TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota2024-12-01 19:11:00

Dodik and Vucic are fulfilling the strategic goal of Putinism, the ban on EU integration

Shkruar nga Pamfleti

Dodik and Vucic are fulfilling the strategic goal of Putinism, the ban on EU

Everything known about "Putinism," a form of autocracy that is conservative and populist and that mythically links Russia and Vladimir Putin, can largely be seen in Vucic's Serbia, says Edina Beqirevic, author of the book "Putinism in Western Balkans", in an interview for REL.

Beqirevic, a lecturer at the Faculty of Criminology, Criminology and Security Studies in Sarajevo and a researcher at the Atlantic Initiative, announces that her book about the Russian president and his influence mainly in Serbia, Bosnia and Herzegovina and Montenegro, will be published in December .

She says she wrote the book primarily for young people, students, who often lack "a nuanced perspective on geopolitical issues and the complex dynamics surrounding the Western Balkans and global conflicts."

She sees the President of Serbia, Aleksandar Vučić, and the President of the Republika Srpska entity in Bosnia and Herzegovina, Milorad Dodik, as key players of "Putinism", who together fulfill Russia's strategic goal, which is to stop further Euro-Atlantic integrations. in the region.

Radio Free Europe: Can we start by describing what "Putinism" is and what are its manifestations?

Edina Beqirevic: The term was first used in the West by William Safire on January 31, 2000, in an article published in The New York Times, when Vladimir Putin was acting president of Russia.

Safire heralded the era of "Putinism" as a dark prospect for Russia — a return to repression, stagnation and autocratic rule.

In that article, he criticized US President Clinton for promoting the idea at the Davos summit that Putin might be a secret democratic reformer.

The predictions from Safire's article came true, but the danger of the Putin regime was ignored for too long.

In the West, the term "Putinism" began to be used more intensively from 2012, and the authors agree on some common characteristics.

"Putinism" is a form of autocracy that is conservative and populist. It mythically connects Russia and Vladimir Putin. In short, Putin is Russia and Russia is Putin.

The constant of "Putinism" is anti-liberal and anti-Western values ​​and the fight against the "decadent West".

Political opposition in Russia is non-existent, and the fact that so much power is concentrated in the hands of one man has led to the complete collapse of institutions, widespread political repression, and frequent assassinations of political opponents.

"Putinizmi" kulmoi me agresionin ndaj Ukrainës, i cili është shembulli më i dukshëm i pretendimeve imperialiste.

Radio Evropa e Lirë: Kush është lojtari kryesor në përhapjen e "putinizmit" në Ballkanin Perëndimor dhe si vepron ai?

Edina Beqireviç: Shpesh përmendet Milorad Dodik (president i entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska) si lojtari kryesor i Putinit në Ballkanin Perëndimor. Ai është pa dyshim më i spikaturi në rrjetin e ndërlidhur të individëve, partive dhe organizatave që punojnë për interesat ruse në rajon.

Por, të jemi realistë. Milorad Dodik nuk merr asnjë vendim pa u konsultuar me Aleksandar Vuçiqin (president i Serbisë). Ata së bashku përmbushin qëllimin strategjik të Rusisë, që është ndalimi i integrimeve euroatlantike në rajon.

Radio Evropa e Lirë: A mund të flasim për arsyet dhe pasojat e përforcimit të “putinizmit” dhe rolit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor?

Edina Beqireviç: Gjithçka që dimë për "putinizmin" në Rusi në masë të madhe e shohim edhe në Serbinë e Vuçiqit. Si Vuçiqi, ashtu edhe Putini kultivojnë një narrativë të rremë mesianike për lidhjen mes personaliteteve të tyre dhe shteteve që udhëheqin.

Në atë narrativë, ata e tejkalojnë rolin e liderëve modernë duke u paraqitur si mbrojtës të "fateve shpirtërore dhe historike" të kombeve të tyre.

Ata janë "roje morale kombëtare", mbrojnë popullin nga "forcat e liga perëndimore" dhe kështu e manipulojnë opinionin publik dhe justifikojnë sundimin autokratik.

