Lexues të “Pamfleti” ju ftojmë të ndiqni edicionin informativ të mesditës, ku mes të tjerash veçojmë:
Vizita në Vlorë/Qeveria Rama i jep "Osmanit" 88.5 hektarë falas për Zonë Ekonomike
Qeveria shqiptare ka transferuar 88.5 hektarë tokë shtetërore në Vlorë në dispozicion të kompanisë RAMS
Albania, e cila do të ndërtojë aty një zonë të lirë ekonomike. Përmes një vendimi të posaçëm, Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e fundit, transferimin e sipërfaqes shtetërore të tokës në Fondin e Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike.
Në shkurt të këtij viti Komiteti i Investimeve Strategjike i dha këtij projektin statusin e Investimit Strategjik. Sipas vendimit, vlera e investimit të projektit “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone” parashikohet të jetë 100 milionë dollarë dhe në të pritet të punësohen rreth 10 mijë vetë.
Rams Albania zotërohet nga Mehmet Faruk Burbul, i cili është njëkohësisht edhe pronari i korporatës Rams Global. RAMS Global është një kompani ndërkombëtare shumësektoriale me seli në Almaty, Kazakistan, me origjinë nga pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi. Grupi, drejtori ekzekutiv global i të cilit është Faruk Bülbül, operon në shtatë vende - duke përfshirë Kazakistanin, Turqinë, Tajlandën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe - dhe është gjithashtu sponsori kryesor i stadiumit të futbollit Galatasaray S.K. në Stamboll (Rams Park).
Imazhi i kësaj kompanie është aktori turk Burak Özçivit, i cili nga publiku shqiptar njihet si Osmani për shkak të rolit në serialin e famshëm turk. Në qershor të vitit ta kaluar aktori i famshëm turke erdhi pikërisht në Vlorë ku u prit edhe nga kryebashkiaku i atëhershëm, Ermal Dredha.
Në media u tha se aktori i famshëm kishte zgjedhur Vlorën për të kaluar pushimet, por me sa duket vizita ka patur edhe motive biznesi, teksa RAMS ka qenë në negociata me qeverinë për projektin.
"Votoje për mua, t'u bëfsha..."/ Çudira nga Vlora, ja si kalojnë vendimet në Këshillin Bashkiak
Vlora vazhdon të prodhojë episode që tërheqin vëmendjen, këtë herë jo nga plazhet, por nga salla e Këshillit Bashkiak.
Një video e publikuar në rrjetet sociale ka sjellë në vëmendje një moment të pazakontë gjatë mbledhjes ku po diskutohej dhe votohej për ndryshimet në buxhetin e Bashkisë Vlorë.
Në pamje dëgjohet një zë, që sipas personit që ka publikuar videon i përket sekretares së Këshillit Bashkiak, Leonela Dautaj, duke iu drejtuar këshilltares Liljana Breshani me fjalët: "Të lutem, kaloje (voto pro), bëje për mua t'u bëfsha."
Megjithatë, lutja duket se nuk dha rezultatin e dëshiruar. Sipas burimeve, ndryshimet në buxhet kishin nevojë për 26 vota për t'u miratuar, por morën vetëm 25, duke bërë që projektvendimi të rrëzohej.
Elira Kokona shtyn ankandin e stadiumit/ Pazaret për kullat tek 'Niko Dovana' në Durrës nuk janë mbyllur
Një njoftim i Korporatës Shqiptare të Investimeve dëshmon se kryeministri Edi Rama po i vazhdon aferat me pasuritë publike, megjithëse qytetarët, prej 1 muaji, janë ngritur dhe po protestojnë masivisht kundër vjedhjes së pasurive.
Në Fletoren Zyrtare të datës 29 qershor 2026, Drejtoresha e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona, ka njoftuar shtyrjen, më 30 korrik 2026, të ankandit për fituesin e projektit dhe investimit të stadiumit "Niko Dovana" në Durrës dhe për ata që do të marrin sipërfaqet rreth tij për kulla.
Drejtoresha e famkeqe Elira Kokona, ish-zëvendëse e Engjëll Agaçit, ka bërë me dije se ankandi për ringjalljen e stadiumit "Niko Dovana" në Durrës dhe zhvillimin e hapësirave rreth tij, i planifikuar më 12 maj 2026, do të zhvillohet më datë 30 korrik.
Në sqarimin e saj, ajo thotë se shtyrja është bërë për shkaqe "teknike dhe organizative", por e vërteta është se kryeministri Edi Rama, që sajon dhe firmos këto afera, nuk ka rënë dakord për pazaret e ndarjes së pjesëve në kulla me pronarët e kompanive që kanë marrë pjesë në ankand.
Sipas informacionit që disponon "Pamfleti", në ankandin për projektin e stadiumit me kulla në Durrës morën pjesë 7 kompani ndërtimi, të cilave u është kërkuar nga shefat e pushtetit të japin më shumë sipërfaqe në kulla, se pjesët që kanë dhënë deri më tani në kulla të tjera.
Paranoja e Edi Ramës me gjermanët/ Fabula e udhëtimit misterioz të kreut të shërbimit sekret
Paranoja e Edi Ramës ndaj gjermanëve duket se ka arritur kulmin dy ditë më parë, kur në mediat pranë tij u hodh fabula e një udhëtimi misterioz të kreut të shërbimit sekret gjerman, i cili, sipas këtij versioni, kishte qëndruar për gjashtë orë në Tiranë pa kontaktuar asnjë homolog shqiptar.
Në mediat ku u publikua ky rrëfim nuk u përmend as emri i Gjermanisë dhe as i shërbimit të saj inteligjent. U tha vetëm se kreu i një shërbimi partner kishte ardhur në Tiranë për gjashtë orë, pa zhvilluar asnjë takim zyrtar me homologët shqiptarë, duke lënë të kuptohej se kishte punuar me burimet e tij në protestën kundër qeverisë.
Një akuzë e hedhur në tym.
Një ‘bombë me gaz lotsjellës’ për të mjegulluar opinionin publik, pa paraqitur asnjë provë konkrete.
Një shtet serioz, nëse disponon informacione të tilla, përgatit një notë zyrtare diplomatike dhe kërkon sqarime nga qeveria e vendit përkatës.
Por duket se ky nuk është qëllimi i Edi Ramës.
Për më shumë, klikoni në linkun e lajmeve të orës 12.00
Lini një Përgjigje