
The Socialist Party seems to have focused its entire campaign on the electoral machinery and public administration in the Fier region, replacing politics with clientelism and creating a climate of fear, which some citizens and opposition candidates increasingly describe as a "dictatorship!"
"What do you say?! You're dreaming with your eyes open?!" This was the answer this journalist received from a group of elderly people who were playing dominoes in the center of the village of Libofshë in Fier, to the question of whether there was anyone who was both employed in the public administration and also a supporter of the opposition.
“Even when they put them to work, they put them to work to get them out of the Democratic Party,” added the pensioner, who, like many others BIRN spoke to in many villages and towns in the Fier region, declined to be cited by name, due to what could be considered a climate of fear and terror from the socialist electoral machinery.
Meanwhile, in Divjaka, a relatively wealthy agricultural town about an hour north, some of the activists of the Democratic Party, in opposition for 12 years, laughed out loud when asked about the same thing, as if they had heard the biggest surprise in a long time.
The laughter was interrupted by Aurel Malko, candidate for MP and leader of the opposition in Divjaka, who said that the opposition also counts supporters among public administration employees, although the latter "rarely dare to express themselves publicly."
The use of public administration and public sector jobs to hire militants and employment in exchange for family or even extended family votes is not new in Albania.
In the decades since the fall of communism, public administration jobs, especially leadership positions, have changed hands every four times that political power has changed, as various parties have risen and fallen, through the misuse of the state structure for votes and the loss of access to this structure. As a result of the previous administration’s regular dismissals to create vacancies for militants of the party that came to power, taxpayers have been forced to pay hundreds of millions of euros in damages for court decisions of unfair dismissals.
However, things seem to have gone to extremes in recent years, as an army of the ruling party, described by the prime minister as “patronageists” and by citizens and opposition supporters as an “army of spies,” appears to systematically control public sector employment, leaving nothing out of the mechanism of votes for jobs, with the result that citizens feel insecure about their livelihoods or those of their families or extended family networks, are afraid to speak out critically or dare not express support for any other party, be it from the main opposition or from the smaller parties competing in the elections. This climate of pressure seems to have killed politics as politics to replace it with a giant system of clientelism, clientelism that uses a fluctuating dose of threats with bribes.
“I was fired early on,” says Tomorr Abdurrahmani, an opposition activist in neighborhood no. 2 of the city of Fier, who worked as an electrician at a pumping station during the current opposition government. Since the change of power twelve years ago, he has been living on a partial disability payment at work.
“The people in general are on the streets,” says a friend of his, also an opposition supporter, who works as a daily wage laborer in construction, “but the opposition supporters even more so.”
Historical division
Fier is the second largest region in Albania after Tirana, with a voting population of around 400,000 and 16 of the 140 seats in the Albanian Parliament. The Socialist Party has always had an advantage, typically winning 9 of the 16 seats, leaving 7 seats for the opposition parties. A deeper result for the Socialists was only recorded in 2017, with 10 seats.
Fier's leftward tilt seems to be partly linked to the legacy of the communist era, when the oil industry and other related industries offered comparatively higher wages than in the rest of the country for urban areas, and partly to the trauma of 1997, when, after the collapse of fraudulent financial schemes, which the DP government failed to stop in time, the government responded to citizen protests with attempted police and military repression, which sent the country into chaos and caused over 1,800 violent deaths.
“We vote for the left because at least it took the weapons out of our hands so we wouldn't kill each other,” an elderly man in the village of Struma, in the hills at the foot of Mount Shpirag, told this journalist.
Marrëdhëniet sociale të krijuara nga shteti diktatorial i kohës së komunizmit kanë krijuar gjithashtu dy baza mbështetëse për kundërshtarët e Partisë Socialiste, e cila shihet gjerësisht si trashëgimtare e Partisë së Punës. Njëri grup përbëhet nga pasardhësit e familjeve të vendosura në zonat ish-kënetore dhe në vetë qytetin e Fierit në vitet 1930, pas dhunës ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi, kur dhjetëramijëra vetë u shpërngulën për t’u vendosur në zona të ndryshme të Ultësirës Perëndimore në Shqipëri. Grupi i dytë i kundërshtarëve të PS-së janë grupi i shqiptarëve që u përzunë me dhunë nga Greqia në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, pra komuniteti çam. Të dy këto grupe ishin të dizavantazhuar dhe të persekutuar gjatë kohës së komunizmit, gjë që reflektohet në votimet e sotme.
Mbështetja e këtyre grupeve për demokratët gjithsesi nuk është e pakushtëzuar. Perceptimi i përgjithshëm është se ky lloj votuesi, ndonëse ngurron fort të votojë PS-në, duhet të ketë një arsye shtesë për të dalë në votime në mbështetje të opozitës.