Rasti i fundit i priftit grek kontrovers Elpidios, i cili i dërgoi një mesazh publikut serb duke u lutur për Vuçiqin dhe duke paralajmëruar se nëse ai rrëzohet, "njeriu që është zgjedhur nga Luciferi do të marrë pushtetin dhe serbët do të bëhen skllevër në vendin e tyre", ilustron sesi Vuçiqi përmes një narrative të rreme shpirtërore prezantohet si mbrojtës i domosdoshëm i identitetit kombëtar.

Në të njëjtën kohë, çdo opozitë paraqitet si tradhti ndaj interesave kombëtare serbe.

Si Serbia, ashtu edhe Rusia, funksionojnë si regjime autokratike, me një ndryshim që Serbia është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por, sipas një institucioni të njohur suedez, V-Dem, Serbia tani klasifikohet si një autokraci elektorale.

Aleksandar Vuçiq mund të konsiderohet një aktor kyç në përhapjen e "putinizmit" në Ballkanin Perëndimor për disa arsye. Serbia, nën qeverisjen e tij, është kthyer drejt një tradicionalizmi të përshpejtuar fetar/ortodoks, ndërsa mediat nën kontrollin e tij kanë përhapur me sukses një narrativë proruse dhe antiperëndimore.

Proceset demokratike jo vetëm që janë ndalur, por janë në regresion të rrezikshëm. Përmes aktorëve politikë dhe partive nën kontrollin e tij, regjimi i Vuçiqit përpiqet t’i ndalojë reformat liberale edhe përtej kufijve të tij.

Në planin ndërkombëtar, "putinizmi" shfaqet në promovimin e një forme autokratike të qeverisjes. Kjo është një nga arsyet kryesore pse Aleksandar Vuçiq kurrë nuk do t'ia kthejë shpinën Vladimir Putinit.

Putini investon në partneritete me liderë autokratë.

Radio Evropa e Lirë: Cili është roli i Kishës Ortodokse Serbe në këto procese?

Edina Beqireviq: Roli i Kishës Ortodokse Serbe në përhapjen e idesë së "botës serbe" mbështetet në konceptin e Putinit për "botën ruse". Këto janë dy projekte të përputhshme, në të cilat Kisha Ortodokse Ruse dhe Kisha Ortodokse Serbe nuk janë vetëm institucione fetare, por edhe mjete të regjimeve autokratike dhe qëllimeve të tyre ekspansioniste.

Të dyja kishat promovojnë aktivisht narrativin e mbrojtjes së besimtarëve ortodoksë dhe folësve të gjuhës serbe dhe ruse jashtë kufijve të shteteve amë. Termi "bota serbe" është përdorur intensivisht që nga viti 2020 dhe fillimisht nuk është marrë seriozisht në qarqet diplomatike perëndimore. Ai u konsiderua si një formë populizmi, që synonte të zbuste humbjen e projektit të "Serbisë së Madhe" në luftërat e viteve ’90.

Ironia e kësaj zbutjeje të supozuar retorike u bë e qartë menjëherë, por kulmoi në shkurt të vitit 2022, kur "bota ruse" shërbeu si kornizë ideologjike për agresionin kundër Ukrainës.

Është legjitime të pyesim nëse në një moment edhe "bota serbe" do të fillojë një operacionalizim të ngjashëm. Për shembull, patriarku Porfirije në shtator të vitit 2022 haptazi normalizoi pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Bosnjë e Hercegovinës, duke deklaruar se "kufijtë e shtetit të kombit tonë nuk janë përfundimtarë".

Kisha Ortodokse Serbe luan një rol të ngjashëm në rajon si Kisha Ortodokse Ruse ndaj Ukrainës. Kjo u konfirmua edhe një herë me "Deklaratën për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe për të ardhmen e përbashkët të popullit serb" në “Kuvendin gjithëserb”, që Perëndimi e konsideroi si një sulm ndaj sovranitetit të Bosnjë e Hercegovinës dhe mbështetje për planet secesioniste të Milorad Dodikut.

