TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota2025-03-22 20:21:00

Negociatat për paqe, i dërguari i SHBA: Trump,

Shkruar nga Pamfleti

Negociatat për paqe, i dërguari i SHBA: Trump,

I dërguari special i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff deklaroi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, nuk do të ketë mundësi më të mirë për të arritur një marrëveshje paqeje me Moskën, sesa ajo që i ofrohet tani nga administrata Trump.

Ai tha se tani është momenti më i mirë për presidentin ukrainas, që të arrijë një marrëveshje me Putin për t’i dhënë fund luftës.

“Besoj se Zelensky po bën më të mirën e tij, mendoj se ai ndodhet në një situatë shumë, shumë të vështirë, por po përballet me një komb bërthamor, si dhe me një vend që ka katër herë popullsinë e tij. Tani është momenti më i mirë për të që të arrijë një marrëveshje. Presidenti Trump mund t’i sigurojë marrëveshjen më të mirë që ai mund të ketë ndonjëherë”, tha Witkoff.

Lini një Përgjigje