Socialistët nga ana e tyre, në Fier si edhe në të gjithë Shqipërinë, i gëzohen një numri mbështetësish besnikë, të cilët janë të gatshëm ta votojnë pavarësisht çdo gjëje.
“Ky e voton Partinë edhe nëse ajo ia heq pensionin fare,” thotë një mësues në pension ndërsa bën me shenjë nga një mësues tjetër në pension me të cilin po luan shah në fshatin Babunjë.
“Të ka futur shiringën komunizmi,” shtoi ai duke iu drejtuar drejtpërsëdrejti shokut, i cili po shpërfillte sugjerimet se qeveria e sotme është e korruptuar duke thënë: “të gjithë vjedhin.”
Shiringa për të cilën po flitet në këtë rast quhet “vetëmohim”, një parim i zhvilluar mes shoqërive që kanë jetuar nën regjime totalitare, në të cilat, individi indoktrinohet të mendojë për të mirën e grupit, pa marrë parasysh interesin personal deri në vetësakrifikim. Është ndryshe nga altruizmi, që sugjeron ndihmesë për të tjerët pa dëmtuar veten.
Mbështetja për socialistët nuk mundet kurrsesi të merret e garantuar. Pasi PS mori 104 mijë vota në zgjedhjet e vitit 2007, Qarku i Fierit i dha asaj gati 92 mijë më 2021. Me pak fjalë, rreth 13 mijë votues ndryshuan mendje për të. Votat e dy partive opozitare, PS dhe LSI të marra bashkë, u rritën me rreth 9 mijë, gjë që sugjeron se një pjesë jo e vogël e atyre që votuan Ramën më 2017, votuan kundër tij në vitin 2021.
Pleqëri dhe varfëri
E gjithë Shqipëria është plakur gjatë dekadës së fundit në mënyrë dramatike, me emigrimin që ka gërryer moshat e reja dhe ka ulur lindshmërinë, duke sjellë rritje dramatike të numrit të të moshuarve në raport me popullsinë totale. Por ndërsa qarku Tiranë vijon të tërheqë të rinj nga i gjithë vendi dhe popullsia është disi më e balancuar, në qarqet e tjera, situata duket më dramatike. Në Tiranë, popullsia mbi 65 vjeç përbën 16% të totalit të popullsisë ndërsa në Fier, 24% ose pothuajse një në çdo katër qytetarë i përket moshës së tretë.
Kjo është gjenerata që ka jetuar gjysmën e jetës nën komunizëm dhe gjysmën në tranzicion. Pensionet e tyre paguhen nga një numër shqiptarësh gjithnjë e më të paktë në moshë pune, nëse e kanë një të tillë. Pensionet fillojnë nga 9 mijë lekë të rinj, për ata që nuk kanë vite kontributesh, dhe vijojnë deri në 40 mijë, për ata të paktë që kanë pasur vite të plota pune, si në kohën e komunizmit ashtu edhe në kohën pas. Numri i këtyre të fundit duket se është i vogël, pasi pensioni mesatar urban është 19 mijë lekë, ndërsa ai rural, pak më shumë se 9 mijë lekë.
Dhe nëse situata duket keq, perspektiva është akoma më e zymtë.
Skema e pensioneve që përdor Shqipëria u konceptua, – nën akuzat se po sillej si socialist, – nga shtetari gjerman Otto von Bismarck. Kjo skemë ka imagjinuar një botë në të cilën katër vetë punojnë dhe nga kontributet e tyre paguajnë një pension, i cili duhet të jetë sa 70% e pagës që pensionisti ka pasur kur ka qenë i punësuar. Në varësi të raportit kontribues-të punësuar, mundet që të rritet mosha e pensionit për të ulur përfitimet dhe rrjedhimisht të zgjatet koha e punës për t’i rritur kontributet. Ose mundet të rrisësh përqindjen që u mbahet nga paga kontribuesve ose të ulësh pensionet në raport me pagat. Shqipëria i kë bërë të gjitha këto në katër “reforma” të ndërmarra, në vitin 1995, në vitin 2001, në vitin 2006 dhe, e fundit, më 2015. Si përfundim, të 750 mijë të punësuarit me pagë mesatare bruto 83 mijë lekë, paguajnë 25% të pagës për të financuar pensionet e rreth 700 mijë pensionistëve.
