
Videot e publikuara nga pamjet e para të bombardimeve të Iranit nga Shtetet e Bashkuara janë shpërndarë kudo në rrjet, ndërsa shtohet frika për përshkallëzim të situatës në Lindjen e Mesme.
SHBA u përfshi drejtpërdrejt në luftë, ndërsa sulmoi sot tre objekteve bërthamore në Iran: Fordo, Natanz dhe Esfahan.
Kompleksi tepër sekret dhe i ruajtur me kujdes, i vendosur pranë qytetit të shenjtë të Qomit, ka qenë një objektiv për Izraelin, pasi besohej të ishte "çelësi" për pasurimin e uraniumit në një nivel që do t'i mundësonte Teheranit të zhvillonte armë bërthamore.
Megjithatë, deri më tani, organet ndërkombëtare, si dhe Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Tulsi Gabbard, kanë deklaruar se nuk ka prova që Irani po ndërton armë bërthamore.
Lini një Përgjigje