TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota2024-12-20 21:26:00

Rëndohet bilanci i sulmit terrorist në Gjermani, shkon në 11 numri i të vdekurve; Scholz ngushëllon familjet e viktimave

Shkruar nga Pamfleti

Rëndohet bilanci i sulmit terrorist në Gjermani, shkon në 11

Është rënduar bilanci i viktimave nga sulmi terrorist në Gjermani. Mësohet se shifra ka shkuar në 11 të vdekur dhe rreth 80 të plagosur. Bilanci mund të përkeqësohet në orët në vazhdim për shkak të numrit të madh të të plagosurve.  

Lidhur me sulmin terrorist ka reaguar edhe kancelari Olaf Scholz, i cili ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

Raportet nga Magdeburgu sugjerojnë diçka të keqe. Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë në krahun tuaj dhe pranë njerëzve të Magdeburgut. Falënderimet e mia shkojnë për punonjësit e përkushtuar të shpëtimit në këto orë ankthi”, shkroi ai në platformën “X”.

Kujtojmë se rreth orës 19:04 jë refugjat sirian i arrestuar tashmë nga policia është futur me makinë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg dhe ka marrë përpara turmat e njerëzve që ndodheshin aty.

Ende nuk dihen motivet e tij, por sipas të gjitha shanseve, sulmi duket se ka lidhje me pezullimin që Gjermania i bëri aplikimeve për azil të sirianëve, pas rënies së regjimit të Asdit.

Lini një Përgjigje