Aktualisht në Shqipëri ka diçka më shumë se sa 1.1 të punësuar për pensionist, gjë që detyrimisht i bën pensionet shumë të ulëta. Por nëse i përket gjeneratës së shqiptarëve që sot janë 45-65 vjeç, dije që ti je pjesë e një gjenerate që sot numëron 681 mijë individë. Pensioni yt do të duhet të paguher nga një nga 517 mijë shqiptarët që sot janë nga zero deri në 18 vjeç. Nëse supozojmë që gjenerata e re e shqiptarëve, punësohet e gjitha 100%, gjë që është jashtë normales, secili prej tyre do të duhet të paguajë afërsisht 1.3 pensione.
Kjo nuk i ka ndaluar palët politike që të bëjnë premtime fantastike për pensione të larta.
“400 euro pension mesatar, vetëm me EDIN”, thotë një reklamë elektorale e Partisë Socialiste, në të cilën, shifra 400 euro është me ngjyrë të artë, siç zakonisht përdoret në reklamat e Jackpot të kazinove. “Pension minimal 200 euro për të gjithë,” thotë Berisha.
Në fund të fundit, ndërsa pensionistët janë, në rang kombëtar, 20% e popullsisë, mes shqiptarëve mbi 18 vjeç, pra mes shqiptarëve që kanë të drejtë vote, pensionistët përbëjnë 35%. Ndërsa në Qarkun Fier popullsia votuese rezidente mbi 65 vjeç përbën 41%.
“Shtatëmbëdhjetë vota që kam në familje do t’ia jap Arlind Qorit,” tha një pensionist në lulishten në qendër të Lushnjës një pasdreke me diell, ndërsa shprehu besimin se me politikanin e së majtës, aktivizmi i të cilit deri më tani ka arritur të kthejë vëmendjen politike te kjo pjesë e shoqërisë, pensionet do të mund të rriten. Mbështetësi i Qorit e kishte pensionin 28 mijë lekë pas mbi 40 vitesh kontribute të plota në punë në grumbullim prodhimesh bujqësore. Por ai ishte i vetmi nga ata me të cilët BIRN foli që kishte mendimin se pensionet mund të rriten apo mbi të cilin mesazhi i Qorit kishte funksionuar.
“Na gënjejnë ne”, u përgjigj një tjetër pensionist, i pyetur ndërsa luante domino në Fier, pensioni i të cilit, 40 mijë lekë, vinte pas viteve të plota të punës në industrinë e naftës.
“Atyre as nuk u rruhet hiç as për votën tonë, jo më të na rrisin pensionet,” tha një fermer në Libofshë, i cili plotëson pensionin e tij të fshatit prej 9000 lekësh duke vijuar të punonte një parcelë me vreshta e ullinj. “Votat që u duhen atyre i marrin kështu,” shtoi, duke iu referuar sistemit të patronazhimit, ndërsa portreti i stërmadh i kandidatit socialist, Ceno Klosi, vështronte i heshtur nga kati i dytë i një ndërtese.
Mësuesi në pension që luante shah në Babunjë ia hodhi fajin për pensionet e ulëta reformës së qeverisë së parë të Partisë Demokratike në vitin 1995. Ai gjithsesi shtoi se i ishte ankuar për pensionin Erion Braçes, pa marrë përgjigje.
Një i moshuar në Strumë tha se ai kishte shfrytëzuar skemën e sigurimit vullnetar të fermerëve, një skemë e subvencionuar nga taksimi i përgjithshëm në masën 80%, dhe tani shijonte një pension në masën 22 mijë lekë. Por i shtyrë më tutje, ai shtoi: “Këtu askush nuk jeton dot vetëm me pension, apo vetëm me bujqësi. Fëmijët nga emigrimi na i plotësojnë.”
As toka nuk mundet të ndihmojë shumë pasi, shpjegoi ai, të 15 dynymët e familjes së tij janë ndarë nga reforma e vitit 1991 në pesë vende, me parcelën më të madhe, 4 dynym. “E mbjellim për ta mbjellë, por nuk është se jeton dot me të,” shpjegoi ai.
Ndërsa në qendër të Fierit, mbrëmjen e së hënës më 28 prill, kandidatja e Lëvizjes Bashkë, Mirela Ruko u përpoq, pa shumë sukses, të lërë një përshtypje mbi një grup pensionistësh e pensionistesh mosbesues se diçka mund të bëhet.
Një grua e kishte pensionin 9 mijë lekë, pasi kishte punuar një pjesë të kohës në një fabrikë fason.
“Mirë për bukë, po kur sëmuremi?!” pyeti ajo në mënyrë retorike. “Se njeriu edhe sëmuret, dhe mjeku do lekë,” shtoi ajo. Kandidatja Ruko u përpoq ta ngushëllonte duke i thënë se, edhe nëse je me rrogë, një vizitë te mjeku apo te laboratori i analizave, të bie rëndë.