“Kuvendi gjithëserb” u prezantua si një organ politik-teokratik, akademik-shkencor mbishtetëror, dhe organizatorët e tij janë Republika e Serbisë, entiteti i Republikës Srpska dhe Kisha Ortodokse Serbe. Pra, “Kuvendi gjithëserb” i ngjan "Asamblesë së ekspertëve" në Iran, dhe organe të tilla janë karakteristike për regjimet autokratike dhe teokratike.

Radio Evropa e Lirë: Duke marrë parasysh se ju në librin tuaj trajtoni Bosnjë e Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi, mund të na shpjegoni shkurt se cilët janë "shembujt e putinizmit" në secilin prej këtyre vendeve dhe cilat janë efektet e tyre?

Edina Beqireviq: Politika malazeze, ashtu si në pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor, pasqyron një model propagandistik të ngjashëm me atë të epokës së hershme të Putinit në Rusi, të përshkruar nga Peter Pomerantzev në librin “Asgjë nuk është e vërtetë dhe gjithçka është e mundur: Zemra e pabesueshme e Rusisë së re”.

Ky model mbështetet te përhapja e dyshimeve dhe pasigurisë; gjuha politike dhe ideologjia janë të shkëputura nga realiteti dhe krijohet një klimë ku e vërteta nuk ka rëndësi.

Në Mal të Zi, nacionalizmi serb, në kombinim me agjendën gjeopolitike ruse, mbështet narrativë që mohojnë identitetin kombëtar malazez, në mënyrë të ngjashme me pretendimet ruse se kombi ukrainas është një mit.

Nuk duhet të harrojmë se nën pretekstin e mbrojtjes së "bashkëkombësve jashtë vendit", Rusia kreu agresion kundër Ukrainës dhe kjo propagandë aktivizohet para konflikteve të armatosura.

Në Mal të Zi, "putinizmi" pasqyrohet edhe në paradokset politike. Për shembull, persona të akuzuar për përpjekje për grusht shteti, që synonin të ndalonin anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe që ishin aktorë të deklaruar prorusë, si Andrija Mandiq, tani kanë pushtet politik në Malin e Zi, një vend anëtar të NATO-s.

Kjo është një formë e "putinizmit" që mbështetet në luftën hibride të Rusisë.

Në Bosnjë e Hercegovinë, ambiciet secesioniste të Dodikut përshtaten në mënyrë të përsosur me këtë kornizë, sepse çdo fragmentim potencial i Bosnjës dhe Hercegovinës do të ishte një mundësi për Serbinë t’i realizojë planet për "botën serbe".

Kjo përputhje e Serbisë në sjelljen agresive ndaj fqinjëve, pasqyron një formë të “putinizmit” rajonal. Është një kopje e sjelljes së Rusisë në hapësirën post-sovjetike.

Radio Evropa e Lirë: Në ç’mënyrë ka ndikuar deri tani roli i Rusisë në rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së?

Edina Beqireviq: Fatkeqësisht, Rusia, në bashkëpunim me Serbinë, ka penguar në mënyrë shumë efektive rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Nga shfrytëzimi i tensioneve etnike, financimi i aktorëve politikë, individëve në qarqet akademike, organizatave dhe mediave që portretizojnë Bashkimin Evropian si një kërcënim ndaj vlerave tradicionale, deri te kërcënimet e drejtpërdrejta se vazhdimi i integrimeve evropiane përbën një kërcënim për interesat gjeopolitike të Rusisë.

Në të gjitha shtetet individuale ka pasur një regresion kaq serioz në proceset demokratike, sa që është vënë në pikëpyetje realizueshmëria e kësaj rruge.

Serbia, me një regjim autokratik, nuk ka aspak frymëzim për t'u bërë pjesë e BE-së. Ajo pretendon se është e përkushtuar ndaj BE-së vetëm për të pasur qasje në fondet e BE-së.

Radio Evropa e Lirë: Nga ana tjetër – si e shihni qëndrimin dhe veprimin e BE-së kur bëhet fjalë për ndikimin rus?

