
Sipas burimeve dyshohet se autori është polic në komisariatin nr 2.
Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit. Sipas burimeve dyshohet se autori është polic në komisariatin nr 2. Shkaku i vrasjes dyshohet të jetë për konflikte pronësie.
Kujtojmë se Eduard Reçi u vra rreth orës 23:00 të së mërkurës, (13 nëntor 2024), (fillimisht i plagosur rëndë), poshtë pallatit ku jeton, të cilin e ka ndërtuar vet, në rrugën “Gjeneral Nikols” në Tiranë, përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë.
Biznesmeni mori një tek plumb që i përkshkroi tej për tej në kokë dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës rreth orës 04:00 të mëngjesit të 14 nëntorit. Në fillim u kujtua se ishin fishekzjarre, edhe sipas dëshmisë së të afërmve të viktimës, por një plumb nga distanca, dyshohet me pushke snajper, e shembi përtokë biznesmenin.
Grupi hetimor ka sekuestruar kamera sigurie të bizneseve pranë, kryesisht bar kafe, por për shkak të errësirës deri më tani është parë e vështirë të kapet pamje e autorit ose autorëve. Por pamjet kanë fiksuar Eduard Recin teksa ecën, dhe bie në tokë pas një të shtëne, zhurma e së cilës dëgjohet edhe në disa kamera sigurie që regjistrojnë me zë.
Në pyetje janë marrë familjarët e tij, të cilët kanë mohuar që të kenë dijeni përplasje apo konflikte të Eduard Reçit me persona të tjerë. Vite më parë, burimet thonë se Reçi ka qenë në krye të një drejtorie të SHISH në vitin 1996, por autoritetet ende nuk janë orientuar drejt vrasjes për shkak të kësaj detyre që ai ka mbajtur. Pas vitit 2000 ai ishte marrë me biznes.
Në përditësim
Lini një Përgjigje