Ndërsa grupi i të moshuarve u çua për të ikur, e moshuara me 9 mijë lekë pension komentoi ironikisht ofertat politike: “Së shpejti do të hamë me lugë floriri,” tha ajo.
Çështje lirie
Rreth dyqind metra larg stendës së “Lëvizjes Bashkë”, por në një univers tjetër, stenda e Partisë “Mundësia” tërheq votues me modelin e telemarketingut. Kandidatja Frida Mavriqi, një gazetare që ka punuar si prezantuese lajmesh dhe që është edhe zëdhënëse e Partisë “Mundësia”, po përfundon një video drejtuar emigrantëve, në të cilën përsëritet mesazhi i partisë, i cili konsiston në thirrjet për shtet të vogël dhe “një vend që ia dilet me punë.” Partia është e themeluar dhe e drejtuar nga Agron Shehaj, një biznesmen i suksesshëm, i cili më parë ka qenë deputet i Partisë Demokratike ndërsa në këto zgjedhje ka arritur të tërheqë vëmendjen me deklarata tip-Trumpiste për “mbyllje të televizionit publik” apo për “shtet të vogël.”
Mavriqi hutohet pak kur pyetet për çështje të tilla praktike si kujdesi shëndetësor.
“A mendoni se shëndetësia duhet të paguhet nga taksimi i përgjithshëm apo nga xhepi?” e pyes. “Nga xhepi,” më thotë. “Po për të varfrit?” e pyes. “Jo, për të varfrit jo,” më thotë pa sqaruar më tutje.
“Mundësia” ka arritur të depërtojë në shoqëri, dukshëm falë shfaqjeve të shpeshta të kryetarit të saj në televizione dhe shumave të parave të shpenzuara nga xhepi personal i Shehajt, me struktura të ngritura në të gjithë Shqipërinë. Mesazhi i tij në mbështetje të lirisë individuale, në epokën kur shteti është jo ndonjë gjë shumë më shumë se sa një sistem patronazhistësh socialistë, nuk ngjan pa vend dhe as nuk ngjan pa efekt në publik. Fati i partisë gjithsesi mbahet në balancë sepse, pavarësisht se si del ajo në zgjedhje, ka gjasa që xhepi i Shehajt nuk është mjaftueshëm i thellë për të mbajtur një parti përgjithmonë.
Liria individuale në epokën e patronazhistit është në fakt një çështje që shqetëson edhe shumë të tjerë, njerëz të zakonshëm apo politikanë, në të majtë apo në të djathtë.
“Inshallah nuk e merr ky, se e bëri diktaturë,” thotë një i ri i kthyer nga emigrimi nga Dërmenasi, një fshat pak në dalje të Fierit. “Le ta marrë kush të dojë, por jo ai,” shtoi ai duke iu referuar Ramës.
Gerard Komini, një inxhinier ndërtimi, kandidat i Koalicionit Euroatlantik, thotë gjithashtu se ai ka hyrë në fushatë për shqetësimin se liria po i ikën shqiptarëve prej duarsh. Ai tregon eksperiencën e tij të parë, kur u angazhua në protestat studentore të vitit 2018, kur prindërve të tij në Fier iu bë e qartë nga drejtuesit në shtet se i biri ishte mes protestuesve antiqeveritarë.
“Prindërit më mbështetën,” tha ai, “dhe kjo më bëri të mendoj për të drejtën time për të protestuar.” “Njerëzit këtu kanë frikë, kërcënohen çdo ditë me bukën e gojës,” shtoi Komini.
Mes grupit të vogël të aktivistëve të “Lëvizjes Bashkë”, shumë nuk jetojnë në Fier, një qytet ku praktikisht ka shumë pak mundësi punësimi jashtë sektorit publik. Disa punojnë në Tiranë, dy të tjerë pritet të shkëputen nga Gjermania ku punojnë për të kontribuuar për disa ditë në fushatë. Spiro Goga, një elektriçist në pension, mbështet “Lëvizjen Bashkë”, pasi ka mbështetur më parë socialistët.
"He didn't do anything," he says of Prime Minister Rama.
Elis Baba, an architect with his studio in Tirana, has been separated from campaign work in Fier.
“If you want proof that the country has fallen into dictatorship,” he says, “go out to Skanderbeg Square and see that grotesque building in the shape of Skanderbeg.” “It’s a monument to dictatorship,” he added.
"Instead of moving forward, we are returning to primitivism."/Reporter.al
Lini një Përgjigje