Edina Beqireviq: Bashkimi Evropian, në përgjigjen ndaj ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor, ende përdor strategjinë e "stabilokracisë" që mbështetej nga Angela Merkel, pra fokusohet në ruajtjen e status quo-së, në vend që t’i adresojë problemet e thella dhe të rrënjosura.

Megjithatë, një politikë e tillë ka hapur rrugën për forcimin e tendencave autoritare dhe etno-nacionaliste. Një shembull i kësaj është politika e BE-së dhe Perëndimit ndaj Serbisë, që kujton përpjekjet e mëparshme për të bashkëpunuar me Rusinë. Presidenti Vuçiq paraqitet si një reformator i afërt me Perëndimin, ndërkohë që thellon lidhjet me Rusinë.

Kjo strategji, që supozohej ta distanconte Serbinë nga Moska, ka pasur efektin e kundërt: ka forcuar një regjim etno-nacionalist që destabilizon rajonin.

Politika e lëshimeve perëndimore ka inkurajuar më tej Vuçiqin. Roli i Serbisë si një furnizues potencialisht kryesor i litiumit e ka forcuar strategjinë e stabilokracisë.

Kjo sjellje kujton gabimet e mëparshme të Perëndimit me Putinin. Atëherë, gazi rus ishte motivi për partneritet; tani, për shkak të litiumit në Serbi, mbyllen sytë ndaj rreziqeve të "botës serbe" për stabilitetin rajonal.

Qasja e stabilokracisë nga BE-ja, gjithashtu, ka kontribuar në zhgënjimin ndaj integrimeve evropiane në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Përparësia e marrëdhënieve ekonomike dhe ruajtja e lidhjeve me regjime si ai i Vuçiqit, kanë penguar adresimin e problemeve thelbësore, si secesionizmi i Dodikut në Bosnjë e Hercegovinë, incidenti në Banjskë të Kosovës dhe ndikimi gjithnjë në rritje i Rusisë.

Këto probleme janë akumuluar dhe kanë krijuar një krizë që do të jetë e vështirë për t’u zgjidhur.

Thellësia ideologjike e “putinizmit” — një kombinim i nostalgjisë imperialiste dhe sovjetike — shpesh është nënvlerësuar nga Perëndimi. Në mënyrë të ngjashme, Perëndimi duket se e kupton, por injoron përkushtimin ideologjik të regjimit të Vuçiqit.

Mentori i Aleksandar Vuçiqit ishte Vojislav Sheshel, dhe ideologjia e tij ka mbetur e njëjtë. Ashtu si dikur Perëndimi nënvlerësoi Rusinë si një kërcënim dytësor, duke u fokusuar vetëm te Kina, tani nënvlerëson potencialin destabilizues të Serbisë nën Vuçiqin, të forcuar nga ndikimi rus.

Derisa Bashkimi Evropian të heqë dorë nga parimi i stabilokracisë dhe të vendosë kushte të qarta politike që, para së gjithash, do ta detyrojnë Serbinë t’i adresojë themelet e rrezikshme dhe të deformuara të regjimit të Vuçiqit, nuk do të shohim asnjë përmirësim. Pa një ndryshim të tillë, BE-ja rrezikon të përsërisë të njëjtat gabime që bëri me Putinin.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se ndryshimi i administratës amerikane do të ndikojë në përhapjen e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor? Dhe, si e shihni veprimin e deritashëm të SHBA-së për të parandaluar dhe minimizuar ndikimet negative të Rusisë?

Edina Beqireviq: Ndryshimi i administratës amerikane ndoshta nuk do të ndikojë ndjeshëm në ndryshimin e politikës amerikane ndaj rajonit dhe, për fat të keq, as në frenimin e përhapjes së ndikimit rus.

Një mik më tha së fundmi me humor: "Ndoshta Trumpi do t’i zhgënjejë ata ashtu siç na zhgënjeu Bideni". Edhe pse e thënë me shaka, kjo deklaratë përshkruan mirë thelbin e bisedave që kam pasur kohët e fundit me burime të ndryshme.

