan zbulon arsyen pse zgjodhi të bëjë filmin Odisea

Shkruar nga Pamfleti
'Kur arrita te ajo skenë  u përlota'/ Christopher Nolan
Christopher Nolan

Regjisori Christopher Nolan ka zbuluar se vendimi për të sjellë në ekran filmin Odisea nuk erdhi vetëm nga dëshira për të ekranizuar veprën e Homerit.

Nolan thotë se gjithçka mori një kuptim krejt tjetër pasi në jetën e tij hyri Charlie, qeni i familjes.

Në një intervistë për BBC Radio 1, Nolan tregoi se skena ku Odiseu ribashkohet me qenin e tij besnik, Argosin, ishte momenti që e preku më shumë gjatë leximit të eposit. Argosi e pret për vite të tëra kthimin e të zotit dhe, sapo e sheh sërish, ngordh në paqe.

“Unë nuk jam rritur me qen. Kur fëmijët e mi ishin të vegjël, na luteshin vazhdimisht të merrnim një, por nuk e bëmë kurrë. Vetëm pasi ata shkuan në universitet morëm Charlie-n, dhe ende janë pak të mërzitur për këtë. Por po, një qen ta ndryshon jetën”, tha regjisori.

Nolan pranoi se pikërisht skena me Argosin e bindi se duhej ta realizonte filmin.

“Kur arrita te ajo pjesë, u përlota. Sinqerisht, ishte një nga arsyet kryesore pse vendosa ta bëja këtë film”, u shpreh ai.

Kur gazetari i BBC-së i kujtoi se edhe Matt Damon, që luan rolin e Odiseut, ka një qen me emrin Charlie, Nolan buzëqeshi dhe tha: “Ishte e shkruar.”

Isopolifonia shqiptare dhe fyelli i mjeshtrit Vendim Kapaj janë përdorur gjithashtu në film.

Ishte kompozitori fitues i çmimit Oscar, Ludwig Göransson, i cili ka zbuluar se gjatë krijimit të muzikës së filmit ka kërkuar tinguj autentikë nga kultura të lashta, duke udhëtuar edhe në jug të Shqipërisë për të regjistruar iso-polifoninë shqiptare.

Në një intervistë për New York Magazine, Göransson tregoi se përjetoi një udhëtim të veçantë artistik, gjatë të cilit kaloi një javë duke regjistruar këtë traditë muzikore të njohur nga UNESCO si Pasuri e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.

“Shkova në jug të Shqipërisë dhe kalova një javë duke regjistruar një stil të lashtë këngësh të quajtur iso-polifoni, të cilin nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë në një film”, u shpreh kompozitori.

christopher nolan filmin odisea

Lini një Përgjigje