Ashtu si administrata e Bidenit nuk i përmbushi shpresat e aktorëve prodemokratikë në rajon, administrata e Trumpit mund të zhgënjejë aktorët e ekstremit të djathtë që presin mbështetje më të fuqishme.

Në mesin e tyre, veçanërisht, mund të jetë i zhgënjyer regjimi i Aleksandar Vuçiqit. Para disa muajsh, dëgjova Vesna Pusiqin në Forumin e Cetinës, duke shpjeguar se kur SHBA-ja nuk ka interes strategjik në një rajon, politika kryesisht formohet përmes qasjeve individuale të ambasadorëve.

Kjo shihet qartë në kontrastin e dukshëm midis strategjive të ambasadorit amerikan në Bosnjë dhe Hercegovinë, Michael Murphy, dhe ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill. Ambasadori Murphy është i vetëdijshëm për rreziqet e ambicieve secesioniste të Dodikut dhe ato imperialiste të Vuçiqit. Ambasadori Hill, duket qartë që jo.

Nga njëra anë, nëse rajoni mbetet një fokus dytësor i administratës amerikane, me angazhim të kufizuar direkt, kjo është e mirë, sepse regjimi i Vuçiqit nuk do të marrë duar të lira për të zbatuar "botën serbe".

Kjo mund të hapë mundësinë që Bashkimi Evropian të "zgjohet" përballë rreziqeve që vijnë nga regjimi i Vuçiqit, të heqë dorë nga parimi i stabilokracisë dhe të vendosë kushte serioze për demokratizimin e rajonit mbi bazën e marrëdhënieve të shëndosha fqinjësore.

Sigurisht, ekziston edhe një skenar i errët, ku kjo nuk do të ndodhë, dhe ne do të rrëshqasim në një krizë edhe më të thellë, ndërsa Serbia nën ombrellën e "botës ruse" mund të fillojë një zbatim më serioz, ndoshta edhe ushtarak, të "botës serbe".

Regjimi i Vuçiqit është në një krizë të thellë dhe devijimi i vëmendjes nga kulmi i incidenteve në rajon, qoftë në Kosovë apo në Bosnjë dhe Hercegovinë, do ta lejonte atë të konsolidonte pushtetin brenda Serbisë.

Radio Evropa e Lirë: Për kë e keni shkruar librin për Putinin dhe ndikimin e tij? A mendoni se të rinjve dhe studentëve u mungon perspektiva dhe hulumtimi mbi çështjet gjeopolitike dhe lidhjet me Ballkanin Perëndimor?

Edina Beqireviq: Të rinjve, veçanërisht studentëve, shpesh u mungon një këndvështrim i nuancuar për çështjet gjeopolitike dhe dinamikën komplekse që rrethon Ballkanin Perëndimor dhe konfliktet globale.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm për dështimet dhe standardet e dyfishta të Perëndimit – asgjë nuk e ilustron këtë më mirë se qëndrimi i Perëndimit lidhur me gjenocidin që po kryen Izraeli në Gazë.

Also, as educators, we often hear arguments that the West and Russia are essentially the same and that the war in Ukraine is just a conflict between great powers.

Sometimes I hear discussions where young people completely avoid the fact that Russia has committed aggression against Ukraine. Literature on Western hypocrisy abounds for students, and they mostly focus on podcasts that equate the West with Russia.

On the other hand, literature dealing with the essence of Vladimir Putin's regime and its imperialist ambitions is not available to students. What is available is too complex for them.

As educators, we have an obligation to help young people navigate a rapidly changing world. It is important that they learn to think critically about oversimplified narratives that equate democracy with autocracy and authoritarian regimes.

With Trump's victory in America, this will become even more difficult to explain.

Yes, this book is written primarily for students, who have less and less inclination to read dense theoretical analysis. The style is deliberately accessible, but introduces key concepts and historical context that support the book's main arguments.

The goal was to direct young people to a critical thinking on geopolitical issues, to acquaint them with expansionist ideologies and to make it clear to them why Euro-Atlantic integrations cannot be equated with the goals of "Putinism" in the Western Balkans, even when keep in mind the double standards I've been talking about.

Lini një Përgjigje